Ari Han i ka dhėnė ekipit Kombėtar shqiptar tė futbollit njė karakter holandez. Media holandeze e ka ndjekur pėr tri ditė mė radhė trajnerin holandez nė suksesin e parė tė tij kundėr Suedisė.
E PREMTE
Ndėrsa orėt nė mėngjes rrjedhin shumė ngadalė, Ari Han qėndron i ulur nė tarracėn e hotelit Tirana International, rezidenca e tij nė Shqipėri, duke pirė kafe me asistentin e tij Teo de Jong. Nė bllokun e tij tė shėnimeve janė shigjeta, emra e skema futbolli. Suedia ėshtė tė nesėrmen (6 shtator) kundėrshtari i tij i parė nė kualifikueset e Kupės sė Botės dhe tema e bisedės ėshtė nė mėnyrė tė veēantė Zlatan Ibrahimoviē, sulmuesi i kryesor i kundėrshtarėve, i cili me pagesėn e tij vjetore prej 11 milionė eurosh ėshtė futbollisti mė i mirė i paguar nė botė. Ibrahimoviē nuk ėshtė plotėsisht gati, prej disa muajsh, por stafi teknik i Shqipėrisė e vlerėson njėlloj rrezikun. Nė njė faqe tė re tė bllokut tė shėnimeve Han skicon mozaikun e skemave qė mund tė luajė Suedia: Ne nuk kemi frikė nga Zlatan, - thotė Hani. Por, unė besoj se ai do tė luajė. De Jong shton: Ne nuk kemi frikė nga Zlatan. Nėse unė do tė isha trajneri i Suedisė, unė as nuk do ta thėrrisja. Nė Shqipėri tė gjithė flasin pėr Zlatanin, por Han pėrpiqet ta ndryshojė kėtė. Nė njė konferencė shtypi ku janė nėntė kamera dhe pesė gazetarė sportivė (!), pyetja se si mund tė ndalohet Ibrahimoviēi ėshtė gjithmonė e pranishme.
Ata (shqiptarėt) janė veēanėrisht tė interesuar pėr fuqinė e kundėrshtarit nė vend tė flasin pėr cilėsitė e tyre. Unė jam duke i stėrvitur ata pėr tė mos humbur. Unė po pėrpiqem tė gjej njė mėnyrė pėr tė mos humbur, - thotė Han pėr gazetėn holandeze. Por, kjo nuk do tė jetė e lehtė.
Qysh prej muajit janar, ai ėshtė trajneri i ri Shqipėrisė, numri 102 nė renditjen botėrore tė FIFA-s. Ai ishte gjithashtu nė bisedime me Hungarinė, por ai zgjodhi tė qėndrojė nė Tiranė. Vendi, prej njė kohė tė gjatė mė i varfėri nė Europė, nuk ėshtė edhe njė vend kaq i keq se bota mendon pėr tė.
Nė vitin 1992 erdhi edhe fundi i regjimit totalitar dhe qėllimi ishte rritja ekonomike. Han tregon: Unė erdha nė vitin 1971 kur Ajaksi u ndesh me Tiranėn. Imazhi qė unė krijova gjatė atij udhėtimi ėshtė shumė larg realitetit tė sotėm. Shqipėria ėshtė njė vend nė zhvillim e sipėr. Hidhni njė sy pėrreth jush, ju do tė shikoni se ekonomia punon. Vendi ėshtė pozicionuar nė mėnyrė ideale nė detin Adriatik, me njė influencė tė dukshėm nga Europa Jugore dhe Ballkani. Herėn e fundit unė isha nė njė restorant nė qendėr tė Tiranės, ku kishte edhe vende tė rezervuara pėr disa francezė.
E SHTUNĖ
Pavarėsisht nga efektet e rritjes ekonomike, sporti nė Shqipėri vuan nga ndonjėherė nga komplikimet ekonomike. FIFA e pezulloi vendin sė fundi pėr shkak se qeveria dėshironte tė kishte influencė mė tė madhe mbi Federatėn e Futbollit. Kryeministri ishte nė njė parti politike tė ndryshme nga ajo e bosit tė Federatės sė Futbollit. Krerėt e rinj tė qeverisė bėnė shumė pėrpjekje pėr ta hequr atė, por FIFA ndėrhyri nė mėnyrė tė fortė. Pezullimi u vendos, por pas reflektimit tė qeverisė ai u hoq, por i hoqi pėrkohėsisht mundės trajnerit Han tė praktikonte stėrvitje me ekipin e tij. Nuk i kishte ndodhur kurrė. Ai kishte qenė mė parė nė thuajse nė gjithė botėn nė Belgjikė, Gjermani, Greqi, Austri, Kinė. Por nė Iran e Kamerun po.
Nė Kamerun, i ndodhi diēka shumė e habitshme. Edhe atėherė ai bashkėpunonte si tani me De Jong, por shpenzimet iu rimbursuan. Njė xhip i blinduar mbėrriti nė hotel dhe prej dolėn dy njerėz me tri valixhe. Hynė direkt e nė hotel, duke lėnė valixhet me para nė dhomė. E gjithė tavolina u mbush me franga kamerunase.
Gjysmė metri tė lartė, - thotė De Jong. Por, nuk ishin mė shumė se 2500 euro. Mė pas erdhi edhe njė tjetėr makinė e blinduar dhe na detyruan tė depozitonim paratė nė bankė. Jo, Kameruni nuk ishte vendi ideal pėr tė punuar.
Nė autobusin e futbollistėve qė shkon dret stadiumit mbizotėron njė atmosferė relaksuese. Lojtarėt shpėrthejnė nė tė qeshura dhe duket se kanė shumė afrimitet me njėri-tjetrin. Fizioterapisti belg Stijn Vandenbroucke punon ēdo ditė me lojtarėt. Kėta djem kanė njė krenari tė madhe. Thuajse tė gjithė kanė tatuazhe me njė shqiponjė, simboli i vendit tė tyre. Madje edhe diferencat etnike brenda pėrfaqėsueses nuk ekzistojnė e nuk ka probleme.
Pesė nga lojtarėt janė kosovarė, por ata janė pėrshtatur nė mėnyrė perfekte me grupin qė vjen nga Shqipėria. Pėrgjatė tifozėsh qė valėvitin flamuj. Disa prej tyre i ngjiten autobusit, nga gėzimi sigurisht. Tirana ėshtė gati pėr Suedinė.
Por dhe Ibrahimoviē duket se ėshtė gati pėr Shqipėrinė. Sulmuesi thjesht luan, por gjatė nėntėdhjetė minuta ai nuk mund tė bėjė diferencėn kundėr ekipit tė Hanit e De Jongit. Shqipėria nė ndeshjen e parė tė madhe kundėr njė kundėrshtari tė fuqishėm, arrin tė marrė lehtėsisht njė barazim 0-0. Lars Lagerbak, trajneri i Suedisė, tha pas ndeshjes se ai duhej ta ndjente tė kėnaqur veten pas ndeshjes. Nė errėsirėn e stadiumit Qemal Stafa, Han i lejon vetes edhe njė buzėqeshje. Nuk humbi. Por, as nuk fitova.
E DIEL
Han ėshtė ulur sėrish nė tė njėjtėn tavolinė nė tarracėn e hotelit. Pas tri ditėsh (tė mėrkurėn) do tė luajė nė shtėpi kundėr Maltės. Njė fitore e Shqipėrisė do tė thotė se do tė jetė nė ekipet e kreut tė Grupit 1, sė bashku me Portugalinė, Hungarinė e Danimarkėn. Ne na konsiderojnė si ekipin e pestė nė grup, ndėrkohė qė objektivi ynė ėshtė vendi i katėrt, - thotė Han. Por, nėse ne do tė kemi pak fat, mund tė shkojė edhe mė mirė. Hungaria nuk ėshtė njė top-ekip, Suedia dhe Danimarka bazohen veēanėrisht te lojtarėt e vjetėr. De Jong shton: Po tė kemi mė shumė fat, ne mund tė pėrfundojmė edhe tė dytėt nė grup.
ANTI-MALTA
Nė fakt do tė ishte njė performancė qė askush nuk do ta mendonte. Pėr Han, ky do tė ishte njė shans, pėr tė bindur Europėn pėr cilėsitė e tij. Pėr disa njerėz unė kam njė emėr tė keq. Unė nuk e kuptoj arsyen pėrse duhet tė ndodhė kjo. Unė jam i bindur se kjo ėshtė njė gjė e gabuar. Unė kam punuar shumė jashtė. Qysh atėherė unė kam arritur gjithmonė edhe mė shumė nė karrierėn time. Sė fundi, unė lexova njė histori tė bukur rreth Hoze Murinjos. Ai kishte reputacionin e tė qenit njeri i vėshtirė. Por lajmet vinin nga Portugulia, ndėrkohė qė ai rritej. Ai ėshtė njė njeri i shenjtė, ai e kupton realitetin mė mirė se kushdo tjetėr dhe ky e bėn atė te kėtė performancė. Imazhi qė kanė njerėzit pėr tė ėshtė komplet ndryshe nga perceptimi qė ka bota pėr tė.
Tashmė e gjithė energjia e Hanit ėshtė fokusuar te Malta, njė kundėrshtar i lehtė nė letėr, por qė pėr dyshen Han-De Jong ėshtė mė e vėshtirė se ndeshja kundėr Suedisė. Ne tani duhet tė luajmė pėr tė fituar dhe jo pėr tė humbur. Unė jam kureshtar tė shoh se sa larg mund tė shkojė ekipi, - thotė Han. De Jong bėn zėrin e dytė: Mishel Mifsud, mund tė na shkaktojė mė shumė probleme se Zlatan. Malta mbyllet tė mėrkurėn, e Han duhet tė kthejė faqen pėr tė pėrgatitur ndeshjen e radhės.
Marrė nga depers.nl
|