Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Tifozėt suedezė: “Kėnaqemi dhe me barazim”

Mirėserdhėt nė tempull. Nė Tiranė. Nė “Qemal Stafa”. Atje ku bashkohet tifozeria kuqezi. Atje ku mėshirohet njė fjalė magjike. “O sa mirė mė qenė shqiptar”. Shqipėria-Kosova-Ilirida. Tirana-Prishtina-Tetova. “Njė komb njė kombėtare!” Bulevardi “Dėshmorėt e kombit” ėshtė skuqur nga flamujt. Pėr herė tė parė do tė jetė nė “Qemal Stafa” edhe flamuri zyrtar i Kosovės. Atmosfera ėshtė ndezur. Nė kėrkim tė fitores kundėr Suedisė. Ashtu si katėr vjet mė parė mundėm Greqinė, kampionen e atėhershme tė Europės. Kur kanė mbetur edhe pak orė deri nė startin e ndeshjes Shqipėri-Suedi, e para kjo pėr eliminatoret e Botėrorit 2010, rrugėt e Tiranės janė mbushur me flamuj kuqezi e ato tė Kosovės. Nė Tiranė kanė mbėrritur edhe 320 tifozė suedezė, tė cilėt janė pėrshėndetur me ata shqiptarė. Albania-sport kontaktoi me katėr tifozė suedezė duke marrė edhe opinionin e tyre. “Jam tifoz i flaktė i Kombėtares suedeze dhe kam ardhur pėr ta ndjekur ndeshjen nė Tiranė. Parashikimi im? Unė mendoj se Suedia ėshtė shumė e fortė pėr Shqipėrinė. Gjithsesi, unė besoj se Shqipėria nė shtėpi ėshtė e fuqishme. Uėn mendoj se e Ibrahimoviē do tė bėjė bėjė diferencėn. Ėshtė njė golashėnues i mirė”, - thotė Xhoni, njė suedez nga Goteborgu. Suedia ka marrė pjesė nė 11 finale tė Kampionateve Botėrore. “Ekipi ynė ka njė pėrvojė tė madhe ndėrkombėtare. Ne nuk dimė shumė nė lidhje me futbollin shqiptar. Por unė mund tė parashikoj edhe nė barazim mė Shqipėri, por sigurisht qė mė kėnaq vetėm fitorja. Kemi ardhur nga shumė larg”, - shton Olaf, njė biznesmen nga Goteborgu. Trajneri suedez Lars Lagerbak tha se Shqipėria ėshtė e fortė nė shtėpi, por ne nuk kemi frikė. “Temperatura nė Shqipėri ėshtė e lartė dhe kjo mund tė ndikojė pėr keq te ekipi ynė. Por, unė shpresoj se do tė fitojmė”, - thekson Soren.