INTERVISTA- Nė luftė kundėr tė mėdhenjve. Nga Rivaldo nė Athinė te Ibrahimoviē nė Tiranė, e mė pas kundėr Robinjos nė Manēester. Nėse nė turin e dytė eliminator tė Kupės UEFA kundėr grekėve tė AEK-ut, Klodian Duro la nė hije njė kampion tė madh si braziliani Rivaldo, nė raundin e parė kundėr Sitit, do tė jetė pėrballė njė tjetėr ylli brazilian, Robinjos. Por mė parė 30-vjeēari i 19-herė kampionėve tė Qipros, do tė luajė tė shtunėn pėr Shqipėrinė kundėr Zlatan Ibrahimoviēit. Njėrit prej lojtarėve mė tė mirė nė botė.
Me tre gola tė shėnuar me fanellėn e Omonias e njė kualifikim historik nė Kupėn UEFA me skuadrėn qipriote, Klodian Duro, njė nga 18 blerjet e Omonias gjatė merkatos sė kėsaj vere (katėr vetėm nga kampionati gjerman) ėshtė shndėrruar nė njė hero nė Nikosia, kryeqytetin qipriot ku jetojnė edhe dy ekipe tė tjera tė mėdha tė ishullit tė Afėrditės: Apoel (i Altin Haxhit) e Olimpiakosi.
Me 46 ndeshje tė zhvilluara - i treti mė shumė ndeshje nė grupin e lojtarėve tė thirrur, pas Lalės me 63 e Skelės me 49 - mesfushori 30-vjeēar me karrierė ndėrkombėtare nė Turqi, Gjermani e sė fundi nė Qipro, ėshtė njė nga shtyllat e pėrfaqėsueses pėr tė cilėn luan qė nga viti 2001, kur mbante veshur fanellėn e turqve tė Samsunsporit.
Duro ishte njė ndėr shtatė golashėnuesit e shqiptarė tė eliminatoret e Euro 2008-s. Goli i tij i fundit nė Kombėtare ishte ai kundėr Bullgarisė nė barazimin 1-1 nė Tiranė (eliminatoret e Euro 2008), njė silurė e devijuar Kishishev nė minutėn e 32-tė, gol qė u barazua nga Berbatov nė minutėn e 82-tė, ku nė fund tė ndeshjes Ervin Skela humbi edhe njė penallti nė minutat e fundit. Bullgaria e Berbatovit tani ėshtė njė e kaluar, teksa Suedia e Ibrahimoviēit ėshtė nė radhė...
Duro, ditėt drejt pėrballjes kundėr Suedisė, po numėrohen mbrapsht. Ju keni qenė pjesė e formacionit nė takimin e fundit kundėr tyre tė mbyllur me fitoren 2-1. Tashmė, nuk flasim mė pėr njė miqėsore, ku edhe mund tė eksperimentosh, por pėr njė ndeshje zyrtare dhe pėr mė tepėr tė parėn. Sa pėr statistikė, dua tiu kujtoj se nė tre fushatat e fundit eliminatore kemi marrė rezultat pozitiv: 1-1 kundėr Zvicrės (Euro 2004, trajner Dosena), 2-1 kundėr Greqisė (Botėrori 2006, trajner Brigel) dhe 2-2 kundėr Bjellorusisė (Euro 2008, trajner Bariē). A do tė kemi edhe kėsaj radhe njė premierė pozitive edhe me Hanin?
- Besoj se edhe kėsaj radhe, ashtu siē i kemi hapur eliminatoret nė gjashtė vitet e fundit, do tė bėjmė njė gjithēka pėr tė marrė rezultat tė mirė. Ndeshjen e kemi vlerėsuar shumė seriozisht. Tė gjithė jemi tė bindur se do tė japim maksimumin nė fushė. Luajmė nė njė stadium ku tifozėt tanė asnjėherė nuk na kanė zhgėnjyer nė ndeshjet e mėdha. Mendoj se do tė jemi nė gjendje tė bėjmė njė futboll cilėsor e tia bėjmė sa mė tė vėshtirė punėn Suedisė, e pse jo tė arrijmė edhe njė fitore. Fitorja do tė ishte pėr njė dritė jeshile pėr ecurinė nė grup, pasi nė ndeshjen e dytė kundėr Maltės, ku kėrkojmė vetėm fitoren. E kemi bėrė kėtė kundėr Greqisė para katėr vjetėsh dhe e kemi parė tė gjithė se ēfarė feste ėshtė bėrė jo vetėm nė Tiranė.
Flitet pėr njė presion psikologjik pėr shkak tė emrit tė madh qė ka Suedia. Sa e ndjeni ju personalisht kėtė?
- Pėr tė qenė i sinqertė, kemi respekt pėr Suedinė, por jo se ndihemi nė njė presion tė jashtėzakonshėm qė do tė ndikonte pėr keq. Duke vlerėsuar edhe faktin se shumica e lojtarėve tanė luajnė prej vitesh nė kampionate cilėsore nė Europė e kundėr ekipeve me lojtarė tė mėdhenj, mendoj se jemi tė aftė pėr tė pėrballuar kėto emocione negative. Nga ana tjetėr ėshtė normale, qė tė luash kundėr njė skuadre me emėr si Suedia, pjesėmarrėse nė Kampionatin e fundit Europian kėrkon njė impenjim tė jashtėzakonshėm pėr tė dhėnė siē thuhet zakonisht mė shumė se 100 pėr qind.
Nė vėshtrimin tėnd kjo Kombėtare nė raport me ato tė mėparshmet, ėshtė mė e fortė apo mė e dobėt?
- Mendoj se Kombėtare ka njė grup tė mirė lojtarėsh, me futbollistė qė kanė dhėnė e po japin pėr kėtė fanellė. Gjithsesi, ėshtė e vėshtirė pėr tė dalluar se kush ėshtė ekipi mė i mirė. Kemi pasur shumė periudha tė mira nė kohėn e (Hans Peter) Brigelit, ashtu si dhe me (Oto) Bariēin, ku herė pas here kemi arritur tė bėjmė njė grup tė fortė. Baza e lojtarėve ekziston dhe jemi njė grup i fortė. Elementėt e rinj janė duke u bashkangjitur mirė me ne mė tė vjetrit. Megjithatė, duhet shumė punė qė brenda njė edicioni tė krijojmė bazėn.
Nė tre ndeshje ndaj Suedisė asnjėherė nuk ka munguar goli. Kemi humbur 2-1, 3-1 e kemi fituar 2-1. A do tė presim gol sėrish kundėr tyre?
- Kėto janė statistika qė vlejnė nė njė farė mėnyre. Pėrgjithėsisht ne kemi shėnuar ndaj ekipeve, pėrfshirė edhe kundėr Holandės (2-1, gol i Currit). Besoj se njė gol do ta kemi kundėr Suedisė, pėr tė ruajtur edhe traditėn, por marrja e tri pikėve do tė ishte maksimumi. E kemi kėtė tė drejtė nė Tiranė.
Le tė kthehemi te klubi juaj, Omonias. Pas njė asisti e njė penalltie tė humbur kundėr shqiptaro-maqedonasve tė Milanos, erdhėn edhe dy golat e mėdhenj kundėr AEK-ut, dy gola qė sollėn edhe kualifikimin historik tė Omonias nė raundin e parė tė Kupės UEFA. Mė pas edhe njė gol tjetėr nė javėn e parė tė kampionatit qipriot kundėr Paralimnit. Si i ka pėrjetuar Duro?
- Ėshtė vėrtet njė gjė e mrekullueshme qė kaluam turin, si pėr ne si futbollistė, por nė mėnyrė tė veēantė pėr qytetin e Nikosias.
Nuk kishte ndodhur asnjėherė tė shkojmė kaq larg nė njė kompeticion evropian. U hodh njė hap cilėsor pėr historinė e klubit. Kam festuar gjatė bashkė me tė tjerėt, kam marrė shumė urime edhe nga shqiptarė qė jetojnė nė Qipro.
Pas ndeshjeve me Kombėtaren kundėr Suedisė e Maltės, do tė jesh pėrballė Manēester Sitit, klub i blerė sė fundi nga sheikėt arabė.
- Ėshtė bukur tė luash kundėr Manēester Sitit, njė nga klubet me emėr nė Premier Ligė dhe nga mė tė bujshmit nė merkaton verore. Pa dyshim qė do tė jetė shumė e vėshtirė. Duhet tė pėrgatitemi maksimalisht nė ato ditė qė na mbeten pas rikthimit nė klub. Nėse do tė kemi fatin nė anėn tonė, pse jo mund tė bėjmė njė tjetėr surprizė. Jemi mėsuar tashmė me to. Gjithsesi, si do tė qė tė shkojė kundėr anglezėve, paraqitja jonė nė Kupėn UEFA ka qenė shumė e mirė.
Nėse kundėr AEK-ut luajte kundėr Rivaldos, tani te Siti do tė jesh kundėr Robinjos. Njė rastėsi e kėndshme apo jo?
-Tė luash nė ndeshje ndėrkombėtare, pa dyshim qė do tė kesh dhe fatin tė pėrballesh me lojtarė tė kėtij kalibri qė kanė dhėnė shumė pėr futbollin evropian dhe nė atė botėror. Kėto pėrballje tė nxisin qė tė japėsh maksimumin, pasi ndiqen nga ekspertė, por dhe menaxherė tė shumtė. Pėrballesh me ekipe me emėr, por ke kėnaqėsinė qė kundėrshtarė ke kėta lojtarė.
Futbolli qipriot duket se ka marrė njė tjetėr vlerė, pas kualifikimit edhe tė Anorthosis tė Arjan Beqajt nė Ligėn e Kampioneve, duke eliminuar ekipin mė tė madh grek, Olimpiakosin. Cili ėshtė niveli i kėtij kampionati nė krahasim me atė shqiptar?
- Unė kam qenė pėr herė tė parė nė Qipro para tetė vjetėsh kur kam luajtur pėr Vllazninė. Natyrshėm, qė ndryshimet janė tė mėdha. Futbolli qipriot ka bėrė investime tė mėdha nė kėto vitet e fundit dhe kėtė e pohojnė edhe vetė futbollistėt qipriotė, qė po rikthehen nė ishull. Lojtarė me emėr nga kampionate tė ndryshme tė Europės janė duke hedhur sytė nė Qipro, si Dellas, Savio, Okas, ky i fundit kapiteni i Qipros u kthye nga Selta Vigo pėr tė luajtur me Omonian. Kualifikimi edhe i Anorthosis nė Ligėn e Kampioneve do tė thotė se shumė lojtarė mund ta shohin Qipron si mundėsi tė mirė pėr tu parė nė Europė.
|