Tri ditė stėrvitje me katėr seanca stėrvitore intensive me kuqezinjtė i kanė mjaftuar trajnerit holandez Ari Han, njė prej 11 teknikėve portokalli qė drejtojnė skuadra kombėtare nė gjithė botėn nga Shqipėria e deri te Antilet Holandeze, tė ndėrtojė nė mendjen e tij 90 pėr qind tė formacionit qė do tė hedhė nė fushė kundėr Suedisė.
Kjo ėshtė premiera e tij e parė zyrtare me Shqipėrinė pas dy miqėsorėve (njė e humbur me Poloninė e njė e fituar me Lihteshtejnin), por dhe ballafaqimi i parė i kuqezinjve nė fushatėn kualifikuese tė Botėrorit tė vitit 2010, aktivitet ku marrim pjesė qė nga eliminatoret e vitit 1966.
Shqipėria kishte atėherė nė grup Zvicrėn, Holandėn e Irlandėn e Veriut, duke dalė e fundit nė grupin 5, me vetėm njė barazim me Irlandėn e Veriut (1-), duke i hequr edhe mundėsinė kėsaj tė fundit tė merrte pjesė nė finalet e zhvilluara nė Angli.
Trajneri Han ėshtė i vetėdijshėm pėr forcėn e futbollit suedez, e pėr mė tepėr njeh karakteristikat e verdhebluve nordikė, por edhe pėr punėn qė duhet tė bėjnė lojtarėt nė dy ditėt e mbetura stėrvitore deri nė ndeshjen kundėr Suedisė, mė 6 shtator 2008 nė mitikun Qemal Stafa, atje ku Shqipėria ėshtė mundur zyrtarisht 2-1 nė ballafaqimin e parė me nordikėt nė eliminatoret e Italia 1990 (gol i Ylli Shehut) e ka fituar po 2-1 miqėsoren e 18 shkurtit 2004, nėn drejtimin e Hans-Peter Brigelit (gola tė Ervin Skelės e Adrian Aliajt).
Trajneri 59 vjeēar - mbush 60, mė 16 nėntor - foli hapur me gazetarėt pėr Shqipėrinė qė do tė hedhė nė fushė, por dhe pėr problemet qė ka hasur...
* * *
Zoti Han, tri ditė stėrvitje intensive, besojmė se e keni pėrvijuar virtualisht Shqipėrinė kundėr Suedisė?
- Jam i kėnaqur me punėn, por filozofia ime ėshtė e ndryshme me atė futboll qė ka luajtur Shqipėria mė parė. Kjo do tė thotė qė pėr momentin unė si trajner duhet tė pėrshtatem, pasi mė mungon edhe koha pėr tė vėnė nė jetė kėtė filozofi. Po pėrpiqem qė futbollistėt tanė nga ana individuale tė njohin mė mirė rolin e tyre nė fushim, pa harruar faktin, se ne duhet ta fitojmė kėtė ndeshje. Kjo do tė thotė, qė Shqipėria nuk do tė luajė ndryshe nga ajo qė ka luajtur mė parė.
Pas testit tė lehtė me Lihtenshtejnin dy javė mė parė, ku shfaqėt edhe nota pakėnaqėsie, tani vjen ballafaqimi zyrtar, kundėr njė Suedie qė vjen shumė ambicioze nė Tiranė.
- Suedia nuk ėshtė kundėrshtari i parė mė i fortė pėr Shqipėrinė
pasi ajo ėshtė nė njė grup shumė tė fortė. E dimė se kemi njė grup shumė tė vėshtirė. Do tė pėrpiqemi qė ndeshjen e parė ta mbyllim me avantazhin tonė, pra me rezultat pozitiv, pavarėsisht se dimė se do tė jetė shumė e vėshtirė.
Nė grumbullimin e fundit nė Durrės nė kuadėr tė ndeshjes kundėr Lihteshtejnit deklaruart se nuk u ndjetė shuam rehat me kushtet e stėrvitjes, duke zgjedhur pas thuajse pesė vjetėsh, qė nga viti 2003 (atėherė ishte Dosena e mė pas vazhduan edhe Brigel e Bariē), jo rezidencėn e Durrėsit, por Tiranėn e fushat stėrvitore tė kryeqytetit. Sa ju ka vlejtur ky ndryshim?
- Pėrsa i pėrket stėrvitjes, duhet tė theksoj se ka ndryshim tė madh. Ju e dini se kundėr Lihtenshtejnit ne zhvilluam vetėm njė seancė stėrvitore, pasi dhe kushtet ishin tė vėshtira.
Tashmė pas ndeshjeve me Poloninė e Lihteshtejnit, por edhe me grumbullimet nė Gjermani e Shqipėri, i njihni mė mirė lojtarėt edhe individualisht.
- Lojtarėt janė duke zhvilluar njė stėrvitje serioze, por nga ana tjetėr duhen edhe tė rriten akoma. Pėr fat tė mirė kemi edhe dy-tri ditė kohė.
Kush do ta mbulojė (Zlatan) Ibrahimoviēin nga mbrojtėsit?
...(Mendohet). Ja, gut (Po, mirė). Ėshtė natyrshėm njė pyetje qė na shqetėson tė gjithė. Unė tashmė e kam 90 pėr qind ekipin nė kokė, kėshtu qė kam gjetur edhe lojtarin, i cili do ta bėjė edhe kėtė detyrė. Ėshtė pak herėt pėr tė thėnė emrin se kush do ta mbulojė direkt. Ne e dimė se ai ėshtė lojtari mė i rrezikshėm. Golat shėnohen sė fundi o nga ai, ose nga sulmuesi tjetėr (Henrik) Larsoni. Unė jam i bindur se kėta dy lojtarė mund tė bllokohen e tė dalin jashtė roli. Janė tė eliminueshėm.
Si keni menduar pėr ta pėrballuar Suedinė?
Ne do tė reflektojmė pėr tė ndėrtuar edhe njė sistem loje enkas pėr tė neutralizuar sulmuesit suedez. Duhet tė dini se nė ndeshjen e fundit, Suedia ka aplikuar njė sistem tė ri tė lojės: 3-5-2. Me kėtė sistem tė tyre tė lojės duhet tė pėrshtasim edhe ne lojėn tonė, teksa mund tė kthehen gjatė lojės edhe nė sistemin e tyrė tė vjetėr. Me sistemin e ri ata e humbėn ndeshjen (2-3 ndaj Francės nė Suedi.
Cila ishte pėrshtypja juaj pėr Besart Berishėn, i cili grumbullohet pėr herė tė parė nga ju?
-Unė e kam parė dy herė atė. Ėshtė pak herėt pėr tė nxjerrė njė pėrfundim. Dje kam zhvilluar personalisht njė bisedė tė gjatė me tė, e kam nevojė pėr pak kohė pėr tė nxjerr edhe njė vlerėsim tė plotė. Unė i kam thėnė se ēfarė unė pres prej tij. Ai bėn diēka ndryshe nga sa luhet sot futbolli. Ai luan njė mėnyrė, qė realisht nuk ėshtė nė filozofinė time. Pėr kėtė qėllim edhe kam folur me tė nė mėnyrė private.
Forma e (Erion) Bogdanit, si ju ėshtė dukur?
- Nuk dėshiroj tė hyj nė hollėsira e tė pėrgjigjem pėr lojtarė tė veēantė. Ju lutem na prisni edhe pak, kemi edhe tre seanca stėrvitore.
Thatė qė keni konstatuar disa defekte tė vogla. Cili nga repartet i kanė?
- Po tė keni ndjekur stėrvitjet mund ti keni konstatuar edhe ju (gazetarėt). Aty ku dhe unė kam bėrė ndryshimet (bėhet fjalė pėr mbrojtjen e sulmin).
A e shqetėson trajnerin mungesa e finalizimit tė aksioneve?
Natyrisht qė kjo mė shqetėson. Janė disa gjėra qė duhen llogaritur sė bashku edhe me pjesėn tjetėr tė ekipit. Edhe pse unė dėshiroj tė luajme njė fytyrė ofensive, ne nuk po shėnojmė edhe shumė gola. Kjo do tė thotė se duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm, por jo duke dalė nga fryma sulmuese. Ndoshta me goditjet standarde, tė lira e ato nga kėndi, ne mund tė jemi mė tė rrezikshėm. Sė pari duhet tė kemi njė skuadėr, pasi edhe lojtarėt kanė standarde tė ndryshme loje.
 |