Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
FIFA me dhurata tė kėqija: jemi ne vendin 102

Ndėrkohė qė tė gjithė presim me padurim njė rezultat pozitiv nga ndeshja me Suedinė, “dhuratėn” me tė keqe na e bėn FIFA. Edhe pse fitoi miqėsoren me Lihtenshtejnin (2-0) nė njė nga datat e lira tė FIFA-s (20 gusht), Shqipėria po shkon poshtė e mė poshtė nė renditjen botėrore tė FIFA-s. Nė renditjen e re tė muajit shtator 2008, tė publikuar mė 3 shtator, vetėm tri ditė para pėrballjes me Suedinė ndodhemi nė vendin e 102-tė, nga vendi 101 qė ishim nė muajin gusht 2008, duke zbritur njė pozicion nė renditje e duke pasur 7 pikė mė pak se muaji paraardhės: 352. Ky ėshtė edhe pozicioni mė i ulėt qė kemi pasur pėr vitin 2008: mė i miri, muaji shkurt, 73, kur renditja mė e mirė historike ėshtė ajo e gushtit tė vitit 2006, me vendin e 62 nė botė, por dhe atėherė pėr shkak tė sistemit tė ri tė llogaritjeve tė pėrdorura nga FIFA. Gjithsesi, pozicioni mė i keq i Shqipėrisė nė botė ka qenė ai gusht tė vitit 1997, kur ndodheshim nė vendin e 124-t. Nė renditjen europiane nuk kemi lėvizur: jemi sėrish nė vendin e 42-tė nga 53 federata qė aderojnė nė UEFA. Suedia kundėrshtari ynė i parė nė eliminatore e ka pėsuar mė keq: ka humbur 5 vende e ndodhet nė vendin e 31-tė nė botė e tė 19-in nė Europė. Vetėm Maltėn kemi pas vetes nga pesė kundėrshtarėt e grupit tonė eliminator nė Botėrorin 2010. Maltezėt, ndaj tė cilėve do tė ndeshemi, mė 10 shtator menjėherė pas Suedisė, renditen nė vendin e 133-tė nė botė e tė 47-in nė Europė. Nga kundėrshtarėt e tjerė tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010, Portugalia ndodhet nė vendin e 9-tė nė FIFA dhe tė 7-in nė UEFA (asnjė lėvizje). Edhe Danimarka (36, 23) nuk ka asnjė lėvizje. Hungaria, rivali ynė i madh pėr vendin e katėrt sėrish ka mbetur nė vend: e 50-ta nė botė dhe e 28-ta nė Europė.