Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Berisha: “Mė kishte marrė malli pėr Kombėtaren”

Besart Berisha rithirret nė Kombėtare pas mė shumė se njė viti, pas atij dėmtimi tė rėndė nė gju nė miqėsoren kundėr Maltės (3-0), tė zhvilluar mė 20 gusht 2007, ku edhe shėnoi njė nga tre golat e tij nė nėntė ndeshje me fanellėn kuqezi . Njė dėmtim, qė tashme ėshtė kaluar plotėsisht falė karakterit tė tij dhe punės sė jashtėzakonshme. Sulmuesi i Bėrnlit, i huazuar te Rozenborgu nė Norvegji, tė martėn kreu edhe seancėn e parė stėrvitore me kuqezinjtė, duke plotėsuar kėshtu “pesėshen” kosovare nė pėrfaqėsuesen shqiptare, sė bashku edhe me portierin Arjan Beqaj (mungoi nė stėrvitjen e paradites), Lorik Canėn, Armend Dallkun e Debatik Currin. “Jam i lumtur i shumė, qė kthehem nė Kombėtare. Ėshtė gati njė vit, qė kam munguar. Mė ka marrė edhe pak malli”, - thotė ish-sulmuesi i Hamburgut, me njė nuancė zėri tė “lotshėm”, ku dallohet lehtė edhe mallėngjimi. “Tashmė jam gati dhe pėr Kombėtaren”- shton mesfushori 23-vjeēar i dalluar pėr shpejtėsinė e tij nė veprimet e gjysmėfushės sulmuese e sidomos pėr vertikalizimet nga e majta nė zemėr tė zonės sė sulmit. “A do tė luaj? Unė jam si lojtar i ri nė Kombėtare, pėr mė tepėr qė dhe trajneri ėshtė i ri e nuk i njoh ende vlerėsimet e Ari Hanit. Unė jam gati pėr tė qenė nė fushė”. Nuk arriti tė luante nė “Turf Moor” tė Bėrnlit, atje edhe ku realizoi me njė kryevepėr golin e vetėm tė Shqipėrisė kundėr Anglisė B, por ėshtė duke pėrjetuar njė eksperiencė tė bukur te Rozenborgu nė Norvegji. Besartit nuk i vjen keq qė ėshtė larguar pėrkohėsisht nga Bėrnli. “Unė dua tė jem nė fushė. Trajneri i Bėrnlit mendoi se mua mė duhej kohė. Ai ishte gati tė mė aktivizonte jo mė shumė se njėzet minuta, ndėrsa unė mendoja se duhet tė luaja gjithė ndeshjen. Rozenborgu mė afroi shansin tė luaja nga fillimi. Jam i lumtur atje. E fillova shumė mirė atje. Ishte njė sukses i madh pėr mua. Trajneri mė dha shumė besim dhe ia ktheva besimin me dy gola”. Kur ishte pjesė e Hamburgut, Besart Berisha u aktivizua nė disa ndeshje tė fazės sė grupeve nė Ligėn e Kampioneve, ndėrsa tani me Rozenborgun, ai vazhdon sė bashku edhe me Klodian Duron (Omonia Nikosia nė Qipro) e Altin Haxhin (Apoel, po nė Qipro), tė luajė nė raundin e parė tė Kupės UEFA. Kundėrshtari i Rozenborgut ėshtė Brondi i Danimarkės. Berisha e njeh futbollin danez, pasi ka qenė luajtur si i huazuar te dy klube nė Danimarkė: me Aalborgun dhe AC Horsens. “Jam shumė i lumtur qė tė luaj nė Danimarkė kundėr Brondbit, kėsaj radhe nė Kupėn UEFA. Kam bėrė njė gol nė Ligėn e Kampioneve, tani dua tė bėj edhe njė nė Kupėn UEFA”, - pėrfundoi mesfushori, i cili ka debutuar me kombėtaren nė humbjen 2-1 tė Shqipėrisė me Holandėn nė Amsterdam.