Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Dita e dytė e stėrvitjes: fotot

Kombėtarja e Shqipėrisė zhvilloi sot nė kompleksin “Skėnder Halili” (10.00) ditėn e dytė tė stėrvitjeve, nė kuadėr tė pėrballjeve me Suedinė e Maltėn. Para fillimit tė seancės 60- minuteshe, trajneri Ari Han zhvilloi njė bisedė tė shkurtėr me Armend Dallkun e Debatik Currin, tė cilėt nuk ishin nė seancėn stėrvitore tė ditės sė parė. Me pėrjashtim tė portierėve Arjan Beqaj e Iljon Lika, si dhe mesfushorit Klodian Duro, tė gjithė kuqezinjtė ishin tė pranishėm nė stėrvitje. Mesfushori Elis Bakaj, i dėmtuar, i ka ndjekur shokėt nga bankina. Portieri Isli Hidi punoi me trajnerin e portierėve De Bree. Ansi Agolli, Hamdi Salihi, Besart Berisha, Erjon Bogdani, Andi Lila, Kristi Vangjeli, Elvin Beqiri, Admir Teli, Endri Vrapi, Jahmir Hyka, Ervin Skela, Altin Lala, Lorik Cana, Edmond Kapllani, Ervin Bulku, Debatik Curri e Armend Dallku punuan me trajnerėt Ari Han e Teo De Jong. Fillimisht veprime tė lira me top, ku shiheshin krosimet e Ervin Skelės nga krahėt pėr Kapllanin e Bogdanin, ndersa mė pas njė ushtrim “xhokeri” me tė gjithė lojtarėt nė njė zonė tė vogėl 25x25 m me pasime te shkurtra e sa me pak kontakte me topin. Sė fundi, trajneri Han organizoi edhe njė minideshje nė njė “fushė tė improvizuar” prej 50 metrash. Trajneri i ndau lojtarėt nė dy ekipe nga nėntė lojtarė (portieri i dytė ishte masazhatori Ylli Mihali. Me jelekė blu ishte dhe ekipi i parė, ku ra nė sy se sulmuesi i vetėm ishte Erjon Bogdani, ndėrsa nė ekipin e dyte me tė “kuqe” ishin tre sulmuesit e tjerė: Edmond Kapllani, Hamdi Salihi e Besart Berisha. Ndeshja u fitua nga “rezervat” me rezultatin 2-1. Kristi Vangjeli shėnoi golin e vetėm pėr “titullarėt” falė asisit tė Ervin Skelės, ndėrsa pėr “alternativat zėvendėsuese” shėnuan Ervin Bulku (asist i Hykės), Edmond Kapllani (asist i Hykės). Nė pjesen e dyte te minindeshjes, Han ēoi Hykėn te “titullarėt” (nga e majta e mesfushės), duke postuar Altin Lalėn te “rezervat”. Bulku shėnoi golin e tretė pėr ekipin e dytė. Lorik Cana u tregua njė lider nė ndeshjen testuese, ndėrkohė qė Kapllani bėri disa veprime tė bukura nė sulm. Berisha ishte impulsiv, edhe pse gaboi ne ndonje pasim. Seanca e dytė stėrvitore e ditės sė dytė do tė zhvillohet nė “Selman Stėrmasi”, ora 18:30. NDESHJA E KONTROLLIT BLUTĖ-TĖ KUQTĖ 1-3 Golat: Vangjeli/ Bulku (2), Kapllani BLU: Hidi; Dallku, Vangjeli, Curri, Teli, Cana, Lala, Skela, Bogdani. KUQ: Mihahi (masazhatori); Beqiri, Bulku, Vrapi, Agolli, Salihi, Kapllani, Hyka, Berisha