Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Migen Memelli: “Suedia ime ėshtė Tirana”

Golin e fundit nė futbollin shqiptar e kishte e shėnuar nė fund tė vitit 2005, kundėr Vllaznisė. Qė nga ajo kohė, Migen Memelli ėshtė endur tė bėhet pjesė e rėndėsishme e skuadrave Bran dhe Gaiss nė futbollin nordik dhe, pavarėsisht se ndoshta asnjėherė nuk u kthye nė lider, njė eksperiencė e tillė e ndihmoi qė tė nėnshkruante njė kontratė “milionerėsh” me Tiranėn. “Kėtu presioni ėshtė shumė i madh, tė gjithė duan nga ne tė fitojmė” thotė sulmuesi. ... Tre pikėt e para me gol...? “Asnjė ndeshje nuk ėshtė e lehtė. Nė kampionatin shqiptar gjėrat kanė ndryshuar. Niveli i skuadrave ėshtė afruar dhe futbolli ėshtė kthyer vėrtet nė njė lojė. Po konstatoj me kėnaqėsi se tani luhet njėsoj si nė vendet tjera. Mund tė fitohet lehtė jashtė fushės tėnde, por nuk mungojnė as ēudirat” rrėfehet Memelli. “Nė kėtė kontekst, mendoj se tė shėnuarit e vetėm njė goli nė Durrės nuk ėshtė pak. Ne pjesėn e kemi interpretuar gjithēka shumė mirė. Kemi bėrė presion tė jashtėzakonshėm dhe shfrytėzuam goditjet standarde, duke luajtur nė parametrat qė do trajneri. Nė pjesėn e dytė ramė pak, megjithatė, edhe kundėrshtari u bė mė aktiv. Nė fund, tė gjithė ia dedikuam fitoren tifozit tonė, qė vdiq atė paradite. Si ėshtė raporti profesional me Xhafajn nė sulm? -Ndokush mendon qė jemi dy sulmues “pyka” dhe nuk mund tė ecim, megjithatė ne nuk e shohim kėshtu. Secili bėn punėn dhe jemi marrė vesh mirė nė fazėn pėrgatitore. Sigurisht, me ardhjen e Muzakės do furnizohemi mė shumė. Nėse ēdokush bėn punėn, atėherė vjen edhe suksesi. Ne paguhemi si milionerė dhe duhet patjetėr qė kėtė ta reflektojmė edhe nė fushėn e lojės. Na kėrkohet titulli dhe, nėse nuk e arrijmė, ėshtė njė dėshtim. Megjithatė, tė gjithė duhet tė presin pak, sepse jemi njė skuadėr e re, qė do tė pėrmirėsohet me kalimin e kohės. Jeni penduar qė u kthyet nė Shqipėri? -Pėrderisa ka qenė njė zgjedhje personale, jo. Ėshtė njė eksperiencė shumė interesante, si nga ana profesionale ashtu edhe financiare. Me Tiranėn do tė qėndroj pėr 18 muaj dhe mė pas gjithēka mund tė ndodhė. fillimi ėshtė entuziast, klubi funksionon sipas parametrave tė duhur. Praktikisht, kėtu gjeta Suedinė time. Pas dy javėsh, ėshtė derbi i parė i karrierės? -Po, ėshtė hera e parė qė luaj me njė skuadėr kryeqyteti. Kėta qė janė me Tiranėn, prej kohėsh mė thonė qė tifozėt duan gjithēka atė ditė, sidomos pasi kanė humbur 1-4 edicionin e shkuar. Sigurisht, edhe unė dua kėshtu, megjithatė nė njė ndeshje futbolli mund tė ndodhin tė gjitha. Pashė Ēelsin nė mesditė, qė nuk mundi dot Totenhemin nė derbi. Kombėtarja, gjithnjė afėr dhe gjithnjė larg? -Po, sepse gjithnjė jam thirrur nė grumbullime dhe, kur kam menduar qė mund tė luaj ndeshje tė vėrteta, askush nuk mė ka grumbulluar. Nuk mė takon mua tė diskutoj pėr pėrfaqėsuesen, pasi nuk kam asnjė ndikim nė vendimmarrje. Ėshtė njė ēėshtje qė i pėrket trajnerit. Sa herė qė do tė thėrritem, do t’i pėrgjigjem me seriozitet ftesės. Pėr mua, primare ėshtė Tirana. Ėshtė klubi ku paguhem, madje shumė mirė, dhe pres edhe nga vetja t’i shtoj kėnaqėsitė si bardheblu. Si ėshtė Tirana jashtė fushe? -Nuk e kam problem ambientimin, si nė Shqipėri dhe jashtė, pasi kam luajtur nė disa vende. Pėr mė tepėr qė kėtu, nė Tiranė, kam edhe miqtė e mi, Osmanin, Devollin dhe Daniel Xhafajn. Ia kalojmė mirė dhe fatmirėsisht jemi tė gjithė nė njė skuadėr. A ka Memelli bast personal me golat? -Unė jam i bindur qė puna e njė sulmuesi shtalartė, si unė, nuk varet vetėm nga golat. Nėse unė kryej volumin e duhur tė punės dhe nėse shėrbej mirė edhe pėr pjesėn tjetėr tė skuadrės, atėherė duhet tė jem i nevojshėm dhe golat ndoshta nuk janė kaq tė rėndėsishėm. Unė dua tė shėnoj sa mė shumė, por pėr Tiranėn kampione nuk e konsideroj primar golin. Marre nga \"Sport Ekspres\" Intervistoi: Gjergji Stefa