Kina deklaroi se ėshtė gati pėr ti dhuruar botės njė nga Lojėrat mė tė mėdha Olimpike, pavarėsisht se kritikohet ashpėr pėr shkelje tė drejtave tė njeriut. Ne i pėrgatitim Lojėrat e Pekinit pėr shtatė vjet dhe ne tani jemi gati, ne kemi bindjen se do tė jenė tė suksesshme, - tha zėdhėnėsi i Komitetit Organizator Pekin 2008, Sun Ueide. Nė Kinė janė aktualisht sportistėt mė tė mirė tė botės, tė cilėt premtojnė pėrveē medaljeve dhe spektakėl e rekorde.
Flaka Olimpike bėri xhiron e fundit pėrgjatė Murit tė Madh kinez, e mbajtur nga 18 pishtarėmhajtės dhe ku u lėshuan nė qiell 2008 pėllumba gri, tė shoqėruar nė njė koreografi e muzikė.
Pėr Kinėn, Lojėrat janė njė mundėsi pėr ti treguar botės se ēfarė kanė bėrė komunistėt nė transformimin ekonomik tė vendit, qysh kur ata erdhėn nė pushtet nė vitin 1949, por edhe tu bėjnė rivalitet Lojėrave tė zhvilluara nė Japoni (1964) e nė Korenė e Jugut (1988). Kina ėshtė njė vend nė tranzicion, me njė tė ardhme tė madhe, me njė potencial tė jashtėzakonshėm dhe pėrballė sfidave tė mėdha, - tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar pas mbėrritjes nė Pekin.
Mė shumė se 100 krerė shtetesh (pėrfshirė edhe kryeministrin shqiptar Berisha) do tė jenė tė pranishėm nė ceremoninė zyrtare tė Lojėrave, edhe pse ndaj Kinės ka njė qėndrim tė ashpėr ndėrkombėtar nė lidhje me ēėshtjen e Tibetit.
Ceremonia e lojėrave Olimpike do tė zhvillohet, tė premten, mė 8 gusht nė orėn 20:00 (lokale), ose nė orėn 14:00 me orėn shqiptare. Numri 8, pra 8 gushti, pėr kinezėt ėshtė njė shenjė mbarėsie. Mė shumė se 10 mijė atletė do tė konkurrojnė pėr medaljet e arta, argjendta e tė bronzta.
Kina numėron mė shumė se 1.3 miliardė banorė dhe ka qenė shumė e vėshtirė pėr tė siguruar njė biletė edhe pėr disiplinat, nė dukje mė pak tė rėndėsishme.
Mė shumė se 100 mijė personel sigurimi do tė patrullojnė Pekinin, ndėrkohė qė policia ka marrė masa tė jashtėzakonshme nė afėrsi tė stadiumit kombėtar Ēerdhja e zogut, pėr tė pėrballuar ēdo trazirė tė mundshme. Pak ditė mė parė, grupe terroriste jashtė Kinės kėrcėnuan se do tė rrezikonin ecurinė e Lojėrave duke kryer atentate.
Emigrantė tibetianė nė Indi dhe Nepak mbajtėn protesta anti-Kinė, nė prag tė Lojėrave Olimpike. Nė Nju Dehli ishin rreth 1000 protestues, duke mbajtur flamuj tibetianė e thirrur Jo Lojėrave Olimpike nė Kinė. India ėshtė shtėpia e 100 mijė refugjatėve ng Tibeti.
|