Shqipėria po shkon poshtė e mė poshtė nė renditjen botėrore tė FIFA-s. Pėr muajin gusht ndodhemi nė vendin e 101-tė, nga tė 100-t qė ishim nė muajin korrik 2008. Ky ėshtė edhe pozicioni mė i ulėt qė kemi pasur pėr vitin 2008. Nė renditjen europiane ndodhemi gjithashtu, keq: nė vendin e 42 nga 53 federata qė aderojnė nė UEFA. Gjithsesi duhet tė ngushėllohemi me faktin se pas kemi Austrinė, qė ishte finaliste e Kampionatit tė fundit Europian, por nė rolin e vendit organizator.
Ndoshta nė renditjen e muajit shtator do tė vinė ditė edhe kohė tė mira, pasi mė 20 gusht do tė luajmė kundėr Lietenshtejnit (i 128-ti nė FIFA, i 46-i nė UEFA), ku formacioni kuqezi i drejtuar nga Ari Han patjetėr qė duhet tė fitojė.
Nga kundėrshtarėt e eliminatoreve tė Botėrorit 2010, Portugalia ndodhet nė vendin e 9-tė nė FIFA dhe tė 7-in nė UEFA (asnjė lėvizje), Suedia (26, 17), Danimarka (36, 23), Hungaria (50, 29), dhe Malta (131, 47) |