Atletika ruse pėson njė goditje tė fortė. Dy vrapues, Vladimir Kanaykin dhe Aleksey Voyevodin, kanė rezultuar pozitivė gjatė njė kontrolli antidoping. Lajmin e ka bėrė tė ditur njė zyrtar i federatės ruse, i cili ka dashur tė mbetet anonim. Kanaykin dhe Voyevodin u kontrolluan befasisht gjatė muajit prill gjatė njė stėrvitjeje. Kanaykin, ishte ndėr favoritėt pėr tė fituar nė ecjen sportive nė 50 kilometra, por tashmė ėshtė pėrjashtuar nga ekipi olimpik, ndėrkohė qė Voyevodin, nuk ishte kualifikuar pėr nė Olimpiadė.
Ngjitet kėrshtu nė nėntė numri i atletėve rusė, tė cilėt duhet tė heqin dorė nga Olimpiada kineze pėr shkak tė dopingut. Pėrjashtimi i Kanaykin dhe Borkinit, pason skaulifikimin e Tatyana Tomashovės, Yelena Sobolevės, Yuliya Fomenkos, Svetlana Cherkasovės, Darya Pishchalnikovės, Gulfia Khanafeyevės e Olga Yegorovės, tė akuzuara nga Federata Ndėrkombėtare e Atletikė, se nuk kishin dhėnė urinėn e tyre nė rastin e njė kontrolli antidoping.
Por lajmet tė shėmtuara pėr sportin rus nuk vijnė vetėm nga atletika. Edhe ēiklizmi ka hallet e tij. Vladimir Gusev u pėrjashtua nga skuadra pėr Lojėrat Olimpike pėr vlera tė larta nė gjak. 25-vjeēari merrte pjesė nė garėn me kronometėr, tė programuar pėr datėn 13 gusht. Nė vend tė tij do tė garojė Denis Menchov.
Bush me palestėr personale nė Kinė
Palestėr e gjitha italiane pėr presidentin amerikan Xhorxh Bush gjatė qėndrimit tė tij nė Pekin me rastin e hapjes sė Olimpiadės. Do tė jetė kompania Technogym, furnitori i vetėm zyrtar jo kinez nė Lojėrat Olimpiket, qė do tė furnizojė me paisje palestrėn personale tė presidentit amerikan nė hotelin, ku do tė akomodohet Bushi gjatė qėndrimit nė Kinė. Pajisjet do tė instalohen nė brendėsi tė suitės sė tij, ku janė vendosur ndėrkohė edhe makinat e ushtrimeve fizike tė kreut tė Shtėpisė sė Bardhė.
Flaka olimpike mbėrrin nė Pekin
Flaka olimpike mbėrriti dje nė Pekin, teksa mė 8 gusht do tė hyjė nė stadiumin kombėtar gjatė ceremonisė pėruruese. Flaka u transportua me avion nga Siēuani, provincė ku ndodhi edhe termeti qė provokoi majin e kaluar gati 70 mijė viktima, qė ishte njėherėsh edhe etapa e fundit e udhėtimit tė saj nė botė e nė Kinė, pėrpara se tė mbėrrinte nė Pekin. Sot pishtari olimpik do tė bėjė udhėtimin e tij nė rrugėt e kryeqytetit kinez.
Dopingu merr mė qafė brazilianin
Xhakson Kojoroski, sportisti i Kombėtares baziliane sė hendbollit, u pėrjashtua nga skuadra olimpike pasi rezultoi pozitiv gjatė njė kontrolli antidoping. Nuk u bė e ditur substanca e ndaluar.
Dy Koretė me njė flamur
Dy skuadrat olimpike tė dy Koreve janė duke diskuatuar mundėsinė pėr tė dalė sė bashku nė ceremoninė zyrtare tė Lojėrave Olimpike, ashtu si kanė bėrė nė dy tė fundit Sidnej 200 dhe Athinė 2004.
Berisha e Pango shijojnė Pekinin
Kryeministri Berisha sė bashku me Ministrin e Turzimit, Kulturės Rinisė dhe Sporteve Ylli Pango mbėrrijnė sotr nė Pekin pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike, Pekin 2008. Nė kėtė vizitė zyrtarėt shqiptarė do tė takojnė kryeministrin dhe presidentin e Kinės si dhe ministrin e Kulturės tė RP tė Kinės. Nė Lojėrat e 29-ta Olimpike, Shqipėria do tė pėrfaqėsohet pėr herė tė parė me 11 sportistė nė 6 disiplina tė ndryshme. Ministri Pango do tė ndjekė thuajse tė gjitha garat e sportisitėve shqiptarė nė atletikė, qitje, peshėngritje, mundje, not e xhudo.
|