Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Sahit Prizreni: Realizova njė ėndėrr, kam tė tjera

Nga Aida TUCI \"Ėndrra ime, mė e madhe ka qenė medalje nė kampionatin botėror dhe vajtja nė Lojėrat Olimpike \"Pekin 2008\" me kualifikim direkt.\"- shprehet sportisti i vetėm shqiptar qė ka arritur tė ngjitet nė podin e fituesit tė njė medaljeje nė njė kampionat botėror pėr tė rritur. Dy vitet e fundit kanė qenė vėrtet tė sukseshėm pėrtė. Nė shtator tė 2007-ės ai shpallet fitues i medaljes sė bronzit nė Kampionatin Botėror qė u zhvillua nė Baku Azerbajxhan duke fituar dhe tė drejtėn e pėrfaqėsimit nė Lojėrat Olimpike \"Pekin 2008\". Njė rezultat qė asnjė sprotist nuk e ka arritur deri tani. E pėr kėtė ai u vlerėsua nga Komitetit Olimpik Shqiptar i cili vendosi qė Prizreni tė ishte dhe flamurmbajtėsi i delegacionit tonė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike. \"E ēfarė mund tė kėrkoj mė shumė se kaq nga fati\"- shprehet Prizreni i cili pėr nga natyra nė fakt nuk ėshtė aspak supersticioz. Gjithēka nisi nga Botėrori \"Tė them tė drejtėn, nuk e prisja tė hyja nė zonėn e medaljes nė Kampionatin Botėror. E dija qė ky botėror do tė ishte shumė i vėshtirė, pasi ishte aktiviteti i parė kualifikues pėr nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Gjatė gjithė krrierės sime kisha shpresuar vetėm kualifikimin nė olimpiadė, por bashkė me tė realizova edhe ėndrrėn time mė tė madhe, njė medalje nė botėror dhe sigurisht qė bashkė me tė erdhėn edhe Lojėrat Olimpike. Nuk besoj se ka sukses mė tė madh pėr njė sportist. Ky ėshtė njė sukses jo vetėm imi, por i gjithė mundjes shqiptare. Unė dhashė maksimumin tim dhe ia dola. Pėr gjithė sukseset e mia tė dy viteve tė fundit dua tė bėj njė falenderim tė veēantė pėr atė qė ka kontribuar mė shume sė kushdo, trjneri im Sylejman Shala\"- shpreh mirėnjohen e tij i 3-ti i botės nė peshėn 60kg Sahit Prizreni. La Amerikėn pėr ekipin Olimpik Nga vitit 2005-sė deri nė fillim tė vitit 2007 mundėsi i stilit tė lirė Sahit Prizreni ka jetuar nė Amerikė ku i ishte bashkuar ekipit tė Nju Jorkut NYAC. U pikas nga ekipi amerikan nė vitin shkurt tė 2005-sė. Sapo kishte fituar medaljen e artė nė Turneun Ndėrkombėtar \"Dave Schultz\" qė zhvillohej nė Amerikė. \"Ishin tė shumtat ofertat qė mė erdhėn pas asaj medaljeje por unė zgjodha ekipin qė mė ofroi kushte mė tė mira\"- shprehet Prizreni. Atje i krijuan kushte mjaft opitmale madje ndjehej shumė mirė me miqtė e rinj qė kishte njohur. Pėr dy 2 vjet la Shqipėrinė pėr tė konkurruar pėr ekipin e Nju-Jorkut NYAC, dhe mekėtė ekip u shpall fitues i medaljes sė artė edhe tė turneut Dave Schultz (tuneru mė prestigjoz i mundjes nė Amerikė) tė dy viteve qė do pasonin. Por edhe pse atje i kishte tė gjitha i mungonte ajo pėr tė cilėn ai i ishte pėrkushtuar gjithė jetėn sportit: ėndrra e madhe pėr tu pėrfaqėsuar nė olimpiadė. Kėshtu pas dy vjetėsh nė Anmerikė ai u kthye nė Shqipėri me synimin e vetėm pėr tė qenė pjesė e ekipit kombėtar shqiptar tė mundjes qė do tė pėrfaqėsohej nė sfidat kualifikuese pėr nė Pekin, aty ku zhvillohen dhe Lojėrat Olimpike tė 2008-ės. Arsyeja e kthimit tė tij nė fakt kishte tė bėnte me karrierėn e vetė sportistit. Ekipi njujorkez, ku ia stėrvitej, nuk i krijonte dot mundėsinė pėr t\'u pėrfaqėsuar nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, me gjithė kėmbėnguljen e tij. Synimi kryesor nė karrierėn e tij ishte pikėrisht kualifikimi nė olimpiadėn e rradhės, kėsisoj Shqipėria ishte i vetmi vend qė mund t\'ia plotėsonte ėndrrėn e madhe. Pėr kėtė arsye veshi sėrish fanellėn kuqezi dhe nė Kampionatin Botėror u ngjit nė podin e fituesit tė medaljes sė bronzit nėn ngjyrat tona kombėtar. Nė fakt ai mendoi se do tė gjente nė kėtė rikthim tė tij tė njėjtat kushte stėvritore dhe mbėshtetje financiare qė kishte pasur dhe nė Amerikė, por jo gjithēka doli si e priste. Pro pavarėsisht vėshtirėsive pėr asnjė moment ai nuk ėshtė penduar pėr zgjedhjen qė ka bėrė. Sahit Prizreni tashmė ėshtė veshur kuqezi dhe pėrveēse se ėshtė pjesė e ekipit tonė olimpik nė Lojėrat Olimpike \"Pekin 2008\", mundėsi kjo qė nuk ia ofroi dot Amerika e largėt ai ėshtė dhe flamurmbajtėsi ynė nė Pekin. Pėr herė tė dytė nė Olimpiadė Nė Lojėrat Olimpike \"Athina 2004\" kishte qenė shumė pranė kualifikimit, por nuk arriti dot. Gjithsesi mundėsi i stilit tė lirė pėrfaqėsimin e tij tė parė nė njė olimpiadė e ka pikėrisht nė Lojėrat e Athinės atje ku atij iu akordua njė ftesė e veēantė si sportisti mė i mirė kombėtar nga Federata Botėrore e Mundjes (FILA). Nė Athinė ai u klasifikua nė vendin e 17-tė mes 50 sportistėve konkurrues nė peshėn e tij. Por qė atėherė kishte vendosur qė nė lojėrat e ardhshme do tė synonte kualifikimin. \"Realizova dy dėshira nė njė herė: medalje nė botėror dhe kualfikimin nė olimpiadė\"- thotė Prizreni. Botėrori i vėshtirė olimpiada sfidė e vėrtetė Ai i njeh nga afėr kundėrshtarėt e tij nė Lojėrat Olimpike \"Pekin 2008\". Pjesėn mė tė madhe e takoi nė Kampionatin Botėror. \"Pjesėn kryesore tė rivalėve tė mi nė olimpiadė i kam takuar nė Kampionatin Botėror. Sigurisht qė nuk jam ndehsur me tė gjithė por njė pjesė tė mirė e njoh edhe ne tapet. Tė gjithė sportistėt e peshės ku unė konkurroj janė shumė tė pėrgatitur dhe tė gjithė nė olimpiadė kanė ardhur pėr tė fituar. Si rival tė fortė nė peshėn time do tė shihja bullgarin Anatoli Guidea, i cili u shpall dhe nėnkampion bote nė Kampionatin Botėror. Unė e humba takimim me tė nė Botėror dhe them me bindje se ai takim ishte njė nga ndeshjet mė tė bukura qė kam zhvilluar por shpresoj qė nė olimpiadė tė jem unė fituesi.\"- shprehet Prizreni. Nė botėror konkurrentėt e tij shkonin nė 43 por nė olimpiadė sigsursht qė do jenė shumė mė shumė. Prizreni sheh sirivalė tė tij edhe nė olimpiadėn e Pekinit kampionin e botės nė fuqi rusin Mavlet Batirov, nėnkampionin bullgarin Anatoli Guidea, kirgistanezin Bazar Bazarguruev, turkun Tevfik Odabasi, rusin Mourad Ramazanov...etj?. \"Oh janė shumė- shprehet ai teksa i pėrmend- ajo qė dua tė them ėshtė se Lojėrat Olimpike \"Pekin 2008\" do tė jenė sfida e vėrtetė e imja.\" Ajo qė e tremb mė shumė gjykimi Raporti i tij me gjyqtarėt asnjėherė nuk ka qenė ashtu si ai do tė kishte dashur tė ishte. \"Mund tė them se nė mė tė shumtėn e rasteve nė karrierėn time fati mė shumė ka qenė kundėr meje se me mua. Jo vetėm fati qė ėshtė kundėr, por edhe gjyqtaria. Shpesh nė takimet e mia mė ėshtė dashur qė tė dominoj tėrėsisht vetėm pėr tė bindur gjyqtarinė pėr fitoren. Sepse sporti i mundjes pėrveēse ėshtė njė sport qė kėrkon pėrgatitije tė lartė fizike kėrkon dhe pak fat. Bėhet fjalė pėr shortin qė tė bie. Mund tė ndodhė qė qysh nė takimin tėnd tė parė tė tė bie si kundėrshtar njė kampion bote apo kampion olimpik dhe kėshtu tė priten krahėt qė nė fillim. Por mund tė ndodhe qė pavarėsisht se ti je ke njė epėrsi tė vogėl, gjyqtaria duke tė paragjykuar si spotist qė vjen nga njė vend i vogėl dhe pėrballė teje ėshtė njė sportist qė ka mbi supe titullin kampion bote apo kampion olimpik ia jep fitoren rivalit tėnd. Kjo ėshtė ajo qė mė trembe mė shumė. Por besoj se nė Olimpiadė ėshtė disi mė ndryshe dhe aq mė shumė qė unė kėsaj rradhe shkoj me kualifikim direkt dhe me medaljen e bronzit nė Botėror tė varur nė qafė\"- pėrfundon Sahit Prizreni. Sahit Prizreni Datėlindja 23.02.1983 Vendlindja Kukės Sporti Mundje (stil i lirė) Gjatėsia 165 cm Pesha 62kg Rezultatet: Pjesėmarrės nė Lojėrat Olimpike \"Athina 2004\". 2005 - Medalje nė turneu ndėrkombėtar \"Dave Schultz\", SHBA 2006 - Medalje bronzi Arizona SHBA 2007 - Medalje ari nė turneun \"Dave Schultz\" Kolorado SHBA 2007 - Medalje bronzi nė Kampionatin Botėror tė Mundjes Baku Azerbajxhan Pjesėmarrja nė \"Pekin 2008\": Me kualifikim i 3-ti nė Kampionatin Botėror Baku Azerbajxhan Objektivi nė \"Pekin 2008\": Klasifikim nė 5-shen mė tė mirė tė peshės 60kg nė olimpiadė