Bledar Kuka - Ka qenė njė trajner i piketuar pėr tu bėrė i rėndėsishėm. Edhe pamja e tij e jashtme tregon inteligjencė dhe ambicie. Tepėr i ri bėri gjėra shumė tė mira me Varteksin e Varazhdinit (e mbani mend, eliminoi Dinamon nga Kupa UEFA), duke ndėrtuar njė skuadėr shumė tė mirė. Por klubi ia shiti lojtarėt kryesorė dhe njė sezon mė vonė u eliminua nga Tirana nė turin e parė eliminator tė Kupės UEFA.
Tek Rijeka u prit tė bėnte shumė, gjė qė fazėn e parė tė sezonit tė kaluar e kishte krejt pėr vijė, por jo mė nė vazhdim. Nė fazėn e dytė, nė vend tė pozicionit tė nėnkampiones pas Dinamos sė paprekshme, Rijeka mezi arriti tė kualifikohej pėr nė Kupėn modeste tė Intertotos. Aty ku u eliminua qė nė turin e parė nga shqiptarėt e Maqedonisė sė Renovės dhe ky ishte fundit. Stoli i tij u lėkund dhe ai u largua.
Ish-zėvendės trajneri i Tiranės dhe ish-kampion i Shqipėrisė si trajner nė minifutboll me Ali Demin , Ardian Mema, e vlerėson shumė Daliēin. Nuk ėshtė se e njoh shumė, - thotė Ardi, - por mė ka bėrė pėrshtypje ekipi qė kishte krijuar tek Varteksi. Ata kishin ekip shumė tė ri, mė i madhi nė moshė ishte 22 vjeē, por luanin shumė mirė futboll. Luanin nė bllok, siē ėshtė futbolli modern. Mema qesh dhe thotė se Tirana qė luajti atė sezon me Varteksin (mė 2006) ishte mė e pjekur dhe i eliminoi me meritė, por shton se pas dy vjetėsh, shko e rrihe sėrish atė ekip, nuk mundesh mė.
Daliēi, edhe tek Rijeka, por edhe tek Dinamo mban nė xhep planin e tij. Unė nuk jam vetėm trajner, - shprehet ai, - por edhe menaxher, pėr tė zgjedhur lojtarėt. Njė tip trajneri si nė Angli, apo siē e quajnė nė ishull, menaxher. Natyrisht, kur vjen puna pėr kontratat, kėto bėhen me presidentin, sepse ai i di mundėsitė financiare, por detyra ime ėshtė tė gjej lojtarėt.
Sidoqoftė, karakteristika e tij kryesore nuk ėshtė gjetja e lojtarėve, por mėnyra sesi e stėrvit ekipin. Sapo mori drejtimin e Rijekės, nė fillim tė sezonit tė kaluar, dhe gazetarėt i bėnė kėtė pyetje: Duke parė stėrvitjen tuaj, vihet re se merreni shumė me lojėn me top, por a nuk iu prish punė nė pėrgatitjen fizike?. Dhe Daliē, pėrgjigjet sipas filozofisė sė tij: Vizioni im i futbollit ėshtė qė tė luajmė nėpėrmjet kombinimeve, qė tė mos ketė shkėputje tė lojės. Nėse stėrvitemi me top dhe me kombinime, nė kėtė mėnyrė, marrim edhe ngarkesėn fizike.
Njė filozofi tė tillė e ka edhe Zhoze Murinjo, trajneri i Interit dhe ish-bosi aq shumė i diskutuar i Ēelsit tė Londrės. Ngarkesa fizike merret mė shumė nėpėrmjet stėrvitjes me top, - thotė portugezi.
I guximshėm nga goja
Pranon pėrgjegjėsinė, por edhe nuk i rri goja pa folur. Nė njė moment tė caktuar, kur Varteksi po ecte shumė dobėt nė kampionat, Zllatko dha dorėheqjen, qė nuk iu pranua. Jam pėrgjegjės pėr dobėsinė e Varteksit, - u shpreh ai, - por ama e dhashė dorėheqjen qė drejtuesit e klubit nuk e pranuan. Ndėrsa kur u eliminua nga Tirana nė Kupėn UEFA, nuk mund tė rrinte pa sulmuar.
Futbolli nė Kroaci ėshtė katastrofė, - ishte agresiv, - kudo investohet mė shumė kurse unė duhej tė luaja me fėmijė nė Europė. Ndaj Tiranės pata 8 lojtarė 19-20 vjeē nė ekip, na mungon pėrvoja. Sidoqoftė nuk mund tė mos pranoj se Tirana ishte mė e mirė se ne, - tregoi Daliēi sinqeritetin e tij.
|