Vllaznia-Napoli, ndeshja e turit tė dytė eliminator tė Kupės UEFA, pėrpara se tė nisė aktin e saj tė parė nė Loro Boriēi, po luhet fort me deklarata, ku protagonistė nė mediat italiane janė edhe lojtarėt mė tė njohur shqiptar tė Serisė A.
Pas Igli Tares, tashmė nė rolin e drejtorit teknik tė Lacios, ishte sulmuesi i Kievos, Erion Bogdani, i cili foli pėr sfidėn e shumėpritur nė ambientin futbollistik shqiptar, gjatė njė ndėrhyrjeje telefonike pėr emisionin Radio Goal, tė radios sė njohur Kiss Kiss Napoli.
Napoli do ta kalojė me siguri turin e parė tė Kupės UEFA (tė dytin nė fakt), Vllaznia nuk do ti shqetėsojė axurrėt. Ekipi shqiptar ėshtė njė skuadėr e re. Njoh disa elementė, por Napoli ėshtė pėrballė njė skuadėrze. Publiku ėshtė i apasionuar dhe i ngrohtė dhe tė bėn tė ndjesh nxehtėsinė e tij pėr 90 minuta. Bashkėkombėsit e mi do tė bėjnė luftojnė fort, kjo ėshtė arma e tyre mė e fortė, - thotė Bogdani.
Sulmuesi shqiptar flet edhe pėr Rinaudo, lojtarin e Napolit. Ėshtė njė lojtar cilėsor, kam luajtur me tė si te Salerno ashtu dhe te Siena, dhe me kėto dy skuadra ka dėshmuar cilėsitė e tij.
Er Bomber, pėr tė cilin flitet se ekzitojnė pistat britanike Ispuiē Toun e Kuins Park Renxhėrs (QPR), shėnoi gol nė miqėsoren e fundit kundėr QPR-sė sė Briatores.
Miqėsoret shėrbejnė pėr tė gjetur bashkėpunimin e duhur me shokėt dhe tė rritesh. Objektivi im me Kievon kėtė vit ėshtė tė bėj gola tė rėndėsishėm dhe decizivė pėr shpėtimin e skuadrės. |