Slishkoviē, stėrvitje si Murinjo; Kovaēiē provon tredhėmbėshin; Daliē vendos skuadrėn nė regjim kazermė. Tė duket sikur lexon titujt e gazetave sportive kroate, por nė tė vėrtetė janė titujt e tė pėrditshmeve sportive shqiptare.
Kjo pėr faktin se tre trajnerėt kroatė punojnė nė Shqipėri. Bllazhe Slishkoviē te Tirana, Sllavko Kovaēiē te Flamurtari e Zllatko Daliē te Dinamo.
Nėse dje rregullisht kemi folur vazhdimisht pėr njė derbi Starova-Lika, dy trajnerė tė shkollės sė kuqe, por i pari te Teuta e tjetri te Partizani, apo pėr njė pėrplasje trajnerėsh blu: Canaj (tashmė te Vllaznia) e Sejdini (aktualisht te Bylis), tani do tė flasim pėr sfida kroatėsh nė kampionatin shqiptar: Daliē (Dinamo) vs. Slishkoviē (Tirana), njė sfidė qė pėrball kampionėt nė fuqi me rekordmenėt shqiptarė.
Asnjėri prej tė dyve nuk i ka dhėnė njė titull bankinave qė ata do tė drejtojnė, pasi janė nė debutimin e tyre tė parė nė Shqipėri, por pikėrisht pėr kėtė arsye sfida e javės sė 7-tė pėrveē pėrplasjes sė dy gjigantėve shqiptarė, do tė jetė sė pari njė pėrplasje brirėsh tė dy teknikėve ambiciozė kroatė, ndėr mė tė paguarit nė Shqipėri.
Jam i bindur se fitoj unė, - thotė gjatė njė interviste pėr Albania-Sport.com trajneri i Dinamos, Zllatko Daliē, trajneri i tretė kroat te Dinamo dhe i shtati i huaj qė nga viti 2002, pas Aurel Cikleanu (rumun), Pedro Pablo Paskuli (argjentinas), Ramon Kabrero (argjentinas), Marselo Havier Zuleta (argjentinas), Luka Bonaēiē (kroat), Ivan Kataliniē (kroat).
Nėse Bonaēiē kishte nofkėn Diktatori i hekurt; Kataliniē, Ivani i tmershėm, Zllatko Daliē shumė mė i butė, duket se po fiton nofkėn Murinjo kroat, tė paktėn pėr ato shumėllojshmėri stėrvitjeje qė po aplikon me Dinamon nė prag tė Kampionatit tė 70-tė Kombėtar, njė sezon qė pėr herė tė parė do tė ketė tre kroatė nė drejtimin e skuadrave shqiptare: njė me mjekėr (Slishkoviēin), njė me mustaqe (Kovaēiēin) dhe njė gjithmonė tė rruar taze (Daliēin).
Karriera futbollistike e Daliēit ka nisur nėn drejtimin e njė ish-trajneri tė Dinamos, Ivan Kataliniēit, kur tė dy ishin te Hajduku i Splitit, teksa mė vonė kanė punuar edhe si kolegė, Kataliniē trajner e Daliē, ndihmėsi i tij. Hapat e para tė trajningut i kam mėsuar nga ai, -thotė Daliē.
* * *
Zllatko Daliē, keni drejtuar Varteksin e Varazhdinit nė dy ndeshje ndėrkombėtare kundėr Dinamos (njė humbje 2-1 nė Tiranė, njė fitore 4-1 nė Kroaci), Tani jeni pikėrisht trajneri i Dinamos, nė aventurėn tuaj tė parė si trajner i njė ekipi shqiptar
- Presidenti i Dinamos, (Besnik) Sulaj, mė ftoi tė merrja drejtimin e skuadrės. Duke vlerėsuar atė edhe si njė mik, kjo edhe pėr raportet qė kemi pasur nė kėto dy vitet e fundit, vendosa tė drejtoja ekipin.
Besoj se e keni ditur faktin, qė paraardhėsit tuaj kroatė, Luka Bonaēiē e Ivan Kataliniē, e patėn shumė tė shkurtėr jetėn te Dinamo. A nuk pėrbėn njė rrezik pėrsėritja edhe me ju?
- Tė dy trajnerėt, si Luka Bonaēiē ashtu Kataliniē, kanė qenė trajnerėt e mij, kur unė kam qenė lojtar. Pėr Lukėn, dua tė them se ka pasur njė marrėveshje pėr tu larguar nga Dinamo, jo se e ka larguar me presidentin (Sulaj). Ivan Kataliniēi, mesa kam dėgjuar nuk ka pasur rezultate tė mira. Por, sipas mendimit tim, qė tė dy janė trajnerė tė njė klasi shumė tė mirė. Ne trajnerėt e kemi jetėn gjithmonė nė varėsi tė rezultateve.
Nė Shqipėri po ndihet gjithmonė e mė fortė aroma e shkollės kroate tė trajnerėve. Daliē ėshtė trajneri i tretė kroat, qė do tė drejtojė njė ekip tė Superligės, pas Kovaēiēit te Flamurtari e Slishkoviēit te Dinamo. Sa e ndjen rival veten Daliē me tė dy?
- Dua tė theksoj se sė pari duhet tė ndėrtojmė e tė ruajmė marrėdhėnie tė mira kolegesh midis nesh, korrekte e sportive. Ne mundemi vetėm tė mėsojmė nga njėri-tjetri. Ėshtė gjė e bukur qė nė Shqipėri tė jenė tre trajnerė kroatė. Futbolli kroat ka njė nivel shumė tė lartė nė drejtim nė Europė dhe nė botė. Janė tė mirėpritur dhe tė pranuar. Secili prej nesh duhet tė punojė fort pėr tė treguar vlerat e tij nė njė kampionat tė vėshtirė si Shqipėria dhe tė ketė rezultate.
Keni parė Dinamon nė tė dyja ndeshjet e Ligės sė Kampioneve, madje nė tė dytėn, keni qenė ju qė keni dhėnė udhėzimet jashtė fushės. Prej gati njė jave drejtoni zyrtarisht Dinamon, teksa keni aplikuar njė sistem me tre sulmues (4-3-3) nė Zenica. A e ka Dinamo skuadrėn pėr tė kėtė ndryshim?
- E kam thėnė disa herė se Dinamo ka mbetur pa shtatė-tetė lojtarė nga ata, qė e shpallėn skuadrėn kampione. Tashmė nuk ėshtė i njėjti ekip. Pejiē, Bodrusiē, Abraham, Vinēetiē janė larguar dhe pėr ti zėvendėsuar ata, duhen lojtarė tė paktėn tė njėjtit nivel. Lojtarėt qė janė aktualisht te Dinamo nuk janė tė mjaftueshėm pėr tė realizuar atė qė mendojmė si staf. Duhen marrė patjetėr disa pėrforcime.
Ju keni sjellė me vete dy lojtarė, sulmuesin Petriēeviē dhe mesfushorin Ramadani. A janė ata nė gjendje tė ndihmojnė Dinamon pėr tė luajtur nė nivele tė larta?
- Po. Unė i njoh mirė ata, kanė luajtur nė Ligėn e parė kroate. Unė jam i bindur se ata dy i zėvendėsojnė denjėsisht si Pejiēin ashtu dhe Bodrusiēin. Tė dy e kanė shansin pėr ta treguar veten.
Sfida juaj e parė kundėr njė trajneri kroat ėshtė ajo kundėr Bllazhe Slishkoviēit tė Tiranės (java 7). Kush do ta fitojė takimin midis jush?
- Kur unė kam filluar karrierėn futbollistike te Hajduku, Bllazhe konsiderohej si lojtari mė i mirė nė ekip. Bashkė kemi luajtur nė njė ekip, dhe sė bashku kemi dhėnė provimet pėr tu bėrė trajner. Bllazh Slishkoviēi ka pasur rezultate shumė tė mėdha e ka arritur tė jetė edhe trajner i Kombėtares sė Bosnjės (Hercegovinės). Besoj se do tė jetė njė konkurrencė shumė e madhe midis nesh, por dhe midis Dinamos e Tiranės. Unė do tė bėj gjithēka dhe jam optimist se do ta fitojė takimin me Tiranėn e Slishkoviēin.
SFIDAT KROATE NE SUPERLIGE
Java 5 dhe 16
Tirana (Slishkoviē)-Flamurtari (Kovaēiē)
Java 7 dhe 18
Tirana (Slishkoviē)-Dinamo (Daliē)
Java 10 e 21
Dinamo (Daliē)- Flamurtari (Kovaēiē)
Skeda: Zllatko Daliē
Datėlindja: 26.10.1966
Vėndlindja: Livno, Bosnjė-Hercegovinė
Kombėsia: kroate
Karriera si trajner
HNK Rijeka
NK Varteks
Kroacia U-21
Dinamo
Stafi teknik i Dinamos
Trajner: Zlatko Daliē
Ndihmėstrajner: Artan Mėrgjyshi
Pėrgatitiės atletik: Frane Leko
Trajner portierėsh: Ilir Bozhiqi
Pėrkthyes Idriz Sulejmani
Trajnerėt e huaj tė Dinamos
Aurel Cikleaunu (rumun)
Pedro Pablo Paskuli (argjentinas)
Ramon Kabrero (argjentinas)
Marselo Havier Zuleta (argjentinas)
Luka Bonaēiē (kroat)
Ivan Kataliniē (kroat)
Zllatko Daliē (kroat)
|