Napoli, ēfarė fati: peshkojnė shqiptarėt. Ky ishte titulli i gazetės italiane Corriere del Mezzogiorno pas hedhjes sė shortit tė turit tė dytė tė Kupės UEFA.
Njė short qė i ka bėrė tė qeshė me 32 dhėmbėt e tij drejtorin e pėrgjithshėm tė Napolit, Pierpaolo Marino, i cili ishte i pranishėm nė selinė e UEFA-s nė Nion, - vazhdon gazeta italiane nė versionin e saj online.
Ėshtė e qartė qė shqiptarėt janė mė tė pranueshėm sesa grekėt Panionos, tė mundur tashmė (nė Kupėn Intertoto), dhe mė tė lehtė se Hajduku i Splitit, qė nga ana e tyre do tė pėrballen me spanjollėt e Deportivo La Korunjės, - shkruan gazeta italiane. Napoli ishte koka e sėrisė sė Grupit dhe i kishte shmangur nė fakt, qysh nė short spanjollėt, por nga ana tjetėr rrezikonte tė pėrballej me kroatėt e Hajdukut tė Splitit, por edhe me izraelitėt e Makabit.
Mediat italiane kanė dhėnė njė informacion tė hollėsishėm mbi historinė futbollistike tė Vllaznisė, madje kanė numėruar nė detaje, jo vetėm trofetė e saj, por edhe bilancin e ndeshjeve ndėrkombėtare tė klubit shqiptar: 30 ndeshje, 9 fitore, 2 barazime dhe 19 humbje.
Takimi i parė do tė luhet nė Shkodėr, mė 14 gusht, ndėrsa i kthimit nė Napoli, mė 28 gusht nė Sao Paolo. Nėse Napoli apo Vllaznia do tė kalojėn turin e dytė eliminator, do tė bėjnė pjesė nė turin e parė tė vėrtete tė UEFA, ndeshje qė do tė luhen, mė 20 shtator dhe 24 tetor.
Shorti ishte i pafat pėr ne? E pėrse? Pėrkundrazi jeni me fat se do tė shohim njė qytet tė mrekulllueshėm si Napoli, ėshtė njė ėndėrr pėr tė gjithė shqiptarėt tė vizitojnė Italinė, - citon gazeta deklarimet e Ardian Zaganjorit, drejtorit sportiv tė Vllaznisė.
Nė fushė do tė japim maksimumin dhe do tė provojmė tė kalojmė turin. Jemi tė kėnaqur, - shton Zaganjori, - tė pėrballemi me njė ekip italian, i ftojė tifozėt e Napolit tė vijnė nė Shkodėr pėr ndeshjen e ardhjes. Do tė jetė njė festė sportive. Tifozėt tanė? Sigurisht qė do tė jenė nė stadium tė paktėn mbi dhjetė mijė tifozė.
Jemi duke kryer njė punė tė mirė, besojmė se jemi njė skuadėr e mirė, kemi nė skuadėr 2-3 lojtarė tė Kombėtares shqiptare. Ndeshja do tė jetė e vėshtirė, por interesante. Mendojmė se do tė jemi tė pėrgatitur pėr tė luajtur kundėr njė skuadre tė fortė.
Ėshtė hera e parė qė Napoli e Vllaznia pėrballen nė njė ndeshje zyrtare midis tyre. Partenopei-t (nofka e Napolit) do tė pėrballen pėr herė tė parė me njė skuadėr shqiptare, ashtu si Vllaznia me njė skaudėr italiane.
Vllaznia e filloi aventurėn e saj nė Kupėn UEFA 2008-2009, duke u nisur nga turi i parė eliminator, duke eliminuar Koperin, falė fitores nė transfertė 2-1 dhe barazimit nė shtėpi 0-0 nė ndeshjen e kthimit.
|