Fatmir Bytyēi (Prishtinė, 1 gusht) - Ylli i futbollit shqiptar, Lorik Cana, edhe njė herė ka ndihmuar futbollin e Kosovės. Federata e Futbollit e Kosovės para ndeshjes Kosova-Yjet qė u zhvillua mė 14 qershor, ka pranuar nga Agim Cana ish -futbollisti i brezit tė artė tė Prishtinės dhe i biri i tij Lorik Cana anėtar i Kombėtares shqiptare dhe i Marseille pajisje sportive pėr Pėrfaqėsuesen e Kosovės. Ndėrsa kėto ditė sėrish Lorik Cana nė adresė tė FFK-sė ka dėrguar pajisje sportive pėr Pėrfaqėsuesen e Kosovės (4 komplete x20=80 fanella, brekė, ēorapė e mbrojtėse) si dhe 10 topa tė lojės tė cilėsisė sė lartė, ėshtė thėnė nga zėdhėnėsi i FFK-sė, Fazli Berisha. Ai ka shtuar se FFK-ja falėnderon z. Agim Cana dhe Lorik Canėn pėr kėtė mbėshtetje qė po i japin Pėrfaqėsues sė Kosovės, e cila ka nevojė pėr mbėshtetje tė gjithanshme. |