Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
45 minutat, qė i sollėn kontratėn Jahmir Hykės

Jahmir Hykės i mjaftuan 45 minuta, pėr tė lėnė njė pėrshtypje qė tė merr mendjen, dhe tashmė ndodhet me Mainz 05 nė fazėn pėrgatitore nė Herzlake duke u djersitur e bėrė gati pėr tė treguar cilėsitė e tij nė Ligėn e dytė gjermane. “Falė Zotit gjatė kėsaj kohe ka ndodhur gjithēka pėr mua”, - thotė shqiptari 20-vjeēar. “Driblime, pasa perfekt. Po, ishte njė debutim i mirė pėr mua”,- kujton mesfushori trupvogėl, vetėm 1.68 metra. Hyka tregoi aftėsi tė mrekullueshme nė ndeshjen miqėsore kundėr pjesėmarrėses nė finalet e Kampionatit Europian nė stadiumin “An der Kreuzeiche” nė Reutlingen nė humbjen 0-1 tė Shqipėrisė, kur me ndėryrjet e tij tė shpejta dhe me shkathtėsinė e tij pėr tė zotėruar topin, duke bindur menaxherėt e pranishėm, por para sė gjithash vėzhguesit e skuadrave tė Bundesligės sė dytė gjermane, pėrkatėsisht Mainz 05, Frajburgut dhe TSV 1860 Mynchen. Nga klubi i Maincit ishte i pranishėm trajneri i portierėve, Stefan Kuhnert. “Ai mė bėri pėrshtypje mua para sė gjithash, ato qė ia bėri me mbrojtėsin mė tė mirė tė djathtė polak”, - citohet Kuhnert nga gazeta gjermane “Allgemeine Zeitung”. Kush e sid, ndoshta Hyka shfrytėzon nė javėt e ardhshme shansin, qė tekniku mund t’i japė atij pas pezullimit tė Elkin Sotos deri mė 14 shtator. Ndoshta e fillon ai rrugėn e tij nga zero tė njėqindta. Trajneri Jorn Adersen thotė me sytė qė i shkėlqejnė: “Hyka ėshtė njė tip. I njėllojtė si futbollisti i Mėnshenglabahut, Marko Marin. Pėr lojtarė tė tillė kemi nevojė ne nė Gjermani”. Marin kishte tė gjithė bazėn pėr njė lojė tė shpejtė dhe plot ide, aq sa tėrhoqi edhe vėmendjne e trajnerit tė Kombėtares gjermane Johakim Lėv pėr finalet e Kampionatit Europian. Andersen thotė: “Jahmiri mėson ditė pas dite. Ai nuk ka tė njėjtin mentalitet, qė unė e kam parė te shqiptarėt e tjerė”. Detyrat mbrojtėse duket nuk janė pėr tė, por Andersen shton: “Jahmiri nuk ėshtė tipi pėr duele fizike, por ai megjithatė ai nuk i shmang dyluftimet”. Hyka ėshtė para sė gjithash njė profesionist. Ai ėshtė njė anglishtfolės shumė i mirė. “Dinamo e Zagrebit dėshironte tė mė angazjonte menjėherė pas ndeshjes testuese (me Poloninė). Por unė dėshiroja fillimisht tė njihesha me ofertėn e tyrė”, - thotė Hyka pėr gazetėn gjermane. Menaxheri i TSV 1860 Munchen e ēoi atė nė “Alianz Arena”, ndėrkohė qė menaxheri i Mainc 05, Kristian Heidel piu mė tė njė kafe nė Mainc. “Unė u kisha thėnė atyre, qė unė do tė pranoja ofertėn mė tė mirė. Kjo ėshtė e gjitha nė kėtė ēėshtje”. Nga ana tjetėr i ai ishte i informuar nga kolegėt e tij nė ekipin kombėtar, Ervin Skela (Energie Kotbus), Altin Lala (Hanover 96) dhe Edmond Kapllani (Karlsruhe) mbi ekipet gjermane. Frajburg kėrkonte me shpejtėsi ta bėnte tė vetin, por dhe TSV Munih e humbi pėr pak atė. Jahmir Hyka nuk ka asnjė problem me stėrvitjen, edhe pse ajo ėshtė shumė e rėndė pėr tė, siē e pranon ai vetė. Nė sezonin e tij tė fundit te Tirana, ai ishte i lirė nė detyrat taktike, njė lloj shefi nė mesfushėn qendrore. “Loja atje (nė Shqipėri) nuk ishte aq e shpejtė dhe intensive, kaq fizike si nė Gjermani”, - thotė ai. Lojtari i ri i Maincit nė vitin 2006 ishte pjesė e Rozernborgut, ku drejtor i pėrgjithshėm ishte Rune Bratseth, njė ish-lojtari i Bundesligės. Por Hyka nuk mundi tė vazhdonte atje, pasi nė ekipin norvegjez lejoheshin vetėm tre lojtarė jo-europianė, ndėrkohė qė Hyka kishte vetėm njė vizė turistike. Gjatė asaj kohe ai nuk arriti dot tė ishte nė formacionin bazė, ndėrkohė qė mė pas u detyrua tė linte dhe vendin. Megjithatė ajo kohė i vlejti diēka shqiptarit tė ri. Nga njėra anė ai mėsonte shumė mirė anglisht, nga ana tjetėr e rriti atė nga ana futbollistike. “Unė mėsova si tė luaja nė skemėn 4-3-3 si gjysmėsulmues i majtė, pasi mė parė kisha luajtur si mesfushor nė skemėn 4-4-2. Por pata mundėsinė tė provohesha edhe nė rolin e njė mbrojtėsi shkatėrrues”, - thotė Hyka. Kundėr kundėrshtarėve ė fortė. Kėshtu qė 57-kilėshi Jahmir Hyka atje nė Herzlake, nuk i largohet as presionit tė shtypit. Jahmir Hyka jeton qė nga mosha 17-vjeē ėndrrėn e tij. “Fillimi natyrisht qė ėshtė i vėshtirė, tė jesh larg familjes e miqve”. Pas kohės nė Norvegji ai kaloi te Olimpiakos i Pireut nė Greqi. Por edhe atje nuk arriti tė nėnshkruante njė kontratė. Nė Greqi ai njohu sulmuesin e Mainc 05, Feliks Borja. Ish-trajneri i Kombėtares, Oto Bariē, e mori nė pėrfaqėsuesen shiptare. “Pėr kėtė unė duhet ta falėnderoj atė. Nė Shqipėri bazohen mė shumė te lojtarėt e vjetėr”. Nė ndeshjet kualifikuese tė Kampionatit Europian nė grupin G, ku bėnin pjesė Holanda e Rumania, ai luajti si zėvendėsues nė ndeshjet kundėr Rumanisė e Sllovenisė. “Deri tani unė kam luajtur nė pesė-gjashtė ndeshje, pėrfshirė edhe ato miqėsore”, - thotė ai. Trajneri i ri i Shqipėrisė ėshtė Ari Han. Pėr momentin mendimet e Jahmir Hykės janė vetėm te Mainci. “Ne kemi kėtu lojtarė mesfushorė shumė tė mirė”, - thotė 20-vjeēari. “Do tė jetė shumė e vėshtirė te futem nė 11-shin e parė”. Por, me pezullimin e Elkin Sotos, dera hapet pėr tė pak mė e gjėrė. Deri nė fundjavė nuk e dinte shqiptari pėr fatin e keq tė konkurrentit tė tij. “Soto nuk ka pasur shumė fat te Mainci”, - thotė ai. “Ndoshta Hyka ka mė shumė’, - pėrfundon shkrimi i “Allgemeine Zeitung”.