Jetmir Halilaj (Panorama Sport)
Temperaturat nė kėto ditė tė nxehta tė korrikut korrespondojnė edhe me klimėn nė tė cilėn ndodhet merkatoja e futbollistėve. Vorbulla e kėsaj tė fundit nuk ka lėnė pa pėrfshirė as lojtarėt e Kombėtares shqiptare, njė pjesė e mirė e tė cilėve janė nė qendėr tė vėmendjes tė disa klubeve tė rėndėsishme nė arenėn evropiane.
Sulmi- Ashtu siē ka ndodhur shpesh nė vitet e fundit, Erjon Bogdani, qendėrsulmuesi i pėrfaqėsueses shqiptare, ėshtė nė lupėn e disa skuadrave italiane. E ardhmja e tij te Kievo duket e pasigurt, megjithėse drejtuesit e klubit venet kanė thėnė se dėshirojnė ta mbajnė. Pėrveē tij, edhe Hamdi Salihi mund tė ndryshojė ekip deri nė 31 gusht, afat kur mbyllet zyrtarisht merkatoja verore. Lojtari ka shprehur dėshirėn pėr tė kaluar nė njė klub tė madh dhe nėse shėnon sėrish nė javėt e ardhshme me Riedin, atėherė mund tė transferohet nė kampionatin gjerman. Pėr tė kanė shfaqur interes dy klube tė Bundesligės 2 dhe njė klub i Bundesligės 1 gjermane. Ndėrkohė qė edhe Udineze e pėlqen sulmuesin e pėrfaqėsueses shqiptare.
Mesfusha- Lorik Cana deklaroi pak kohė mė parė se dėshiron tė qėndrojė te Marseja, por nėse ndonjė klub si Arsenali, apo Reali i Madridit (e vėzhgojnė futbollistin prej njė viti) do ti bėnin ndonjė ofertė tė majme atij dhe Marsejės, ka pak gjasa qė ai tė qėndrojė nė kampionatin francez. Pėr yllin e pėrfaqėsueses shqiptare interesohen edhe Roma, Napoli dhe Evertoni. Ervin Skela gjithashtu ka marrė njė ofertė zyrtare nga klubi izraelit i Makabi Netanjas. Kjo skuadėr drejtohet nga gjermani i njohur Lotar Mateus dhe ky i fundit ka miratuar propozimin e drejtuesve pėr ti bėrė ofertė fantazistit qė luan te Kotbusi. Ervin Bulkut, mesfushorit energjik qė luan te Krivbasi, i skadon kontrata me ukrainasit pas gjashtė muajsh, por nuk do tė ishte ēudi qė ish-futbollisti i Tiranės tė ndryshojė skuadėr, meqenėse pėr tė interesohen klube tė tjera ukrainase, por edhe nga Rusia. Elis Bakaj, talenti i Partizanit, i cili kohėt e fundit ėshtė thirrur rregullisht nė pėrfaqėsuese, mund tė largohet nga tė kuqtė nė drejtim tė Gjermanisė, nėse oferta financiare e klubeve qė e kanė kėrkuar do tė kėnaqė kėrkesat e larta tė krerėve tė klubit tė kuq.
Mbrojtja- Dyshja kosovare, Dallku e Curri, ėshtė padyshim mė e pėrfolura gjatė kėsaj vere. Pėr dy mbrojtėsit e pėrfaqėsueses interesohen shumė skuadra. Madje, pak kohė mė parė u pėrfolėn edhe Herta e Berlinit dhe Everton. Problemi i tyre ėshtė kontrata qė kanė me klubin ukrainas tė Vorskla Poltavės dhe nėse kjo ēėshtje zgjidhet, atėherė sipas tė gjitha gjasave lojtarėt do tė spostohen nė ndonjė skuadėr gjermane tė Bundesligės 1. Njė tjetėr mbrojtės kuqezi qė mund tė largohet nga skuadra aktuale ėshtė Kristi Vangjeli, i cili sezonin e fundit nuk arriti tė luajė sistematikisht te Aris. Sipas menaxherėve shqiptarė, pėr tė interesohen ekipe gjermane tė Bundesligės 2, por problem ka qenė kėrkesa e lartė e klubit grek pėr kartonin e lojtarit.
Portierėt - Reparti i mbrojtėsve ekstrem ėshtė mė i stabilizuari pėr momentin. Arjan Beqaj u shpall kampion i Qipros me Anorthosis Famagustėn dhe nuk ka ndėrmend tė lėvizė. Isli Hidi nėnshkroi pak ditė mė parė me ekipin qipriot Alqi Larnaka njė kontratė 2-vjeēare dhe tė paktėn pėr kėtė sezon nuk ka gjasa qė tė lėvizė. Ndėrkohė qė Ilion Lika vėshtirė se mund tė largohet kėtė verė nga rusėt e FC Terek Groznit, skuadėr ku ėshtė pėrshtatur mjaft mirė dhe pėr mė tepėr ka pak kohė qė ėshtė transferuar atje.
Tė tjerėt-Andi Lila, qendėrmbrojtėsi i pėrfaqėsueses shqiptare qė aktivizohet te Besa, pėlqehet nga disa skuadra tė huaja. Madje media italiane ka bėrė tė ditur se lojtari po vėzhgohet edhe nga Palermo. Samir Ujkani, portieri i pėrfaqėsueses U-21, mund tė transferohet te Leēe ose te Modena deri mė 31 gusht. Xhevahir Sukaj, sulmuesi i Vllaznisė dhe i pėrfaqėsueses U-21, kėrkohet gjithashtu nga disa klube bullgare dhe nga ekipe tė Bundesligės 2 dhe ka shumė mundėsi qė ai tė ndryshojė ekip gjatė kėsaj vere.
Tė stabilizuarit, ata qė nuk lėvizin
Altin Lala, kapiteni i pėrfaqėsueses shqiptare, tashmė 32 vjeē do tė qėndrojė te Hanoveri, madje sipas tė gjitha gjasave do ta mbyllė nė kėtė skuadėr karrierėn, ku aktivizohet prej 10 sezonesh. Pėr mesfushorėt Klodian Duro e Jahmir Hyka nuk pritet mė asnjė surprizė, sepse sapo kanė nėnshkruar pėr skuadra tė reja. Duro firmosi pėr qipriotėt e Omonias, ndėrsa Hyka firmosi disa javė mė parė pėr gjermanėt e Mainc 05 qė luan nė Bundesligėn 2 gjermane. Besart Berisha, i cili sapo ėshtė rikthyer nė fushė pas njė dėmtimi tė rėndė, nuk ka ndėrmend tė largohet nga anglezėt e Bėrnleit. Edhe sulmuesi Edmond Kapllani nuk ka dėshirė tė largohet nga Karlsruhe, tė paktėn jo kėtė verė. Altin Haxhi ėshtė sistemuar mjaft mirė te Apoel Nikosia, kėshtu qė as ai nuk ka ndėrmend tė ndryshojė skuadėr.
SHIFRA
10 milionė ofroi skuadra e Evertonit pėr mesfushorin e Kombėtares shqiptare, Lorik Cana, por Marseja e refuzoi menjėherė ofertėn e klubit anglez, duke e cilėsuar tė pashitshėm futbollistin.
4 janė lojtarėt e Kombėtares qė kanė ndryshuar skuadėr gjatė kėsaj vere. Bogdani (nga Livorno te Kievo), Hyka (nga Tirana te Mainc 05), Duro (nga Tirana te Omonia) dhe Hidi (nga Krivbas te Alki).
3.5 milionė euro pagoi klubi i Maincit pėr tė marrė shėrbimet e Jahmir Hykės. Kjo ėshtė transferta me shtrenjtė pėr kėtė verė, pėr sa i pėrket lėvizjeve tė futbollistėve shqiptare.
|