Hamdi Salihi ėshtė shndėrruar nė njė killer. Sulmuesi shkodran shėnoi sėrish pėr skuadrėn e tij austriake, SV Ried, duke realizuar golin e vetėm pėr skuadrėn e tij nė humbjen 2-1 nė transfertėn kundėr Matersburgut.
Salihi realizoi nė minutėn e 27-tė.
Ried e mbylli takimin me nėntė lojtarė, duke luajtur pėr gati 50 minuta me dy lojtarė mė pak. Njė prej tė larguarve ishte edhe bomberi shqiptar Hamdi Salihi, i ndėshkuar me karton tė kuq nė minutėn e 42-tė pjesės sė parė. Tri minuta mė parė ishte larguar me karton tė kuq pėr Ried, Burgstaler nė minutėn e 39-tė, duke shkaktuar edhe njė penallti tė shndėrruar nė gol nga Naumovlki. Pėr Matersburg golin e fitores e shėnoi Mėrc, nė minutėn e 86-tė. Pėr Hamdi Salihin goli kundėr Matersburgut ishte i dyti nė dy ndeshjet e para tė Bundesligės austriake pėr kėtė sezon, e njėkohėsiht dhe goli i pestė i sulmuesit tė Kombėtares shqiptare nė shtatė ndeshje kundėr Matersburgut. |