Besa-Grasshopers 0-3 nė Niko Dovana dhe 1-5 rezultati i pėrgjithshėm nė 180 minutat e turit tė dytė tė Kupės Intertoto. Bollėk golash pėr Grasshopersin, fituesin e Kupės Inrertoto tė vitit 2006, e jo pėr Besėn nė aventurėn e saj tė parė nė Kupėn Intetoto. Kėshtu, pas kualifikimit tė merituar kundėr qipriotėve tė Ethnikos Aknas, ėndrra e kavajasve pėr tė realizuar kualifikimin historik nė turin e tretė tė njė kompeticioni europian (e ka arritur vetėm Flamurtari) u shkėrmoq nė mėnyrėn mė tė turpshme brenda 45 minutave tė pjesės sė dytė, kur pėr miqtė realizuan Sabanoviē (55 e 69) dhe Zuber nė minutėn e 86-tė.
Takimi i shumėpritur pėr tifozerinė kavajase (numėr i kėnaqshėm nė Niko Dovana) u zhvillua nė kushte tė temperaturave ekstreme (37 gradė Celsius), teksa sipas rregullores skuadrat bėnė edhe nga njė pushim tė detyruar dy minutėsh nė harkun e 45 minutave (nė minutėn e 22 tė ēdo pjese).
Besa prodhoi shumė pak nė fushė, duke vuajtur edhe mungesėn e njė sulmuesi me pėrvojė si Artim Shaqiri, i cili nuk ishte i pranishėm nė kėtė takim, pasi shqiptaro-maqedonas ka nėnshkruar kohė mė parė njė kontratė nė njė klub Azerbajxhan, pėr tė cilin do tė luajė edhe Ramadani. Besa e nisi jo mirė takimin, duke i dhėnė mundėsi miqve qė nė nė minutėn e 5-tė, mund tė shėnonin. Argjentinasi i Grasshopers, Zarate, rrezikoi portėn e Besės, por portieri Suad Zendeli reagoi shumė mirė. Enkel Alikaj lėshoi njė predhė nė minutėn e 12-tė, duke rrezikuar seriozisht portėn e Grasshopersit. Besa u tregua shumė e kujdesshme, duke pasur vetėm njė sulmues tė avancuar, Herbi Fortunat tė mbėshtetur nga pesė mesfushorė, teksa Mancaku e Progni gjatė manovrės luanin rolin e sulmuesve tė mirėfilltė.
Zvicerani Vero Salatiē u ndėshkua me karton tė verdhė nė minutėn e 27-tė. Lila ndėshkohet me karton tė verdhė nė minutėn e 33-tė pėr njė ndėrhyrje tė parregullt ndaj 22-vjeēarit Senad Luliē, autorit tė dy golave nė ndeshjen e parė. Spanjollo-zvicerani Rikardo Kabanas ekzekutoi nė tė 34 njė goditje tė lirė nga reth 17 metra, por topi u pėrplas nė murin e Besės, duke u devijuar nė goditje kėndi. Nė tė 36 Besa fitoi njė goditje tė lirė tė ekzekutuar nga Enkel Alikaj, por topi i goditur nga 35 metra nga ish-lojtari i Dinamos grushtohet nga portieri Eldin Jakupoviē, duke e devijuar nė goditje kėndi.
Grashopers pėr pak nuk shkaktoi njė autogol nė minutėn e 40, kur spanjolli i zviceranėve Guilermo Valori devijoi me kokė nė goditje kendi njė gjuajtje tė Mancakut. Minuta shumė tė mira pėr Besėn, por qė nuk sollėn golin e dėshiruar. Karton i verdhė pėr Kay Voser tė Grasshopersin nė tė 44. Nė minutėn e fundit tė pjesės sė parė, Besa pati njė mundėsi pėr tė realizuar, por pa rezultat. Karton i verdhė pėr Lecin nė minutėn e 46-tė. Nė tė 47 Besa shpėtoi nė mėnyrė tė mrekullueshme, kur Grasshopers goditi shtyllėn e portės sė mbrojtur nga Zendeli, i cili pati shumė pak punė, vetėm dy raste tė Grasshopersit nė minutėn e 3-tė dhe tė 40-tė.
Pjesa e dytė nisi me hedhjen nė fushė tė senegalezit Demba Toure tė Grasshopersit, ndėrkohė qė trajneri i Besės, Iliran Haxhiaj nuk preferoi tė bėnte zėvendėsime. Kabanas ekzekutoi edhe goditjen kendi nė tė 49, dhe kapiteni Zekeria Ramadani nė tentativė pėr tė larguar topin pėr pak nuk shkaktoi autogol, duke devijuar topin sėrish nė goditje kėndi. Lojtari i pėrfaqėsueses zvicerane Rikardo Kabanas ekzekutoi nė tė 53 njė goditje tė lirė nga 18 metra, por pa rrezikuar portėn e Besės.
Malaziasi Samel Sabanoviē goditi mjeshtėrisht duke shėnuar nė minutėn e 55-tė golin e parė tė Grashopersit, e tė parin personal nė kėtė ndeshje. Njė gol i dyshimtė, pasi Sabanoviē dukej nė pozicion jashtėloje. Malaziazi e hodhi topin nė trekėndėshin e majtė tė portės, duke i hequr ēdo mundėsi Zendelit pėr tė bllokuar goditjen.
Nė minutėn e 58-tė, trajneri Haxhiaj hodhi nė fushė ish-futbollistin e Dinamos, Sokol Ishkėn, i cili zuri vendin e Andi Lilės. Njė minutė mė pas, Emiljano Veliaj zuri vendin e kosovarit Liridon Leci, duke hequr kėshtu dy mbrojtės pėr dy mesfushorė. Nė minutėn e 63-tė, Sabanoviē goditi rrezikshėm duke qenė pranė golit.
Nė tė 65, dyshja e trajnerėve Haxhiaj-Berati hodhi nė fushė sulmuesin Vangjel Mile (zėvendėsimi i tretė i Besės) nė vend tė tė fierakut Agim Meto, e duke rreshtuar nė vijėn e parė dy sulmuesė tė mirėfilltė: Fortunat-Mile.
Nė tė 67, tuniziani Jasin Mikari goditi fort, por Zendeli e devijoi nė goditje kėndi, duke i hequr mundėsinė Grasshopersit pėr tė realizuar golin e dytė, gol qė erdhi vetėm dy minuta mė pas. Nė tė 69 erdhi dhe goditja pėrfundimtare pėr kavajasit. Grashopers realizoi golin e dytė, po me anė tė malaziasit 24-vjeēar, Samel Sabanoviē, ndėrsa Toure pati njė tjetėr mundėsi nė minutėn e 72-tė pėr tė trefishuar rezultatin, por senegelazi ishte nė kundėrkohė.
17-vjeēari Steven Zuber i vuri kapakun paraqitjes sė varfėr tė Besės, duke shėnuar golin e tretė nė minutėn e 86-tė. E njėjta humbje si me bullgarėt e Liteksit tė Loveēit, njė vit mė parė, po nė Niko Dovana, por pėr ndeshjen e parė tė turit tė dytė tė Kupės UEFA. Pėrfundimisht, jashtė nga vazhdimi i mėtejshėm i Kupės Intertoto, por Besa, gjithsesi ia doli tė kalojė njė tur, duke i lėnė radhėn Dinamos (nė Ligėn e Kampioneve), Vllaznisė e Partizanit (tė dyja nė Kupėn UEFA) pėr tė treguar se janė tė afta tė kalojnė tė paktėn njė tur.
Kupa Intertoto
Turi i dytė, ndeshja e kthimit
BESA-GRASSHOPERS 0-3
Shėnues: Sabanoviē 55, 69 Zuber 86
(Rez.i pėrgjithshėm 1-5, kualifikohet Grashopers)
|