Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Mavraj: “Do tė vijė edhe shansi im”

Kur qėndėrmbrojtėsi i talentuar Mėrgim Mavraj nėshkori pėr Bokumin, fansat ishin kureshtarė se ēfarė do tė bėnte lojtari, i i cili kishte luajtur edhe njė herė me Gjermaninė U-21, nė miqėsoren kundėr Italisė, nė shkurt tė vitit 2007. Gjithsesi, pas transferimit nga skuadra e Ligės Rajonale, Darmstadt, te Bokum nė qershor tė vitit 2007, fillimi ishte i vėshtirė pėr Mavraj pėr shkak tė problemeve me muskujt e barkut. Trajneri i Bokumit, Marsel Koller ishte i vetėdijshėm: “Pėr tė ėshtė vetėm vitit i parė, dhe gjithēka mund tė ndodhė”. Mavraj rrėfen: “Nė gjashtė javėt e para tė stėrvitjes unė krijova pėrshtypjen, se ai (trajneri) do tė mė ndihmonte mė tej”. Mė pas Mavraj bėri disa hapa prapa, ndeshjet nė Oberligė ishin e njė faktor pėrcaktues. “Kur ti nuk ke luajtur pėr njė gjysmėviti, atėherė edhe sikur tė luash disa ndeshje edhe nė Oberligė bėhen tė rėndėsishme. Praktika aty mė ndihmoi shumė”, - thotė Mavraj pėr mediat gjermane. Mė pas erdhi edhe debutimi nė Bundesligė nė ndeshjen kundėr Karlsruhes nė fitoren 3-1. Ndeshje, fitore nė transfertė dhe premio pėr fitoren. Mavraj: “Unė isha i superlumtur”. Njė javė mė pas sėrish nė formacionin startues, ku Mėrgimi shėnoi edhe golin e tij tė parė kundėr Hansa Rostokut. “Mė erdhi keq qė humbėm ndeshjen (1-2)”, Mavraj ėshtė i vetėdijshėm pėr atė qė presin nga ai, por dhe nga ekipi pėr sezonin e ardhshėm: “Nuk mund tė flasim qė tani pėr njė vend nė Kupėn UEFA, por ne e dimė se na pret njė punė e madhe”. 22-vjeēari, i cili ka njė kontratė me Bokumin deri nė qershor tė vitit 2011, ėshtė i kėnaqur me gjendjen e tij nė fazėn pėrgatitore: “Mė nė fund kam mundėsi tė bėj njė fazė tė plotė, pas verės sė kaluar ku pėr fat tė keq pata probleme me dėmtimin. Unė ndihem shumė mirė, dėshiroj tė qėndroj i shendetshėm dhe tė shohim mė pas se ēdo tė ndodhė. Dikur do tė vijė edhe shansi im”