Armenia pritet tė jetė kundėrshtari i Shqipėrisė nė miqėsoren e 20 gushtit. Takimi nuk do tė luhet nė Tiranė, por nė kryeqytetin armen, Yerevan. Lajmi pohohet nga zyrtarė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit.
Edhe pse trajneri holandez i Kombėtares sonė, Ari Han, do tė donte tė luante miqėsoren e dytė tė tij nė Shqipėri, duket se ka pranuar tė luajė kundėr Armenisė, qė renditet e 96-tė nė FIFA dhe e 39-tė nė UEFA, ndėrkohė qė Shqipėria renditet e 100-ta nė botė dhe e 42-ta nė Europė.
Shqipėria dhe Armenia janė ndeshur dy herė midis tyre nė fushatėn eliminatore tė Kampionatit Botėror Francė 1998. Nė Tiranė, pėrfaqėsuesja jonė e drejtuar nga Astrit Hafizi barazoi 1-1 (9 nėntor 1996), ndėrsa nė Yerevan humbėm thellėsisht 3-0, mė 6 shtator 1997.
Armenia ėshtė njė vend qė ka njė sipėrfaqe tė pėrafėrt me Shqipėrinė: 29.800 km2, dhe njė popullsi prej 3.3 milionė banorėsh.
Trajneri Ari Han do tė mbėrrijė, mė datėn 16 korrik nė Tiranė, dhe pas vizitės sė shkurtėr do tė udhėtojė drejt Sllovenisė pėr tė parė nga afėr ndeshjen Koper-Vllaznia, e vlefshme pėr turin e parė tė Kupės UEFA.
|