Besės sė Kavajės nuk i duhet vetėm tė luftojė nė Niko Dovana (ora 17:30) me zviceranėt e Grasshopers pėr tė pėrmbysur deficitin e ndeshjes sė parė (1-2), kundėr kompanive ndėrkombėtare tė basteve, qė e shohin dukshėm jo favorite skuadrėn shqiptare, por dhe tė arrijė fitoren e parė nė njė kompeticion evropian, ku nė 11 ndeshjet e zhvilluara ka arritur 7 barazime e 4 humbje. Kompania e njohur e basteve online betxplorer ofron kėto koeficientė: 3.90 pėr fitoren e Besės, 3.32 pėr barazimin dhe 1.77 pėr fitoren e Grasshopersit. Ndėrkohė qė pėr kompaninė Bėin fitorja e Besės llogaritet 3.75, barazimi 3.35 dhe fitorja e Grasshopersit 1.85.
PREMIO - Presidenti Bizhdili, parė dhe rezultatin e ngushtė tė ndeshjes sė parė, me diferencėn e njė goli, ka vendosur njė premio tė madhe pėr kualifikimin : 80 mijė euro, ose shumė mė tepėr sesa Besa ka marrė nga bonuset qė jep UEFA pėr pjesėmarrjen dhe ecurinė nė Kupėn Intertoto (rreth 60 mijė euro). Nė takimin e parė tė zhvilluar nė Zvicėr, Besa humbi me rezultatin e ngushtė 2-1. Dy golat pėr zyrihasit u realizuan nga boshnjaku Senad Luliē nė minutat 67-tė e 79-tė pėr rekordmenėt zviceranė. Golin e vetėm pėr kavajasit e realizoi me kokė haitiani me pasaportė franceze Herbi Fortunat nė minutėn e 83-tė (njė supergol), duke i lėnė tė hapura mundėsitė Besės pėr njė kualifikim nė turin e tretė. Fortunat, Meto e Shoshi u ndėshkuan me kartonė tė verdhė. Skuadrės shqiptare i mjafton edhe njė fitore 1-0, ose pėrndryshe ēdo fitore tjetėr me diferencė prej dy golash (3-1, 4-2). Njė pėrsėritje e rezultatit 2-1, do ti ēonte ekipet nė kohėn shtesė, e mė pas nėse rezultati nuk do tė ndryshonte, te gjuajtjet e penalltive.
REKORD - Njė herė fituesja e Kupės sė Shqipėrisė i ka tė gjitha shanset tė vendosė njė rekord unikal shqiptar nė Kupėn Intertoto. Nėse do tė arrijė tė mposhtė mposhtė skuadrėn e Grasshopersit do tė kalojė nė turin e tretė tė kompeticioni tė tretė evropian pėr klubet pėrsa i pėrket rėndėsisė, kur mė parė kanė dėshtuar Teuta, Vllaznia e Partizani. Nėse Besa do tė arrijė tė kualifikohet nė turin e tretė do tė pėrballet me fituesen e ēiftit NK Gorica (Slloveni)- Chernomorets Burgas (Bullgari), teksa takimi i tyre i parė ka pėrfunduar 1-1.
FOKUS Pėr disa nga lojtarėt titullarė tė Besės: Zekeria Ramadani, Artim Shaqiri, Liridon Leci, Driton Krasniqi apo dhe Andi Lila, ndeshja kundėr Grasshoperisit do tė jetė e fundit me fanellėn verdhezi. Ramadani e Shaqiri kanė nėshkruar kontrate nė Azerbajxhan, ndėrsa Leci ndiqet nga zviceranėt e Tunit e Jang Bojs. Menaxherėt e dy klubeve helvetike do tė jenė tė pranishėm nė Niko Dovana pėr tė parė nė aksion lojtarėt. Liridon Leci ishte autori i golit tė barazimit tė Besės nė Qipro kundėr Ethnikos Aknasit, qė solli edhe kualifikimin nė turin e dytė tė kavajasve. Ndeshja e kthimit, Besa-Grasshopers do tė gjykohet nga njė skuadėr gjyqtarėsh rumunė me kryesor Augustus Viorel Konstantin. Ndihmės tė tij janė George Adrian Vidan dhe Ionel Popa. Gjyqtari i katėrt do tė jetė gjyqtari shqiptar Kridens Meta. Delegati i UEFA-s ėshtė turku Jusuf Namoglu, ndėrsa vėzhguesi i UEFA-s pėr arbitrat ėshtė izraeliti Suheil Daod.
|