Tashme nuk ka asnje dyshim: Mes Kristiano Ronaldos dhe Manchester United ka filluar nje lufte e ashper. \"Nuk di ku do te luaj vitin e ardhshem pasi nuk kam arritur mareveshje me asnjeri. Ne lidhje me transferimet jam dakord me presidentin e FIFA-s, Blater. Ne futbollistet jemi skllever moderne\". Eshte kjo deklarata \"shok\" e portugezit, e dhene ne median e vendit te tij, qe vertetojne se pavarsisht nje kontrate prej 8 milione eurosh ne sezon, deri ne vitin 2012. Cristiano Ronaldo nuk ndjehet i lumtur. Eshte \"skllav\" dhe pavaresisht linjes se ashper te Ferguson, \"martesa\" me djajte e kuq nuk do te zgjase edhe shume kohe. Ishte pikerisht presidenti i FIFA-s Sep Blater, i cili nje dite me pare kishte hapur perseri çeshtjen \"Ronaldo\", duke deklaruar se futbollistet, nese deshirojne te largohen, klubi duhet t\'i lere te lire. \"Ne transferimet e sotme, - kembenguli Blater - ekziston nje forme skllaverie, futbollistet i blejne dhe pastaj i rishesin. I menjehershem reagimi i Manchester United, ndersa ne kete polemike nderhyri dhe UEFA. \"Duhet te kujtojme - deklaroi Wiliam Gallard - se ne sistemin e skllaverise, sklleverit nuk merrnin te holla, ndersa shitblerjet e futbollisteve kane hyre ne nje spirale pa kontroll. Reali i Madridit eshte gati te derdhe ne arkat e anglezeve nje shume prej 85 milione eurosh dhe t\'i afroje Cristiano Ronaldos nje kontrate te jashtezakonshme.
Burimi: Vizion Plus |