Me dorėheqjen e tetė prej 17 anėtarėve tė Bordit Ekzekutiv tė Barcelonės, kriza nė klubin legjendar spanjoll shėnon njė kulm tė ri. Pas dy sezoneve pa asnjė trofe shtėpiak apo ndėrkombėtar kritikat kanė qenė masive kundrejt presidentin Johan Laporta, pavarėsisht se ky i fundit po qėndron me ēdo ēmim nė zyrėn e tij.
46-vjeēari sqaroi gjatė njė konference shtypi se nuk ka ndėrmend ta braktisė zyrėn e tij dhe se do tė rifitonte besimin pas njė mbledhje tė re tė anėtarėve tė shoqėrisė pas fillimi tė kampionatit spanjoll nė muajin shtator.
Unė dua tė rifitoj sėrish besimin e anėtarėve, - tha Laporta i vetėdijshėm pėr fitoren e tij dhe se do tė qėndronte nė detyrė deri nė vitin 2010 kur mbaron edhe mandati i tij.
Presidenti i 18-herė kampionėve tė Spanjės arriti tė qėndrojė nė detyrė, edhe pse 60 pėr qind e anėtarėve tė klubit votuan kundėr tij dhe ishin pėr zgjedhje tė reja. Pėr qėndrimin e Laportės votuan vetėm 38 pėr qind, ndėrkohė qė pėr shkarkimin e tij duheshin mbi dy tė tretat e votave, 67 pėr qind.
46-vjeēari Laporta, njė jurist me profesion qėndron nė krye tė klubit katalanas prej pesė vjetėsh. Gjatė presidencės sė tij Barēa fitoi titullin kampion nė vitet 2005 e 2006 si dhe Ligėn e Kampioneve nė vitin 2006.
|