Milan...Milan!.... Refreni kuqezi ėshtė njė realitet. Tė paktėn nė Tiranė fanellėn mitike e kanė veshur 350 fėmijė. Tė joshur nga njė ėndėrr e madhe, ku pesė prej tyre do tė kenė fatin tė shkojnė nė San Siro. Fėmijėt edhe nė pse temperaturat e pazakonta tė korrikut (stėrviten nga ora 9-12 paradite e 14-16) dėshmojnė dėshirė pėr tė mėsuar sekretet e futbollit milanist , klubit me mė shumė tituj nė botė. Rreth 120 fėmijė ushtrohen nė stadiumin e dytė mė tė madh tė kryeqytetit, Selman Stėrmasi, ku tė ndarė nė pesė grupe sipas moshave, udhėzohen nga pesė trajnerė profesionistė tė sektorit tė moshave tė Milanit, tė asistuar nga trajnerė shqiptarė, tė cilėt bėjnė edhe rolin e pėrkthyesit.
Qėllimi ynė ėshtė qė fėmijėt jo vetėm tė mėsojnė, por dhe tė jenė tė lumtur. Pesė fėmijėt mė tė mirė nga kampingu shqiptar do tė bashkohen mė fėmijėt mė tė dalluar tė gjitha kampingjeve tė tjerave nė Europė pėr tė qenė nė San Siro nė Milano, - - thotė Elise Gulino, pėrfaqėsuese e Milanit pėr projektet e Milanit me tė Rinjtė nė Europėn Lindore e Veriore.
Trajneri Mirko Gubelini
Mirko Gubelini vlerėsohet si njė nga trajnerėt mė tė zotė dhe punon me shumė grintė. Ndonjėherė e sheh edhe tė nervozuar, kur fėmijėt nuk bėjnė si duhet atė qė kėshillon ai. Punoj pėr Milanin prej 15 vjetėsh. Kam qenė mė pėrpara nė njė kamping tė tillė nė Shtetet e Bashkuara, nė Majemi si pėrgjegjės i sektorit tė rinjve aty dhe thuajse nė tė gjitha kampingjet e kėtij lloji nė Europė. Gjithmonė ėshtė e vėshtirė tė punosh me 30 fėmijė njėherėsh, pėr mė tepėr qė nuk kuptojnė dhe gjuhėn. Mund tė jesh pak i ashpėr, por duhet dhe tė dish tė jesh i butė njė ēast mė pas, - thotė Gubelini, i cili mė parė ka luajtur pėr Sampdorien, por dhe nė Serinė B me Triestinėn, por qė pasi vari kėpucėt nė gozhdė ka kryer disa kurse pėr trajnerė. Nė kėtė moment nė tė gjithė botėn jemi 50 trajnerė tė Milanit qė po punojmė nė kampingje tė tilla si nė Tiranė. Milani Camp Junior nė kėtė moment ėshtė nė Sarajevė e Beograd. Javėn e kaluar ishim nė Stamboll, ndėrsa njė grup tjetėr ishte nė Athinė e Suedi. Pasi tė pėrfundojmė nė Shqipėri grupi ynė i trajnerėve do tė shkojė nė Amerikė. Njė grup tjetėr do tė shkojė nė Bratislavė.
Trajneri Oskar Magone
Oskar Magone, njė ish-lojtar i Napolit, Atalantės, Bolonjės, Xhenoas e Triestinės me mbi 200 ndeshje nė Serinė A, tashmė punon pėr Milanin dhe ėshtė njė nga trajnerėt e kampingut. Nė tė gjithė botėn kemi 120 shkolla futbolli si kjo qė po organizohet nė Tiranė dhe unė personalisht, sė bashku dhe me trajnerėt qė po kryejnė stėrvitje kėtu kemi qenė nė shumė vende. Ēdo vend ka historinė e tij tė futbollit, traditėn e tij, por megjithatė futbolli ėshtė njė gjuhė universale. Kam vėnė re se te gjithė fėmijėt e botės kanė tė njėjtat dėshira dhe luajnė njėsoj. Edhe pse nuk flasim tė njėjtėn gjuhė, kuptohemi shumė mirė. Topi na bashkon. Tirana dhe Shqipėria nė raport mė vendet e tjera ėshtė mė pak e zhvilluar nė organizmin e jetės, por fushat janė shumė tė mira, dhe fėmijėt kanė shumė entuziazėm tė luajnė me bluzėn e Milanit. Magone pranon se gjetur fėmijė qė dinė tė luajnė futboll. Janė djem shumė tė zotė, por ka dhe nga ata qė nuk dinė tė luajnė. Ne nuk mėrzitemi pasi ne sė pari kemi pėr qėllim tu sjellim kėnaqėsi. Nė kėto pesė ditė ne duhet tu mėsojmė fėmijėve se tė veshin fanellėn e Milanit ėshtė shumė e rėndėsishme. Milan ėshtė njė familje.
Klaudio Zaimi, 13-vjeē, nje nga talentet e rinj
Njė nga fėmijėt qė ka dhe njė eksperiencė tjetėr nė njė kamping tė futbollit italian ėshtė 13-vjeēari Klaudio Zaimi, i cili ka jetuar pėr disa vite me familjen e tij nė Romė dhe flet njė italishte perfekte, ēka e ka bėrė dhe njė mik tė vogėl tė trajnerėve italianė, tė cilėt nga ana tjetėr e vlerėsojnė shumė pėr talentin e tij: Kam qenė edhe mė parė nė njė kamping tė tillė nė Itali, por nė atė tė Romės. Kam qenė shqiptari i vetėm aty. Atje kushtet janė mė tė mira, por dhe kėtu kam mėsuar disa ushtrime. Mė pėlqen shumė tė luaj futboll dhe tė jem sulmues. Nga Juve mė pėlqen Del Piero ndėrsa nga Milani mė pėlqen Kaka, por dua ti ngjaj Patos. Trajnerėt mė kanė pėrgėzuar pėr lojėn time dhe shpresoj tė shkoj nė San Siro sė bashku dhe mė fėmijėt e tjerė
Ergyth Gjoshi, 15-vjeē, nje tjeter talentet
Edhe fėmijėt ndihen tė lumtur nė Milan Junior Camp dhe e ndjejnė se kanė fituar diēka mė shumė. Ndihem shumė mirė me stėrvitjen. E vlerėsoj tė dobishme pjesėmarrjen time nė kėtė kamping, - thotė 14-vjeēari Ergyth Gjoshi, qė tė befason me teknikėn e tij. Kam mėsuar shumė gjėra tė reja, sidomos nė pėrpunimin e topit nė lėvizje, apo palexhot. Janė gjėra nė fakt tė cilat i kam pas ditur, por kėtu kanė marrė njė pėrmasė tjetėr, - thotė Gjoshi, i cili shpreson se mund tė jetė njė prej pesė fatlumėve qė do tė shkojnė nė Itali. Pozitive ėshtė se kėto uniforma tė Milanit do ti kemi pėrgjithmonė, ēka ėshtė edhe njė kujtim i bukur.
Trajneri i njohur Luan Sengla, i cili drejton Olimpikun, njė akademi shqiptare futbolli, thotė se organizimi duhej tė ishte mė i mirė: Kushtet nuk ofrojnė mundėsinė e stėrvitjes pėr tė gjithė kėta fėmijė, kjo pasi stadiumi Qemal Stafa nuk i hapi dyert dhe thuajse tė gjithė fėmijėt kanė ardhur kėtu pėr tu stėrvitur. Organizimi mund tė ishte mė i mirė, - thotė Sengla, njė ish-lojtar kampion me Tiranėn. Elementi ynė ėshtė mė i pėrzgjedhur, kurse kėtu ka edhe fėmijė qė nuk luajtur ndonjėherė sport vetėm se flitet pėr Milanin. Unė them se niveli ynė ėshtė mė i mirė se kaq, niveli nė pėrgjithėsi i lojtarėve shqiptarė.
Pamje nga Milan Camp Junior Tirana
Trajneri i portierėve Xhanluka Anēeluēi ka nė pėrpunim e sipėr 17 djem tė veshur me uniformėn e verdhė tė portierėve tė Milanit. Ėshtė e njėjta bluzė e me ngjyrė tė verdhė qė vesh edhe Dida e Kalac nė Serinė A dhe Ligėn e Kampioneve,- thotė Anēeluēi, i cili punon nė sektorin e tė rinjve te Milani. Punoj te Milani me tė gjithė portierėt e sektorit tė rinjve, dhe me tė njėjtėn dėshirė po punoj edhe kėtu nė Tiranė. Nė Shqipėri kemi njė kamping tė bukur, pasi tė gjithė e kanė pritur me padurim. Ka njė pjesėmarrje tė mirė nga fėmijėt. Mund tė them sė ėshtė njė nga grupet mė tė mira qė kam pasur. Kjo ėshtė dhe merita e organizatorėve dhe tė gjithė sponsorėve tė aktivitetit. Gjithēka e ēmoj si pozitive. Dy-tre fėmijė kanė diēka mė shumė se tė tjerėt dhe nėse tė ardhmen do tė punohet me ta, sigurisht qė do tė fitohen portierė tė talentuar, pasi ky rol ėshtė specifik. Dikush ka dhe eksperiencė mė pėrpara se tė bashkohej te Milan Camp Junior, - thekson Xhanluka, i cili luan edhe rolin e kėshilltarit tė portierėve te klubi i Silvio Berluskonit.
|