Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Valsi i bankinave, pesė debutues e tre tė huaj

Historia e trajnerėve tė Superligės nė edicionet e fundit, ka qenė mė shumė njė histori “gijotine”. Mė pėrjashtim tė tre skuadrave: Partizani (Lika), Shkumbini (Magani) e Elbasanit (Alimehmeti), 9 skuadrat e tjera panė nė bankinė nga katėr (Besa), tre (Tirana) e tė tjerat nga dy trajnerė, pėrfshirė edhe Dinamon, qė u shpall kampione (Canaj, Daja). Tashmė janė pėrcaktuar trajnerėt e 12 skuadrave tė Kategorisė Superiore, ku e fundit ishte Teuta. Presidenti Edmond Hasanbelliu mė nė fund pas disa dyzimesh e dyshimesh, atyre pėr tė zgjedhur midis alternativės sė njė trajneri vendas e tė huaj, pėrfundimisht vendosi pėr Sulejman Starovėn, teknikun qė e ēoi nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė dy sezone mė parė, 2006-2007. Duke parė 12 trajnerėt sezonit 2008-2009, 3 prej tyre janė tė huaj: kroati Slavko Kovaēiē (i rikonfirmuar te Flamurtari), argjentinasi Zuleta te Dinamo dhe boshnjako-krotai Slishkoviē te Tirana (prezantohet zyrtarisht, mė 4 korrik). Pesė ekipe kanė trajnerė tė rinj duke marrė si pikėnisje pėrfundimin e sezonit: Dinamo, Tirana, Vllaznia, Elbasani e Teuta. Por, le t’i marrim me radhė. DINAMO – Kampionia e Shqipėrisė kėrkon tė formalizohet me staturė ndėrkombėtare, madje nga shkolla mė e mirė e trajnerėve nė botė, ajo argjentinase. Ngryset me Ilir Dajėn e konfirmuar dhe gdhihet me Marcelo Havier Zuleta. Argjentinasi i tretė nė drejtimin e bluve pas Paskulit e Kabreros dhe i gjashti i huaj, duke pėrfshirė edhe rumunin Cikleaunu e kroatėt Bonaēiē e Kataliniē. Nėse do tė risjellim nė kujtesė “plakushin” Kabrero, do tė kujtojmė se argjentinasi i famshėm, njė ndėr tetė trajnerėt mė tė mirė nė botė pėr sezonin e kaluar, rezistoi vetėm njė muaj para dy vitesh me Dinamon, pikėrisht nė aq sa pėrgatiti Dinamon pėr Kupėn Intertoto 2006. VLLAZNIA – Edhe fituesi i Kupės sė Shqipėrisė, malaziasi Dervish Haxhiosmanoviē, nuk ia doli tė mbijetonte pas kėrkesės pėr rritje rroge. Presidenti Valter Fushaj caktoi vlonjatin Agim Canaj pėr tė drejtuar pėr herė tė parė Vllazninė, i cili mė parė ka qenė nė krye tė bankinave tė Besės, Skėnderbeut, Shkumbinit, Flamurtarit e sė fundi, Dinamos, ku pėr kėtė tė fundit dha dhe njė kontribut tė pamohueshėm nė fitimin e titullit kampion, pavarėsisht se Ilir Daja, vari nė qafė medaljen e artė. Canaj, njė teknik punėtor ėshtė shndėrruar nė njeri akoma mė tė heshtur nė Shkodėr. Mungesa e lojtarėve cilėsorė pėr tė pėrballuar sllovenėt e Koper nė Kupėn UEFA, e ka bėrė mė fjalėpak ish-trajnerin e lakmuar nga gjysma e Superligės. PARTIZANI – Hasan Lika ndodhet nė sezonin e tij tė tretė te Partizani, ku kulmin e ka me arritjen e vendit tė dytė nė sezonin e tij tė dytė. Njė profesionist i vėrtetė nė punė dhe njė nga njohėsit mė tė mirė tė ambientit tė kuq, por dhe njė ideator i shumė zgjidhjeve qė kanė sjellė njė mentalitet fituesi te skuadra e Partizanit. I sigurt nė punėn e tij, Lika ėshtė duke pėrgatitur ekipin nė Pogradec kundėr boshnjakėve tė Shiroki Brijeg, njė kundėrshtar i kalueshėm ne letėr nė pikėpamjen tonė, por tė njėjtin vlerėsim ndan edhe media boshnjake pėr Partizanin. TIRANA – E shpėrfytyruar sezonin e kaluar, edhe pse pati nė drejtim jo pak por tre trajnerė qė kishin fituar titullin kampion(Starova, Hafizi, Mema), Tirana, mė konkretisht presidenti i saj me rotacion, Refik Halili, kėmbėnguli pėr njė trajner tė huaj. Emrat e pėrfolur ishin tė paktėn gjashtė, por nėse Ivan Gudejl kreu edhe njė vizitė nė kryeqytetin shqiptar, ishte boshnjako-kroati Bllazh Slishkoviē, ai qė pranoi tė nėnshkruante me rekordmenėt shqiptarė. Njė fakt ėshtė interesant: asnjė nga trajnerėt huaj qė ka drejtuar Tiranėn, nuk e ka pėrfunduar sezonin. BESA - Pa kryetrajner, ėshtė edhe Besa, e cila nėn drejtimin e Ilirjan Haxhiaj kaloi njė tur nė Kupėn Intertoto e po tenton tė dytin. Ndoshta presidenti Bizhdili edhe mund ta mbajė, por njė “lakmitar” si Xhati, i cili ka provuar tetė trajnerė nė dy sezonet fundit (Lika, Canaj, Daiu, Bici, Berati, Dumitresku, Starova, Haxhiaj-Berati) sigurisht qė do tė tentojė pėr njė emėr tė madh. ELBASANI- Nė tre vitet e fundit rregullisht ka pasur nga njė trajner tė ri, edhe pse presidenti Arben Laze ka zakonin e mirė tė mos e largojė trajnerin. Artan Bushati, Ilir Daja e Krenar Alimehmeti kanė qenė tė palėkundur nė bankinė. Edhe Mirel Josa (pėr herė tė parė nė stolin verdheblu) ka bindjen se do tė mbijetojė, edhe nėse nuk do tė marrė njė nga trofetė apo njė nga vendet qė tė ēon nė Europė. TĖ TJERAT - Nė grupin e skuadrave tė brezit tė dytė spikasin tre emra: kroati Slavko Kovaēiē te Flamurtari, Faruk Sejdini te Bylis e Sulejman Starova te Teuta. Shkumbini ėshtė nė dorė tė Gugash Maganit, Lushnja nė atė tė Artan Banos dhe Apolonia nė atė tė Gert Haxhisė. Skuadrat dhe trajnerėt 1.DINAMO M. ZULETA (argjentinas) 2.Partizani H. Lika (shqiptar) 3.Besa I. Haxhiaj (shqiptar) 4.TIRANA B. SLISHKOVIĒ (boshanjko-kroat) 5.VLLAZNIA A. CANAJ (shqiptar) 6.ELBASANI M. JOSA (shqiptar) 7.Shkumbini G. Magani (shqiptar) 8.TEUTA S. STAROVA (shqiptar) 9.Flamurtari S. Kovaēiē (kroat) 10.Bylis F. Sejdini (shqiptar) 11.Apolonia G. Haxhiu (shqiptar) 12.Lushnja A. Bano (shqiptar) * Me kapitale trajnerėt e rinj tė ekipeve