Pėr gati 15 vjet me radhė, porta e 23-herė kampioneve ka qenė me mė sigurta, kėtė e dėshmon edhe fakti se nė kuadratin bardheblu kanė qenė disa nga portierėt mė tė mirė tė futbollit shqiptar: nigeriani karizmatik Emanuel Egbo (tashmė pjesė e Bylisit tė Ballshit), veterani Blendi Nallbani (i cili mban edhe rekordin si portieri mė i ri nė moshė qė ka luajtur me njė pėrfaqėsuese nė Uembli tė Londrės) apo dhe Isli Hidi (portieri i kombėtares, i cili pas aventurės sė shkurtėr nė Ukrainė me Krivbas Kirog, tashmė ka veshur fanellėn modeste tė qipriotėve tė Alki Larnaka).
Tashmė katėrkėndėshi bardheblu ėshtė shndėrruar nė njė problem, madje tė mprehtė. Nga ato qė kėrkon njė zgjidhje tė shpejtė, edhe pse Tirana, si rrallė herė nuk do tė luajė nė Europė (vendi i gjashtė nė sezonin e kaluar).
SITUATA - Tiranė nė dorė tė Tatės. Ėshtė njė realitet. Veterani ėshtė aty. Nė pritje tė minutave tė tij. Tashmė nuk ka asnjė rival. Tė paktėn nė letėr, rivalėt e tij janė Klajdi Kuka (18-vjeē) dhe Eni Malaj (17-vjeē). Shumė pak pėr tė konkurruar me njė portier qė ka luajtur mbi 300 ndeshje nė Superligė. Shumė pak pėr tė rikthyer nė elitė Tiranėn. Nė kėrkim tė titullit tė 24-t kampion apo tė 14-in nė Kupėn e Shqipėrisė.
ALTERNATIVAT Shkodrani Armir Grima (i pėrjashtuar dhe i rikthyer te Vllaznia) ishte njė alternativė, ashtu si durrsaku Orges Shehi (i lirė nga Partizani). Por nėse nė fillim tė presidencės Halili, dy emrat ishin nė bllokun e shėnimeve tė Refikut, tashmė fleta ėshtė grisur. Dy emrat mė tė fundit nė qarkullim - pėrpara se Tirana tė nisė, mė 10 korrik fazėn pėrgatitore pėr sezonin e ri janė Arion Mustafa dhe Ervin Llani. I pari i lirė nga Kastrioti (i rrezuar nė Kategorinė e Parė) dhe i dyti mes dyzimit pėr tė qenė pjesė e Shkumbinit, Partizanit, Elbasanit e Tiranės.
VERSIONI MUSTAFA -Tirana, klubi mė i pasur nė Shqipėri (shpenzimet sezonale shkojnė nė 1 milion dollarė), nuk do ta ketė vėshtirė tė joshė kėdo, tė paktėn financiarisht, por problemi qėndron nė faktin sesa tė aftė do tė jenė kėta portierė tė pėrballojnė njė ambient heretikėsh si ai i Big Mamės, ku sė pari mendojnė pėr tė ndėrtuar, e paralelisht pėr tė hequr tullėn e radhės. Gjithsesi, Mustafa i qetė, i cili ka provuar edhe portėn e Vllaznisė, Partizanit, Skėnderbeut, Besės e sė fundi edhe tė Kastriotit, mund tė formonte njė dyshe tė mirė alternative me Blendi Nallbanin, i cili ndonjėherė edhe mė shumė heretik se sa duhet.
|