Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Besa pėr rekord: ikin katėr, vijnė katėr

Ėshtė vėrtet e ēuditshme, por Besa qė ia doli tė kalojė pėr herė tė dytė turin e parė kualifikues njė kompeticion europian (serbet e Bezaninjės nė Kupėn UEFA, sezoni 2007-2008 dhe qipriotėt Ethnikos Aknas nė Kupėn Interototo, sezoni 2008-2009), po vuan nga largimi i lojtarėve titullarė, pikėrisht vetėm pak ditė pėrpara pėrballjes me zviceranėt e Grasshoperin nė turin e dytė. LARGIMET- Parid Xhihani ishte i pari i larguar i madh (nė Ukrainė), ndėrkohė qė nigeriani Abdulla Ishaka ka shkuar tė provojė edhe mė larg (nė Kinė). Kėtyre shtohen edhe Artim Shaqiri (kontratė nė Azerbajxhan) e Herbi Fortunat (i rikthyer nė Francė). “Biletėn” me njė drejtim e kanė prerė edhe kosovarėt Driton Krasniqi e Liridon Leci (kėrkojnė tė luajnė me njė skuadėr jashtė Shqipėrisė), dhe nė te njėjtin “linjė ajrore” ėshtė dhe Andi Lila (ka sinjale nga Palermo e Italisė). Edhe shqiptaro-maqedonasit e tjerė: portieri Suad Zendeli e mbrojtėsi Zekeria Ramadani, kanė dhėnė paralajmėrimet e tyre pėr te mos u veshur mė “verdhezi”. AFRIMET – Futbolli nė Zvicėr ka fituar njė pėrmasė tė re me organizmin e Europianit dhe pėrballja e Besės (81-vjeēare) me njė klub zviceran si Grasshopers (122-vjeēar) ėshtė njė vitrinė e mirė, edhe pse luhet nė kompeticionin mė inferior europian pėr klubet. “Letzigrund” i Zyrihut, atje ku u luajtėn disa ndeshje tė Euro 2008-s, pėrfshirė Italinė e Holandėn, do tė presė edhe Besėn e Kavajės, qė tashmė ka nė gjirin e saj katėr lojtarė tė rinj nė listėn “Intertoto”: mbrojtėsin Maringlen Shoshi (Apolonia), mesfushorin fierak Agim Meto, si dhe sulmuesit Vangjel Mile (i huazuar te Teuta nga Dinamo) e Sokol Ishka ( i lirė nga Dinamo). Pėr Teutėn transferimi i Miles ėshtė thjesht njė huazim, ndėrsa pėr presidentin e Besės, Bizhdili, beratasi konsiderohet si blerja e fundit. KUPA INTERTOTO Turi i dytė Grasshopers-Besa 5 korrik 2008