"Tajsoni shqiptar" Nuri Seferi do tė tentojė tė bėjė tė vetin titullin "WBC International" pėr peshėn kruizer.
Kampioni aktual i botės nė versionin GBU do tė pėrballet me ish-kampionin e botės nė kategorinė e rėndė, britanikun me prejardhje nigeriane Herbie Hide nė njė duel qė do tė zhvillohet nė Stamboll tė Turqisė mė 4 korrik dhe qė do tė jetė njė nga parameēet e duelit pėr titullin evropian nė peshėn e rėndė mes Sinan Samil Sam dhe Matt Skelton.
Kundėrshtari i Seferit, Herbie Hide (44-4-0, 41 KO) ėshtė njė emėr mjaft i njohur i ringut profesionist. Britaniku 36-vjeēar ka qenė kampion bote nė kategorinė e rėndė nė versionin WBO nė vitin e largėt 1994, por nė mbrojtjen e parė tė titullit njė vit mė vonė ka pėsuar humbje me nokaut nga legjenda amerikane Riddick Bowe. Nė vitin 1997 rifiton titullin duke mposhtur amerikanin Tony Tucker. Pas dy mbrojtjeve tė suksesshme tė titullit mė 1999 mundet nga ukrainasi Vitali Klitschko me nokaut ne rundin e dytė. Prej kėsaj humbje karriera e tij merr tatėpjetėn dhe nė vitin 2004 ai largohet pėrkohėsisht nga ringu, pėr tu rikthyer nė vitin 2006. Kėsaj radhe pėr tė garuar nė kategorinė kruizer.
Tetė fitore radhazi nė kėtė kategori e kanė bėrė atė pėrsėri tė jetė ndėr emrat e respektuar tė ringut profesionist.
Nuri Seferi nuk ėshtė njė i panjohur pėr Hide pasi tė dy boksierėt kanė bėrė sėbashku sparing nė prill tė vitit 2007. Madje me kėtė rast Hide nė fillim ishte shprehur pa shumė respekt pėr Nuriun.. "Ky shkurtabiq nuk ėshtė mė i rėndė se 60 kilogramė. Nuk mendoni seriozisht qė tė bėj sparing me kėtė", kishte thėnė Hide, por me tu ngjitur nė ring gjėrat kishin ndryshuar. Seferi e vė nė vėshtirėsi tė madhe britanikun duke e ngujuar nė kėndin e tij me goditje tė forta.
Kjo do tė jetė padyshim ndeshja mė e rėndėsishme e karrierės pėr "Tajsonin shqiptar" dhe nė rast fitore ai pėrfundimisht do tė futet nė mesin e emrave tė mėdhenj tė kategorisė kruizer dhe mundėsia pėr njė luftė pėr titullin botėror nė njė nga federatat e mėdha do tė jetė mė e madhe.
Nga ana e tij Nuri Seferi do tė bėjė pėrgatitje speciale pėr kėtė duel. "Boxalb.com" ka mėsuar se sparing partner i Nuriut pėr pėrgatitjet pėr kėtė duel do tė jetė kampioni i botės nė peshėn kruizer, turku Firat Arslan, ndėrsa nė ndihmė tė Nuriut do tė jetė edhe Luan Krasniqi. Njė fazė pėrgatitore prej kampionėsh pėr atė qė shpresojmė tė jetė sė shpejti njė kampion i madh shqiptar.
www.boxalb.com
|