Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Xhaketat e zeza shqiptare ne Europe

Tė aprovuar nė vitin 1937, Luigj Shala dhe Llazar Mina janė dhe gjyqtarėt e parė ndėrkombėtarė shqiptarė, ndėrkohė qė nė vitin 1946, Qazim Dervishi u bė gjyqtari i parė shqiptar qė morri pjesė nė njė turne ndėrkombėtar duke u zgjedhur edhe si gjyqtari mė i mirė i Kampionatit tė VIII Ballkanik. Gjithsesi, nė vitin 1954, Ramazan Kuka u bė gjyqtari i parė me stemėn e FIFA-s pas Luftės sė Dytė Botėrore. Gjyqtarėt shqiptarė kanė qenė shumė pak tė pranishėm nė ndeshje ndėrkombėtare nė nivel kombėtaresh, por gjithsesi statistikat ofrojnė disa emra. “Albania” ju paraqet “bilbilat” qė kanė gjykuar ndeshje pėrfaqėsuesesh, zyrtare apo miqėsore. Ramiz Pregja nė vitin 1965 (23 tetor) gjykoi ndeshjen kualifikuese Turqi-Rumani (2-1), tė vlefshme pėr Kampionatit Botėror “Angli 1966”. Nė vitin 1971 (24 shkurt), Faik Barjami gjykoi takimin Holandė-Luksemburg (6-0), tė vlefshmė pėr eliminatoret e Kampionatit Europian tė viti 1972, e tė fituar me pas nga Gjermania. Gjyqtari fierak Arsen Hoxha ka gjykuar takimin Rumani-Qipro (3-1) (2-0), tė zhilluar, mė 1 maj 1982 nė Bukuresht, e te vlefshėm pėr eliminatoret e Euro 1984. Hoxha, i cili qė nga viti 1992 jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ka gjykuar edhe takimin e Ligės sė Kampioneve, Dinamo e Bukuresht-Valerengen e Norvegjisė (3-1) nė vitin 1982. Edhe Dhori Prifti ka emrin e tij nė skedat e ndeshjeve ndėrkombėtare. Korēari arbitroi ndeshjen miqėsore Shqipėri-Turqi (0-0), takim i luajtur nė “Qemal Stafa”, mė 28 mars 1985. Nė vitin 1996 (8 maj), Luan Zylfo (i vrarė nė gabimisht gjatė njė atentati nė vitin 1998 e ku nė qendėr tė tij ishte ish-presidenti i Tomorit, Adrian Ēobo) gjykoi takimin miqėsor Greqi-Gjeorgji (2-1) tė zhvilluar nė Janinė. Mė 8 tetor tė vitit 1996, ndėrkombėtari Ylvi Kollari gjykoi takimin Luksemburg-Bullgari (1-2), tė vlefshėm pėr eliminatoret e Kampionatit Botėror tė vitit 1998. Gjyqtari i njohur Bujar Pregja ka gjykuar takimin Maltė-Gjeorgji (1-3, 10 shkurt 1998) tė vlefshėm pėr turneun Rothmans. Shqipėria vazhdimisht ka pasur gjyqtarė ndėrkombėtarė, kjo dhe pėr shkak tė kėrkesave tė FIFA-s, qė ēdo federatė tė ketė arbitrat e saj. Aktualisht, gjyqtari tjetėr ndėrkombėtar shqiptar ėshtė Albano Janku (40 vjeē), i cili gjykoi mė 22 gusht 2007, ndeshjen San Marino-Qipro (0-1) tė vlefshme pėr eliminatoret e Kampionatit Europian. Gjithsesi, Albano Janku (ndėrkombėtar qė nga 1 janar 2002, 9 ndeshje nė total) ka gjykuar edhe ndeshje eliminatore tė Kampionatit Europian U-21, pėrfshirė San Marino-Suedi (2003), Itali-Bjellorusi (2004), Hungari-Maltė (2005), Andora-Islandė (2006). 39-vjeēari Sokol Jareci ėshtė gjyqtar ndėrkombėtar qė nga 1 janari i vitit 2000 dhe deri tani ka gjykuar 10 ndeshje ndėrkombėtare: 4 ekipesh kombėtaresh nė nivelin U-21 dhe 6 klubesh. Pėr eliminatoret Euro 2002 U-21: Bosnia Hercegovina-Izrael 2-4 (2001), Zvicėr-Luksemburg 6-0 (2001); pėr kualifikueset Euro 2004 U-21: Danimarkė-Luksemburg 9-0 (2002); eliminatoret Euro 2006 U-21: Bosnjė Hercegovinė-San Marino. Nė “listėn” e Jarecit janė 5 ndeshje kualifikuese nė Kupėn UEFA dhe njė ndeshje kualifikuese nė Kupėn Intertoto. Gjatė 10 takimeve ndėrkombėtare Sokol Jareci ka dhėnė 4 penallti (43 kartonė tė verdhė e 7 tė kuq). “Kulmin” e tij Jareci e ka nė ndeshjen e parė tė tij ndėrkombėtare pėr klubet: nė raundin e parė eliminator tė Kupės UEFA, nė sezonin 2001-2002, kur nė takimin Sliema Uonderes-Matador Puchov (2-1) nxori 12 kartonė tė verdhė (5-7) dhe 3 kartonė tė kuq (1-2).