Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Ranieri: “Franca do tė fitojė Euro 2008”

Trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri, zbuloi ekipin e tij favorit pėr tė fituar Euro 2008 duke theksuar se ai sheh si fituesin mė tė mundshėm Francėn. Ish-trajneri i Ēelsit nuk i pėrmendi “axurrėt” si fituesit e mundshėm, ndoshta edhe pėr ndonjė paragjykim tė keq. Gjithsesi, Ranieri beson se formacioni blu i Rajmond Domenek, si dhe skuadrat e Spanjės e Portugalisė kanė shanse tė qarta pėr tė fituar kompeticionin qė pėrfundon mė 29 qershor. “Tė gjithė treguesit mė bėjnė tė besoj se Franca ėshtė favorite”, - tha Ranieri pėr gazetėn italiane sportive “Corriere Dello Sport”. “Edhe pse nuk e kanė Trezege, i cili duhet tė ishte pjesė e skuadrės, Franca ka njė grup lojtarėsh tė aftė qė tė kthejnė ēdo nė favor tė tyre. Pastaj, vjen Portugalia me Ronaldon. Pas kampionatit tė fundit ata do tė pėrpiqen tė fitojnė dhe tė gjejnė ekuilibrin midis futbollit solid dhe atij spektakolar. Unė gjithashtu jam kurioz tė di se ēfarė do tė ndodhė me Spanjėn. Ata nuk e kanė marė Raulin, por nė gjirin e tyre kanė shumė lojtarė tė rinj premtues”. Franca ka nė grup Italinė, Rumaninė e Holandėn. RIBERI – Mesfushori i Francės, Frenk Riberi beson se ai dhe Karim Benzema do tė jenė tė aftė tė bėjnė diferencėn nė finalet e Euro 2008, edhe pse ekipi i tyre barazoi 0-0 nė miqėsoren kundėr Paraguajit. Futbollisti i Bajernit tė Munihut e ndjen se ai dhe sulmuesi i Olimpikut tė Lionit, Karim Benzema do tė luajnė nė nivel tė lartė. Riberi tha uefa.com: “Unė dhe Karim kuptohemi shumė mirė. Ne shkojmė mirė si nė fushė ashtu dhe jashtė saj”. Trajneri Rajomond Domenek kėrkon njė grup kompakt, pėr mė tepėr qė dhe Patrik Vieira mund t’i japė lamtumirė Euro 2008 pėr shkak tė dėmtimit. Bosi francez tha: “Ne kemi 23 lojtarė nė skuadėr dhe tė gjithė janė duke u pėrgatitur pėr ndeshjen e 9 qershorit”. Testi i fundit i Francės do tė jetė ai kundėr Kolumbisė ditėn e martė. Sulmuesi Tieri Henri shtoi: “Pas kėsaj ndeshje de tė gjithė do tė kemi njė ide tė qartė pėr 11-shin tonė startues”. FLAMINI – Mesfushori Matieu Flamini u thirr nga trajneri Rajmon Domenek pėr tė qenė pjesė e Francės nė Euro 2008. Lojtari i ri i Milanit do tė zėvendėsojė Patrik Vieira, i cili pati njė problem muskulor nė kofshėn e majtė.