Valdet Hasani (Express)
Prishtinė, 4 maj Numri i futbollistėve kosovarė nė Kombėtaren
shqiptare shumė shpejt mund tė rritet. Drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit (FSHF) ditėve tė fundit kanė shprehur interesim pėr dy lojtarė me prejardhje nga Kosova. Shefi i ekipeve kombėtare, Hito Hitaj ka konfirmuar pėr Express se FSHF-ja ėshtė e interesuar qė fanellėn kuqezi t'ia veshin portierit kosovar Etrit Berisha dhe mesfushorin Anel Raskaj.
"Nė informacionet qė kemi, kėta dy ēuna luajnė nė Suedi dhe ne jemi tė interesuar pėr ta nė qoftė se ata dėshirojnė tė luajnė pėr Shqipėrinė. Dyert e ekipeve kombėtare i kemi tė hapur e veēanėrisht pėr futbollistėt kosovarė, tė cilėt dėshirojnė tė luajnė pėr ngjyrat kuqezi", deklaroi Hitaj pėr Express tė dielėn.
Shefi i ekipeve kombėtare tregon se kėta dy futbollistė do tė vazhdojnė tė vėzhgohen dhe varėsisht nga dėshira e tyre do tė fillojė procedura pėr pajisje me pasaportė shqiptare. Sipas Hitajt, drejtuesit e futbollit shqiptar gjithmonė i kanė trajtuar njėsoj futbollistėt nga Shqipėria dhe ata nga Kosova.
"Ne dėshirojmė tė realizojmė strategjinė qė kemi si federatė e futbollit. Shumė nga kėta futbollistė qė kanė luajtur nė Kombėtaren shqiptare, janė projekt i kėsaj strategjie qė ne ndjekim pėr tė mbledhur dhe pėr tė afruar tė gjithė futbollistėt qė kanė dėshirė tė luajnė pėr ekipet kombėtare, si shqiptarė, edhe ata kosovarė, tė cilėt gjithmonė i kemi trajtuar njėsoj", thotė Hitaj. Aktualisht pjesė e Kombėtares shqiptare janė pesė kosovarė, Arjan Beqaj, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri dhe Besart Berisha. Ndėrsa mė herėt fanellėn kuqezi e kanė veshur edhe Besnik Hasi, Mehmet Dragusha, Bekim Kastrati dhe Blerim Rrustemi. Pėrveē Kombėtares A, futbollistė kosovarė ka edhe pėrfaqėsuesja U-21 e Shqipėrisė, pjesė e sė cilės ėshtė portier i Palermos, Samir Ujkani.
ETRIT BERISHA
Portieri 18-vjeēar, Etrit Berisha mbron ngjyrat e ekipet nga elita e futbollit suedez, Kalmar FF. Ai nė radhėt e kėtij ekipi ėshtė transferuar gjatė afatit kalimtar tė dimrit nga skuadra prishtinase, 2 Korriku dhe llogaritet si njė portier me tė ardhme tė madhe.
ANEL RASKAJ
Mesfushori-18 vjeēar me prejardhje nga Prizreni, aktivizohet te skuadra Halmstad dhe nga suedezėt vlerėsohet si Zidane i ri. Anel Raskaj karrierėn e ka filluar tek ekipi prizrenas Liria. Ndėrsa nė moshėn 14-vjeēare ka emigruar drejt Suedisė dhe ėshtė angazhuar nė ekipin Leikin, derisa vetėm pas disa muajve ka kaluar nė radhėt e ekipit tė tė rinjve tė Halmstadit.
Kurse qė nga viti 2007 ai ėshtė pjesė e ekipit tė parė.
|