Reshat Ibrahimi
Shkup, 7 maj - Zekerija Ramadani Zeka i ka thėnė lamtumirė ekipit tė Besės nga Kavaja tre javė para pėrfundimit tė kampionatit. Kjo pėr shkak tė njė kartoni tė verdhė qė ka marrė nė ndeshjen derbi me Partizanin. Tani me gjashtė kartonė tė verdhė nuk do tė ketė tė drejtė tė luajė nė dy ndeshjet e fundit dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ai ka vendosur qė ti marrė tė gjitha valixhet nga Kavaja dhe tė kthehet nė Shkup. Pasi nuk mund ti ndihmojė Besės nė javėt e ardhshme do tė vij nė Shkup. Paraprakisht do tė bisedoj me drejtuesit e klubit dhe gjatė dy javėve tė ardhshme do tė stėrvitem te Slloga J., nė Shkup sa pėr tė mbajtur formėn, tha mbrojtėsi i Besės, Ramadani. Nė pyetjen nėse kjo nėnkupton se nuk kthehet mė te Besa, ai ėshtė pėrgjigjur: Nėse kanė nevojė pėr ndeshjen e fundit, do tė kthehem pėr tė luajtur sa pėr tė respektuar kontratėn. Por unė mendoj se Besa nuk do tė presė javėn e fundit pėr tė siguruar njė vend nė Intertoto, tha ai.
Kontrata me klubin verdhezi nga Kavaja, Ramadanit i pėrfundon me mbylljen e kampionatit. Por, qė tani ofertat kanė filluar tė arrijnė nė adresė tė mbrojtėsit kryesor tė Besės. Fillimisht do tė bisedoj me Besėn, nėse ata janė tė interesuar pėr angazhimin tim. Ata mė kanė pritur shumė mirė dhe nuk ua kthej shpinėn aq lehtė edhe pse jam lojtar i lirė. Nėse Besa nuk ėshtė e interesuar, atėherė unė do gjej klub tjetėr. Oferta kanė filluar tė vijnė nga klube tė Shqipėrisė dhe tė tjera, por tani ėshtė herėt tė flasim pėr emra, tha Ramadani.
Ai ka pranuar se do tė luaj nė kupat evropiane, por me cilėn ekip ende nuk dihet. Besa duhet tė mė japė pėrgjigje deri nė fillim tė qershorit, pasi me 20 qershor luhen takimet pėr Intertoto, kur duhet tė bėhet paraqitja ime nė UEFA. Nėse sluaj me Besėn, atėherė patjetėr me njė klub tjetėr do tė shijoj kupat e Evropės, tha gjatė bisedės pėr Lajm, Ramadani. Ndryshe pėr humbjen e sė shtunės 1:0 nga Partizani, ai e ka akuzuar gjyqtarin e takimit. Zekerija Ramdani largohet nga ekipi i Besės, kur skuadra gjendet nė vendin e tretė me 50 pikė, vetėm tre mė shumė se Elbasani qė gjendet nė vendin e katėrt dhe nėntė mė pak se Partizani, qė ėshtė nė pozitėn e dytė tė tabelės sė Superligės sė Shqipėrisė.
|