Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Gjermani Babak Rafati, bilbili i finales

Gjyqtari gjerman Babak Rafati do tė jetė edhe “bilbili” qė do tė gjykojė finalen Vllaznia-Tirana. Nė fakt, pritej ēeku Ljubos Mishel, por ky i fundit refuzoi nė momentin e fundit, pasi pati njė ofertė nga Federata e Futbollit tė Omanit, ku pa dyshim ėshtė joshur nga ndonjė pagesė shumė mė e lartė. Bankieri Babak Rafati ėshtė gjyqtar i FIFA-s, nga 1 janari i vitit 2008, duke zėvendėsuar kėshtu arbitrin e njohur Markus Merk. Rafati ėshtė me origjinė nga Irani, por ka lindur nė Hanover tė Gjermanisė dhe gjykon qė nga viti 2000 nė Bundesligėn e parė gjermane. Janė 41 takime tė gjykuara nga 38-vjeēari Rafati nė Bundesligėn 1 nga viti 2005. Historia e gjyqtarėve tė huaj qė gjykon njė finale tė kupės sė Kampioneve shkon nė tė tre: Nė vitin 2006 finalen midis Vllaznisė e Tiranės e gjykoi italiani Stefano Farina, ndėrsa nė finalen e vitit 2003. Dinamo-Tirana (1-0) gjykoi Alfredo Trentalanxhe. Nė total gjyqtarėt e huaj janė pesė. I pari ka qenė spanjolli Fernandez Marin (2002). Mė pas nis dhe “dashuria” me “xhaketat” e zeza italiane: Xhanluka Paperesta (2003), Alfredo Trentalanxhe (2003), Stefano Farina (2006). Gjermani Rafati ėshtė i pari nga vendi ku luajnė Skela, Lala, Kapllani e tė tjerė. “Ne kemi nevojė pėr mė shumė Lala”. Deklarata vjen pikėrisht nga trajneri i Hanoverit, Diter Heking dhe e publikuar nė versionin online tė gazetės mė popullore gjermane “Bild”. Heking dėshiron tė ketė mė shumė lojtarė si shqiptari nė mesfushė, atje ku nisin bllokohen kundėrshtarėt. “Ashtu si luan Altini, fiton respekt. Ne nuk jemi nė rrezik, nėse atė e lėmė tė luajė i vetėm nė zonėn mbrojtėse tė mesfushės. Nėse ne duam tė shkojmė mė tej, ne kemi nevojė nė tė ardhmen pėr mė shumė tipa si ai”. Edhe Lala ėshtė i kėnaqur me rezultatet e tij. “Ne duam t’u prishim lojėn kundėrshtarėve dhe deri tani ja kemi arritur”. Call center Precedentėt e “huaj” 2008 Finale e Kupės sė Shqipėrisė Vllaznia-Tirana, 7 maj Babat Rafati (Gjermani) 2006 Finale e Kupės sė Shqipėrisė Vllaznia-Tirana 1-0 Stefani Farina (Itali) 2003 Finale e Kupės sė Shqipėrisė Dinamo-Tirana 1-0 Alfredo Trentalanxhe (Itali) 2003 Pleof i Kampionatit tė 64-t Lushnja-Apolonia 4-1 Xhanluka Paparesta (Itali) 2002 Plej-of i Kampionatit tė 63-tė Dinamo-Tirana 0-0 Fernandez Marin (Spanjė)