Lorik Cana ishte i vetmi lojtar i Olimpikut tė Marsejės, i cili pranoi tė fliste pėr mediat franceze pas humbjes nė shtėpi me Bordonė (1-2).
Humbėm njė ndeshje tė rėndėsishme nė optikėn e Ligės sė Kampioneve, por do tė vazhdojmė tė luajmė deri nė fund, - tha Cana pėr gazetėn e njohur sportive LEquipe.
Ashtu si edhe trajneri i Marsejės, Erik Gerets, edhe kapiteni i Marsejės pranoi superioritetin e Bordosė. Nė pjesėn e dytė ishin gjėrėsisht superioreė. Patėm shumė probleme pėr tu organizua e pėr tė qenė tė gjithė njė bllok. E paguam shtrenjtė pėrballė njė ekipi shumė mirė tė vendosur. Nė katėr ndeshjet e fundit nė shtėpi kemi humbur tre. Janė shumė. Fatmirėsisht, fitojmė nė transfertė, ndėkohė qė duhet tė ishte e kundėrta.
Trajneri Erik Gerets pranon se lojtarėve tė tij iu mungoi qetėsia: Bėmė njė pjesė tė dytė tė keqe dhe patėm njė fat tė keq nė fund tė lojės. Duhet pranuar se Bordo ka shumė kualitete.
Kur kanė mbetur edhe dy javė nga pėrfundimi i sezonit, Marseja ndodhet nė vendin e katėrt me 58 pikė, dy mė pak se Nansi (60). Marseja do tė luajė me Mansin nė transfertė dhe Strasburgun nė shtėpi.
Gerets ėshtė i qartė: Duhet tė marrim gjashtė pikė. Kjo nuk do tė jetė e lehtė, por gjithēka ėshtė e mundur. Nėse do ta braktisnim tani kampionatin do tė ishte njė skandal. Kemi pasur shumė luhatje gjatė sezonit.
|