Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Shpėtim Shala: “Mburrem qė jam shqiptar”

Boxalb vazhdon tė prezantojė shqiptarėt e ringut profesionist dhe kėsaj radhe po ju sjellim intervistėn me Shpėtim Shalėn. Pejani 22-vjeēar bokson nė kategorinė kruizer dhe nė ring njihet me nofkėn “Albanian Bomber”. Nė dy duelet e para si profesionist ka shėnuar fitore dhe premton edhe shumė tė tjera nė vazhdim tė karrierės sė tij. Kur keni filluar te merrreni me boks dhe ku? Shpėtim Shala: Me boks kam filluar tė merrem qė prej majit tė vitit 2001. Nė atė kohė kam filluar nė klubin e boksit “Peja” nė Pejė. Kush ėshtė trajneri juaj? Shpėtim Shala: Qė prej debutimit tim nė boksin profesionist jam stėrvitur nga trajenri malazez Sinisha Popoviq, mirėpo tani jam nė bisedime me ish-trajnerin me tė cilin jam stėrvitur si amator, austriakun Jozef Kovarik dhe besoj se sė shpejti do tė rifillojmė bashkėpunimin. Ēfare rezultate keni pasur si amator? Shpėtim Shala: Ne boksin amator kam arritur tė shpallem dy herė kampion i Kosovės pėr juniorė nė vitet 2002 dhe 2003. Jam shpallur kampion i Vjenės nė vitet 2005 dhe 2006, ndėrsa nė 2007-tėn jam shpallur ASKO kampion i Austrisė. Cili ėshtė qėllimi qė i keni vėnė vetes pėr tė arritur nė ringun profesionist? Shpėtim Shala: Synimi im nė boksin profesionist ėshtė i qartė. Dua qė tė arrij deri te ndonjė nga trofetė e ēmueshėm tė boksit profesionist, sepse nė rast tė kundėrt nuk tė kisha filluar fare karrieren si profesionist. Po tė doja tė boksoja pėr hobi do tė vazhdoja me boksin amator. Tė shofim ēka do tė sjellė e ardhmja. Boksi ėshtė sporti qė e dua dhe punoj me njė vullnet tė madh nė mėnyrė qė t’i arrijė qėllimet e mia. Cili ėshtė mendimi juaj pėr boksin profesionist shqiptar? Shpėtim Shala: Dita ditės po shtohet numri i boksierėve profesionist shqiptar dhe kjo ėshtė njė gjė qė mė gėzon shumė. Kemi edhe tė tillė boksierė qė pretendojnė tė bėhen kampionė botė. Ne shqiptarėt e kemi pasur traditė boksin dhe shpresoj qė sė shpejti edhe bota do tė na njohė pėrmes boksit profesionist. Une mendoj se ēdo shqiptar mund tė mburret me ne profesionistėt qė jemi dhe mendoj se secili prej nesh e prezanton me dinjitet vendin tonė. Kur e keni zhvilluar duelin e parė nė ringun profesionist dhe cili ka qenė kundėrshtari? Shpėtim Shala: Duelin e parė nė ringun profesionist e kam zhvilluar mė 27 janar tė kėtij viti kundėr hungarezit Giorgy Mihalik i cili mė parė ka qenė kampion botėror nė kikboks. Kėtė duel e kam fituar bindshėm me pikė. Cilat jane planet pėr kėtė vit, dhe a e keni perkrahjen e plote nga klubi ku ju gjindeni,dhe si quhet? Shpėtim Shala: Kontratė me ndonjė klub nuk kam. Kam njė trajner njė menaxher dhe e prezantoj vetveten. Planet e mia dhe tė menaxherit tim pėr kėtė vit janė qė tė bėj sa mė shumė ndeshje qė tė jetė e mundur. Pra pėr mua nuk do tė ketė pushim pėr kėtė vit. Do tė mundohem qė prej meēit nė meē tė shtoj edhe cilėsinė. Falė zotit e kam njė menaxher tė vyeshėm dhe kam pėrkrahjen e tij nė ēdo moment. Ėshtė fat i madh pėr mua ta kem njė person tė tillė afėr meje, ky ėshtė shqiptari Shpėtim Redo i cili vjen nga Dibra e Shqipėrisė. Pėrkrahje tė madhe kam edhe nga vėllau im Shkėlqimi dhe mua nuk mė mbetet gjė tjetėr vetėm tė punoj dhe tė tregoj suksese nė ring. Jetoni dhe boksoni ne nje vend tė huaj mirėpo prezentoni ngjyrat e atdheut. Si ėshtė sjellja e vendasve gjatė kėtyre prezantimeve dhe sa ndikojnė gjėra tė tilla nė karrierėn tuaj? Shpėtim Shala: Unė kam shoqėri tė mirė nė Vjenė ku jetoj dhe me punėn dhe disiplinėn time kam fituar njė simpati nga publiku. Natyrisht se nuk ėshtė e mirėseardhur pėr publikun austriak kur bashkatdhetaret e mi brohorisin pėr mua dhe valon flamuri kombetar. Edhe kur unė e marr flamurin kombėtar nė ring si shenjė falenderimi pėr tė gjithė shqiptarėt tė cilėt mė pėrkrahin. Sidomos nė ndeshjen e parė kam pasur njė pėrkrahje tė jashtėzakonshme pasi pėsova njė lėndim dhe ishte nė pikėpyetje vazhdimi i ndeshjes. Tė nesėrmen kishte tė tillė qė mė thanė se kėtu nuk ėshtė Shqipėri por Austri, mirėpo sa ndikojnė kėto gjėra nė karrierėn time nuk mė intereson fare sepse une nuk mund ta ndryshoj veten se ēka jam. Gjithmonė do tė mburrem me atė qė jam shqiptar. www.boxalb.com