Klubi mė i rėndėsishėm belg, RSC Anderleht bėri tė ditur nė faqen e tij zyrtare se kishte arritur nė parim njė marrėveshje me Besnik Hasin. Kosovari, ish-lojtar i njohur i Kombėtares shqiptare, do tė luajė rolin e zėvendėstrajnerit tė Anderlehtit duke filluar nga sezoni tjetėr, ndėrkohė qė zyrtarisht kontrata pritet tė firmoset nė fund tė sezonit aktual.
Besnik Hasi bėri njė prezantim tė jashtėzakonshėm pėr Cercle Bruges. Para pak javwsh mediat belge i kushtuan njė vėmendje tė posaēme Besnik Hasit me rastin e ndeshjes Anderleht-Cercle Bruges, pasi edhe mė parė ishte folur pėr mundėsinė e shqiptarit pėr tė qenė nė stafin teknik tė ish-skuadrės sė tij.
Unė kam ende edhe njė vit kontratė, por ka njė moment ku duhet ditur tė thuash ndal. Mė kujtohet qė kur unė u largova nga klubi, Rozher Vanden Stok dhe Filip Kolin mė kishin thėnė qė dyert e klubit do tė ishin pėr mua gjithmonė tė hapura, - ėshtė shprehur Hasi pėr gazetėn belge Sud Presse.
Pėr Besnik Hasin tė qenit nė rolin e ndihmėsit tė trajnerit do tė thotė shumė. Fillimi i njė karriere tė madhe, pėr tė cilin ai ėshtė koshient se do tia dalė.
Kur iu kėrkua shqiptarit nga gazeta belge, nėse ai i kishte cilėsitė e nevojshme pėr tė qenė njė ndihmės i mirė, Hasi pėrgjigjet: Po, unė besoj se kam profilin ideal. Unė jam dikush qė e njoh shtėpinė nė tė gjithė cepat e saj. Njoh mentalitetin e dhomave tė zhveshjes. Jam dikush qė kam luajtur nė nivel tė lartė, qė di si tė pėrballojė presionin nė momente tė rėndėsishme dhe qė di te jetė mė shumė se njė ndihmės. Unė flas gjashtė gjuhė, kam qenė njė futbollist ndėrkombėtar, kam njohur trajnerė tė mėdhenj. Kėto janė atutė e mia, letrat e mia.
Nė fakt, Besnik Hasi, njė nga lojtarėt model nė pėrfaqėsuesen shqiptare dhe ndėr tė preferuarit e gjermanit Hans Peter Brigel ishte njė ndėr viktimat e ish-trajnerit tė Kombėtares shqiptare, kroatit Oto Bariē, dhe kapiteni i dytė i djegur nė revolucionin Bariē, pas Igli Tares.
36-vjeēari nga Gjakova, i cili gjatė kėtij sezoni ėshtė ende aktiv nė radhėt e Cercle Bruges, te Anderlehti shpenzoi gjashtė vite tė karrierės sė tij tė gjatė futbollistike nė stadiumin Constant Vanden Stock: 2000-2006, duke luajtur mė shumė se njėqind ndeshje nė kampionat pėr fanellėn e kėtij klubi. Me Anderlehtin, mesfushori shkatėrrues Besnik Hasi u shpall edhe kampion i Belgjikės gjatė sezoneve 2000-2001 dhe 2003-2004.
|