Trajneri i Kombėtares shqiptare, holandezi Ari Han shpalli listėn prej 22 lojtarėsh, tė cilėt janė grumbulluar pėr miqėsoren me Poloninė, tė programuar pėr tu zhvilluar mė 27 maj 2008, nė Reutlingen tė Gjermanisė. Lojtarėt do tė zhvillojnė njė zbor stėrvitor nė datat 20-28 maj nė Gjermani. Ky ėshtė edhe grumbullimi i dytė i organizuar nga ish-trajneri i Kinės, pavarėsisht se ai i pari nė Antalia tė Turqisė kishte mė shumė nuancat e Kombėtares B. Me Poloninė ndeshjen e fundit miqėsore e kemi zhvilluar, tre vjet mė parė, kur Shqipėria atėherė nė drejtimin e Brigelit humbi 1-0 nė Szechin. Federata Shqiptare e Futbollit, pas anulimit tė miqėsoreve me Arabinė Saudite e Moldavinė (pėr shkak tė pezullimit nga FIFA e UEFA), ėshtė nė tratativa e sipėr pėr tė zhvilluar njė miqėsore me pėrfaqėsuesen e Iranit.
VENDASIT
Nga 22 lojtarėt e thirrur vetėm tetė prej tyre luajnė nė kampionatin shqiptar, ku surpriza mė e madhe, mund tė konsiderohet thirrja e lojtarit tė Partizanit, Paulin Dhembi. Edhe pse Dinamo, kryeson kampionatin me njė diferencė tė qartė +12 pikė nga kampionia nė fuqi, Tirana, nga blutė nuk ka asnjė lojtar tė grumbulluar, parė dhe faktin se te skuadra e Ilir Dajės dominojnė lojtarėt e huaj. Bardheblutė kanė tre lojtarė nė listėn Han (nga njė pėr ēdo repart: Vrapi, Duro, Hyka), po aq sa Partizani i vendit tė dytė: Bakaj, Shkėmbi, Dhembi, qė tė tre nė mesfushė. Besa me Andi Lilėn dhe Vllaznia me Gilman Likėn plotėsojnė tė thirrurit nga kampionati vendas.
JABANXHINJTĖ
Vizita e fundit e trajnerit tė Kombėtares ishte nė Ukrainė, ku holandezi asistoi edhe nė derbin shqiptar Vorskla Poltava-Krivbas, ku Debatik Curri dhe Dorian Bylykbashi realizuan nga pika e bardhė pėr ekipet e tyre. Pesė nga 14 lojtarėt jabanxhij (legjionarė) vijnė nga Ukraina: Isli Hidi, Ervin Bulku, Dorian Bylykbashi pėrfaqėsojnė tė kuqtė e Krivbasit, ndėrsa Debatik Curri e Armend Dallku jeshilėt e Vorsklės. Gjeografia e legjionarėve, qė janė edhe emrat mė cilėsorė tė futbollit tonė, prek tetė kampionate tė huaja, duke filluar me Ukrainėn (5 lojtarė), Gjermaninė (3), Francėn (1), Italinė (1), Austrinė (1), Greqinė (1), Qipron (1) e Finlandėn (1).
LARGIMET
Po tė shohim lojtarėt e thirrur nga kroati Oto Bariē pėr eliminatoret e Euro 2008 dhe kėtė tė propozuar nga holandezi Ari Han, nuk mund tė mos vėsh re se mungojnė dy lojtarė titullarė: Alban Bushi dhe Altin Haxhi. Jashtė listės janė edhe Ilion Lika e Blerim Rrustemi.
LISTA E LOJTAREVE PER NDESHJEN
POLONI-SHQIPERI DATE 27.05.2008
Lojtari Nd. Gola Klubi
Portierė
1 Arjan Beqaj 30 0 Anorthosis Famagusta
2 Isli Hidi 3 0 FC Kryvbas Kryvyi Rih
Mbrojtės
3 Andi Lila 1 0 KF Besa
4 Armend Dallku 21 0 Vorskla Poltava
5 Kristi Vangjeli 9 0 Aris Thessaloniki F.C.
6 Debatik Curri 11 1 Vorskla Poltava
7 Endri Vrapi 2 0 SK Tirana
8 Ansi Agolli 0 0 FC Vaasan Palloseura
Mesfushorė
9 Lorik Cana 25 1 Olympique Marseille
10 Klodian Duro 45 2 SK Tirana
11 Ervin Skela 49 9 Energie Cottbus
12 Altin Lala 63 3 Hannover 96
13 Ervin Bulku 8 0 FC Kryvbas Kryvyi Rih
14 Elis Bakaj 1 0 KF Partizani
15 Gilman Lika 0 0 KF Vllaznia
16 Paulin Dhembi 0 0 KF Partizani
17 Blendi Shkembi 1 0 KF Partizani
Sulmues
18 Dorian Bylykbashi 0 0 FC Kryvbas Kryvyi Rih
19 Edmond Kapllani 20 5 Karlsruher SC
20 Erjon Bogdani 44 8 AS Livorno
21 Jahmir Hyka 4 0 SK Tirana
22 Hamdi Salihi 5 1 SV Ried
* Statistikat nga fshf.org
|