Mė 27 shtator tė vitit tė kaluar, Erik Gerets u emėrua nė krye tė bankinės sė Olimpikut tė Marsejės. Atėherė pas shtatė javėsh kampionat, Marseja isht nė vendin e 17-tė nė Ligėn e parė franceze. Shtatė muaj mė pas, djemtė e Gerets ndodhen nė vend tė tretė nė Ligėn 1 dhe kanė tė gjitha shanset pėr tė qenė nė kualifikueset e Ligės sė Kampioneve, pėr tė dytin sezon rresht. Nėse trajneri belg do tė ishte qysh nė fillim tė edicionit, pa dyshim qė do tė ishin nė vend tė dytė, pas Lionit, shkruan revista e njohur franceze France Football, qė i ka kushtuar njė speciale metodės Gerets, pėr rolin e sė cilės i pari flet, kapiteni i Marsejės, Lorik Cana, qė tregon edhe detaje dhe zbulon disa nga sekretet e trajnerit.
Nė dhomat e zhveshjes tė Marsejės, Erik Gerets nuk sillet as si shok, por as edhe si diktator me lojtarėt. Ėshtė njė miks, diēka midis tė dyjave. Lorik Cana, kapiteni marsejez e pėrmbledh me njė frazė: Mund tė qeshim me tė, ka humor, por nė tė njėjtėn kohė ai ka njė autoritet tė madh. Tė gjithė kanė njė respekt tė jashtėzakonshėm pėr tė. Jeta e grupit marsejez ėshtė nė rregullat strikte tė jetės sė kolektivitetit. Gjatė kohės midis dy seancave tė stėrvitjes lojtarėt hanė sė bashku nė restorantin e klubit, ēka i bėn mė miqėsor me njeri-tjetrin. Tė gjithė lojtarėt duhet tė ndodhen nė tė njėjtėn kohė nė tavolinė dhe nuk mund tė fillojnė tė hanė pėrpara se Gerets, apo kapiteni Lorik Cana, tu urojė oreks tė mirė. Tė gjithė e pranojnė kėtė me lehtėsi, - thotė Cana. Gerets ėshtė legjitim. Ėshtė njė trajneri i mirėnjohur europian, por edhe atij botėror. Gjatė shumė viteve ai ka marrė eksperiencė nė kampionate tė ndryshme. Ėshtė njė fituees, por edhe ne e respektojmė pėr atė qė na kėrkon. |