Ata janė gjithnjė truri i skuadrės dhe pa fantazinė e tyre njė ekip e ka tė vėshtirė qė tė arrijė objektivat, prandaj mesfushorėt fantazistė janė ndėr mė tė paguarit, por edhe ndėr mė tė pėlqyerit nga tifozėt. Kjo vlen edhe pėr mesfushorėt e avancuar tė Kombėtares shqiptare, tė cilėt nė javėt e fundit kanė shpėrthyer nė gola dhe janė shndėrruar nė liderė tė skuadrave ku luajnė.
Ervin Skela ka shėnuar tre gola gjatė dy ndeshjeve tė fundit tė Kotbusit dhe i ka dhuruar skuadrės sė tij gjashtė pikė tė ēmuara nė luftėn pėr mbijetesė nė Bundesligėn 1. Gjithsej kėtė sezon vlonjati ka realizuar 6 gola dhe aktualisht cilėsohet lideri i ri i Kotbusit.
Klodian Duro ndėrkaq ka realizuar 12 gola me Tiranėn dhe javėn e fundit shėnoi njė dopietė qė i dha frymėmarrje skuadrės bardheblu. Pas dėmtimit tė Mukės ka qenė elbasanasi ai qė ka marrė pėrsipėr rolin e regjisorit te kampionėt e Shqipėrisė dhe deri tani ka qenė padyshim ndėr futbollistėt mė tė spikatur tė kampionatit.
Tejet aktiv nė kėtė fazė tė sezonit ka qenė edhe Jahmir Hyka, njė tjetėr mesfushor me tipare ofensive, i cili nuk e ka problem tė thotė se ka idhull Ervin Skelėn. Njė javė mė parė ishte ai protagonisti i pėrmbysjes spektakolare tė Tiranės kundėr Elbasanit, megjithėse skuadra e Memės ishte katandisur me 9 futbollistė nė fushė.
Por bumi i fantazistėve tė Kombėtares shqiptare nuk ndalet kėtu. Dy ditė mė parė ishte Dorian Bylykbashi ai qė ndihmoi skuadrėn e tij, Krivbas, tė fitonte pėrballė Zorias me rezultatin 2-1. Ish-kapiteni i Partizanit ėshtė shndėrruar nė lider te skuadra ukrainase dhe tė shtunėn realizoi golin e tij tė katėrt me fanellėn e Krivbasit. Pėr tė ardhur keq, nė fakt qė sulmi kuqezi nuk ecėn me tė njėjtin ritėm, pasi pėr lojtarėt e repartit tė avancuar, me pėrjashtim tė Salihit, ky sezon ėshtė pėr tu harruar.
Jetmir Halilaj (Panorama Sport)
|