Arjan Beqaj, portieri i kombėtares shqiptare dhe skuadrės qipriote Anorthosis Famagusta, nuk ėshtė i vetmi qė luan nė Europė. Dy gardianėt e tjerė tė katėrkendėshit kuqezi, Isli Hidi e Ilion Lika, aktivizohen respektivisht nė Ukrainė dhe Rusi. Mė parė, portėn e ekipeve tė ndryshme europiane e kanė mbrojtur edhe Foto Strakosha (me disa ekipe nė Greqi), Perlat Musta e Ilir Bozhiqi nė Rumani, Lulian Gjeloshi nė Angli (Hendon FC) apo edhe Arben Kasolli me disa skuadra nė Greqi e Holandė, teksa arriti tė ishte edhe portieri i tretė i Ajaksit tė madh dhe tashmė nė rolin e njė trajneri portierėsh nė fondacionin e Johan Krujfit dhe Klarens Sedorfit. Por, gardianė tė tjerė shqiptarė e kosovarė janė duke u rritur nė kontinent, ku mezi presin tė bėjnė xhiron tradicionale mediatike. Albania-sport po prezanton njė panoramė tė shpejtė tė gjithė emrave nė qarkullim.
UKRAINĖ - 23-herė kampionia e Shqipėrisė, Tirana, e ka ndjerė jo pak largimin e Isli Hidit gjatė kėtij sezoni shumė problematik pėr bardheblutė. 27-vjeēari pas 9 sezoneve me Tiranėn dhe njė sezoni i huazuar me Bylin, ėshtė pjesė e skuadrės ukrainase Krivbas Kirog. Nė kėtė ekip, ku 1/3 e formacionit titullar ėshtė shqiptar (luajnė edhe Ndreka, Bulku e Bylykbashi), portieri i Kombėtares shqiptare (2 ndeshje) vlerėsohet pėr aftėsitė e tij.
RUSI Mbrojtėsi shkodran Elvin Beqiri, njė ukrainas tipik (6 sezone tė luajtura nė atdheun e Shevēenkos), pėrveē pėrvojės nė Izrael me Makabi Tel Aviv shijoi edhe njė eksperiencė me njė skuadėr ruse, Alania Vladikavkaz. Ndėrsa 27-vjecari Beqiri, tashmė ėshtė pjesė e historisė sė statistikave tė futbollit rus, njė tjetėr shqiptar po luan nė Premierligėn e vendit ku do tė zhvillohet finalja e Ligės sė Kampioneve. Ish-portieri i Dinamos, Ilion Lika, ka fituar vendin e titullarit te skuadra ēeēene Terek Grozni nė kampionatin rus. Lika, i larguar me dhunė nga Dinamo, u aktivizua te Elbasani pėrpara se tė shijojė eksperiencėn e tij tė parė ndėrkombėtare, qė ēuditėrisht ėshtė njė ekip nga Ēeēenia. Shuma e 500 mijė dollarėve pėr dy sezone ishte njė faktor thelbėsor.
QIPRO - Arjan Beqaj, portieri aktual i Kombėtares, mbrojti portėn e Partizanit, pėrpara se tė mbronte pėr 6 sezone kuadratin e Ofit tė Kretės (nga sezoni 1997-1998 deri 2002-2003) dhe 3 sezone atė Ionikosit (2003-2004 deri mė 2005-2006). Kosovari 31-vjeēar luan prej dy sezonesh luan nė Qipro me Anorthosis Famagusta, ku vendosi edhe njė rekord personal me 540 minuta pa pėsuar gol.
ITALI- Nė njė prej kampionateve mė tė fortė nė Botė, kombi shqiptar nuk pėrfaqėsohet vetėm me lojtarė tė spikatur si Igli Tare (Lacio), Valon Behrami (Lacio) e Erion Bogdani (Livorno), por edhe mė tė rinj plot ambicie. Sulmuesi Edgar Ēani, i konsideruar si Bobo Vieri i ri ende nuk e ka bėrė debutimin e tij nė Serinė A, por te Palermo po fiton maturi njė prej portierėve tė Kombėtares U-21, Samir Ujkani. Pėrpara se tė firmoste njė kontratė 5-vjeēare me skuadrėn siēiliane, Ujkani ka dalė kampion me skuadrėn e U-19 tė Anderlehtit nė Belgjikė.
Kur Shqipėria U-17 luajti vitin e kaluar nė eliminatoret e para nė grup tė njė Kampionati Europian pėr kėtė moshė, trajneri Shpėtim Duro u paraqit nė portė me dy lojtarė qė aktivizohen nė Itali. Xhino Sejdon e Venecias U-17 dhe Deljan Bregasin e Sampdories U-17. Te Sampdoria, portieri 16-vjeēar Deljan Bregasi (194 cm) konsiderohet si njė nga shpresat skuadrės gjenoveze, qė pret shumė nga investimi i pėrditshėm ndaj shqiptarit. Bregasi, i cili ėshtė edhe nėnkampion i Italisė pėr U-17, ka fituar njė pėrvojė tė ēmuar falė edhe aktivizimeve tė rregullta nė turnetė ndėrkombėtarė. Si Ujkani ashtu dhe Bregasi kanė njė ėndėrr tė pėrbashkėt: tė veshin fanellėn e kombėtares shqiptare. Por, nėse Ujkani ėshtė mė afėr njė vendi nė treshen e portierece kur tė largohet Arjan Beqaj, Bregasi duhet tė kalojė patjetėr nga stacioni U-21.
GREQI Ish-kapiteni i kombėtares shqiptare (rekord pėr numrin e ndeshjeve, 73), portieri Foto Strakosha ėshtė njė nga emrat mė tė famshėm shqiptare nė katėrkėndėshin e njė skuadre greke ku militoi qė nga sezoni 1991-1992 e pėr ta mbyllur nė sezonin 2004-2005: Janina, Ethnikos Asteras, Olimpiakos, Panionos, Ionikos dhe Kalithea janė fanellat mė tė cilat ka luajtur ish-lojtari i Dinamos, tashmė nė rolin e trajnerit tė portierėve te kampionėt e Qipros, Apoel. Te Iraklisi i Selanikut po rritet njė tjetėr portier me tė ardhme. Ky ėshtė Enea Koliqi, njė nga pesė lojtarėt e kėsaj skuadre qė vesh njė fanellė kombėtareje. 22-vjeēari mbrojti me sukses portėn e Shpresave tė Artan Bushatit dhe aftėsitė e tij janė tė dukshme. Koliqi ishte njė ndėr tė thirrurit e trajnerit tė Kombėtares shqiptare, Ari Han nė grumbullimin e Antalias. Bruno Guri ėshtė portieri i parė i tė rinjve tė skuadrės greke Ionikos ku aktivizohet prej tre sezonesh me Ionikos. Guri (184 cm) ėshtė stėrivitur sė bashku me portierin e Kombėtares shqiptare, Arjan Beqaj, tashmė nė radhėt e qipriotėve tė Anorthosis Famagusta.
AUSTRI- Mbrojtėsi Ronald Gėrcaliu, mesfushorėt Emin Sulimani e Besian Idrizaj, si dhe sulmusi Hamdi Salihi janė nė qendėr tė medias austriake falė performancave tė tyre. Por, armatės shqiptare nė atdheun e Johan Prohaskės, edhe njė portier, Besart Barjaktari. 26-vjeēari kosovar (1.87 cm), dy herė kampion me Kosovėn dhe i thirrur nė vitin 2002 me Kombėtaren shqiptare, mbron portėn e SV Weiz, njė skuadėr e kategorisė sė dytė austriake.
|