Dinamo e Partizani hodhėn nga njė tjetėr hap tė gabuar shtatė javė para pėrfundimit tė sezonit, duke humbur nė transfertė respektivisht me Kastriotin (1-0) dhe Flamurtarin (3-0) nė javėn e 26-tė Kategorisė Superiore. Tirana me formalitetin kundėr Skėnderbeut (4-0), u ngjit nė vendin e tretė, duke lėnė pas Elbasani, Vllazninė e Besėn.
KRIZA ME TE VEGJLIT Dinamo konsiderohej pėr pjesėn mė tė madhe tė kėtij sezoni si skuadra mė rezultative nė transfertė (11 ndeshje pa humbje), por qysh nga humbja me Partizanin nė javėn e 20-tė, trajneri zėvendėsues Ilir Daja ka pėsuar edhe dy tė tjera, duke e ēuar nė total nė katėr tė tilla nė 26 javė.
Edhe pse kryeson me dy pikė diferencė me Partizanin, Dinamo ēuditėrisht ka humbur dy nga katėr ndeshjet e fazės sė tretė. Po tė shikosh se ndaj kujt ekipeve ka humbur lideri i kampionatit, atėhėrė punėt nė shtėpinė blu qartėsisht nuk shkojnė mirė.
Humbja me Besėlidhjen (1-0, java 24) u pasua nga njė tjetėr me Kastriotin (1-0, java 26). Edhe takimin kundėr Teutės (2-1) formacionin i presidentit Besnik Sulaj e fitoi falė njė penalltie nė minutėn e 94-t. Pėr tu rikthyer te takimi i Kastrioti-Dinamo i zhvlluar nė Laē, skuadra krutane e drejtuar nga Ramazan Ndreu, realizoi njė tjetėr performancė produktive, kur pas barazimit nė Tiranė me Partizanin (0-0, mund ta kishte fituar), rrėmbeu me meritė tri pikė tė rėnda ndaj Dinamos (1-0), qė ende ruan vendin e parė pėr numrin mė tė vogėl tė golave tė pėsuar.
Golin e vetėm tė takimit e realizoi ish-sulmuesi i Partizanit, Erion Rizvanolli (71, goli i tij i gjashtė ), ndėrkohė qė Erald Turdiu mund ta kishte dyfishuar rezultatin nė minutėn e fundit, por u ndal nga portieri zėvendėsues Hoxha, i cili hyri nė lojė nė vend tė Kotorit tė dėmtuar. Kastrioti u ngjit nė vendin e nėntė (27 pikė) duke kėmbyer vendet me Besėlidhjen (humbi 2-0 me Teutėn nė Durrės).
Kjo ishte dhe fitorja e 5-tė historike e Kastriotit nė 15 ndeshje kundėr Dinamos (9 fitore). Javėn e ardhshme krutanėt do tė luajnė nė transfertė kundėr Besėlidhjes, nė sfidėn e madhe pėr mbijetesė, ndėrsa Dinamo (nė presion) do tė presė nė kryeqytet njė Flamurtar euforik pas hat-trick-ut tė realizuar kundėr Partizanit.
* * *
|