Gjermania duket vendi ideal pėr shqiptarėt. Goli nga goditja e lirė po shndėrrohet nė njė rit. Pas supergolit tė Ervin Skelės nė fitoren 2-1 kundėr Hertės sė Berlinit tė fundjavėn e kaluar (Skela shėnoi edhe dje kundėr Duisburgut), edhe veterani 36-vjeēar, shqiptari Fatmir Vata, realizoi njė gol direkt nga goditja standarde.
Ish-shoku i skuadrės i Ervin Skelės tė Arminia e Bielefeldit, realizoi nė barazimin e skuadrės sė tij Tus Koblenz kundėr Kickers Offenbah (1-1) nė takimin e vlefshėm pėr javėn e 27-tė tė Bundesligės 2.
Njė goditje mjeshtėrore nga 20 metra nė trekėndėshin e djathtė tė portės. Goli i dytė sezonal i ish-lojtarit tė Kombėtares shqiptare ( i 27-ti nė Bundesliga 2) dhe mė tė njėjtin art realizimi: goditjen e lirė perfekte.
Vata rrėfehet pėr versionin online tė gazetės popullore gjermane Bild, bild.de.
Mario mė tha sot (tė premten) para ndeshjes, qė unė do tė shėnoja. Ai pati besim te mua. Pėr kėtė do tė dėshiroja ta falėnderoja atė, - thotė i kėnaqur Vata, nė lidhje me parashikimin e bashkėtrajnerit tė Tus Koblenz, Mario Baslerit.
Por, si shpjegohet magjia Vatės. Strategjia ėshtė e thjeshtė. 17 vite pėrvojė nė futbollin profesionist nė nivele tė larta, por edhe perfeksion pėrmes seancave speciale stėrvitore. Por sa pjesė ka Super-Mario nė ėndrrėn e Vatės pėr tė ekzekutuar goditjet e lira?, - shkruan bild.de.
As edhe njė pėr qind, - thotė Mario Basler, ish-lojtar i Bajernit tė Munihut (2 herė kampion), por dhe i kombėtares gjermane (30 ndeshje) dhe 1 herė kampion i Europės (1996).
Gjatė stėrvitjeve i kam nė plan goditjet e lira dhe u jap lojtarėve gjithmonė kėshilla, se si ata ta bėjnė mė mirė ato. Jo mė shumė. Por, Fatmiri e ka bėrė shumė mirė (super gemacht).
Megjithatė, mė pak euforik tregohet trajneri 49-vjeēar Uve Rapolder, njė mik i deklaruar i futbollistėve shqiptarė, kur te Arminia pati tre tė tillė: Fatmir Vatėn, Ervin Skelėn dhe Klodian Duron.
Fatmiri gjatė kėtij sezoni ka shėnuar dy gola. Dhe tė dyja mė goditje tė lira. Pėr shijen time pjesa e shėnimit tė golave nga goditjet e lira ėshtė e lartė.
Vata, i cili mbush mė 20 shtator, 37 vjeē, nuk pranon kurrė se ėshtė nė prag tė pensionit. Pėr ish-lojtarin e Bundesligės 1 (88 ndeshje, 8 gola) ende nuk janė konsumuar takat e kėpucėve pėr ti varur nė gozhdė.
Fatmiri shpreson se nė shtatė ndeshjet e mbetura ka ende minuta pėr njė tjetėr gol, pėr tė mos e mbyllur aventurėn gjermane nė ligat profesioniste me vetėm 35 gola.
|