Ndodhi ajo qė pritej. Boksieri shqiptar Kreshnik Qato u shpall dje kampion bote nė versionin WBF dhe gjithashtu kampion mesdhetar nė versionin WBC nė peshėn super tė mesme. Boksieri durrsak arriti qė tė triumfojė me pikė nė sfidėn e djeshme tė zhvilluar nė pallatin e sportit Asllan Rusi ndaj boksierit portugez Vitor Sa. Qato fitoi me pikė nga llogaritja e tė tre gjyqtarėve. I pari i dha avantazhin 119-110, gjyqtari i dytė 117-111 dhe gjyqtari i katėrt i dha avantazhin 120-111. Me kėtė fitore, boksieri shqiptar hyn nė historinė e boksit shqiptarsi i pari qė arrin tė shpallet kampion bote dhe tashmė hap rrugėn e vazhdimit tė karrierės nė versionet mė tė rėndėsishme. Njė duel qė pritej me shumė interes dhe qė kishte mbushur shkallėt e pallatit tė sportit nė kryeqytet. Raundi i parė nis keq pėr boksierin tonė, i cili pas vetėm disa sekondash pėrfundon i shtrirė nė tapet duke u ngrirė zemrat tė gjithė shqiptarėve qė ndoqėn sfidėn e djeshme, por Qato arrin tė ngrihet shumė shpejt. Gjatė 3 raundeve tė para, ėshtė durrsaku ai qė ka inisiativėn dhe sulmon, por portugezi Vitor Sa mbrohet mirė duke u kundėrpėrgjigjur me goditje tė thata dhe poshtė mjekrės. Boksieri durrsak qė jeton dhe stėrvitet nė Angli, shfrytėzon gjatėsinė e tij trupore dhe tė krahėve duke lėshuar goditje tė njėpasnjėshme nė fytyrėn e kundėrshtarit. Gjatė raundeve tė 4 dhe tė 5, kundėrshtarėt pėrshkohen edhe nga momente nervozizmi midis njėri-tjetrit duke shkaktuar mė shumė emocion nė shkallėt e pallatit tė sportit nė kryeqytet. Nė raundet e mėpasshme, sfida vazhdon tė flasė pėr Qaton, i cili gjithmonė ėshtė nė sulm, por kundėrshtari vazhdon tė rezistojė duke u mbrojtur mirė dhe nė disa raste kundėrpėrgjigjet rrezikshėm. 3-4 raundet e fundit tė sfidės flasin thuajse plotėsisht pėr boksierin nga Durrėsi, i cili sulmon shumė, nė njė kohė qė portugezi Vitor Sa thjesht mbrohet duke lėvizur nė ring. Pas pėrfundimit tė raundit tė 12, Qato e parandjen se do tė ishte fitues duke ngritur duart lart, nė njė kohė qė edhe kundėrshtari bėn me shenjė nga shqiptari se ėshtė pikėrisht ky i fundit fituesi. Gjyqtari zyrtarizon mė pas edhe boksierin si fitues tė kėsaj sfide duke i ngritur dorėn lart boksierit 29-vjeēar duke shkaktuar nė tė njėjtėn mėnyrė edhe ngritjen peshė tė tifozerisė sė zjarrtė qė kishte mbushur shkallėt e pallatit tė sportit Asllan Rusi nė kryeqytet. Pas pėrfundimit tė kėsaj sfide, Qato, shum i emocionuar u shpreh: Jam shumė i gėzuar pėr fitoren e sotme(dje) dhe mund tė them se e kisha parashikuar njė gjė tė tillė duke parė pėrgatitjen e madhe qė kisha bėrė. Kėtė fitore ja dedikoj tė gjithė shqiptarėve kudo qė ndodhen dhe atyre qė mė kanė mbėshtetur gjatė tė gjithė kėsaj periudhe. Tashmė do tė festojmė pėr kėtė fitore shumė tė rėndėsishme dhe duhet tė mendojmė pėr takimet e ardhshme u shpreh nė prononcimin e tij, boksieri shqiptar. Ndėrkaq, promotori i Qatos, Ylli Ndroqi, menjėherė pas pėrfundimit tė duelit tė shumėpritur, u shpreh: Jam shumė i emocionuar pasi arritėm qė boksin shqiptar ta ēojmė nė nivele shumė tė larta dhe merita pėr kėtė ka padyshim boksieri Kreshnik Qato qė tregoi vlera shumė tė mėdha nė takimin qė zhvilloi sot(dje). Kundėrshtari ishte shumė i fortė dhe kėtė e tregoi pėrgjatė tė gjithė raundeve tė sfidės. Me kėtė fitore fituan tė gjithė shqiptarėt, tė cilėt tashmė kanė me se tė tregohen pasi boksieri ynė ėshtė kampion bote pėrfundon prononcimin e tij, Ylli Ndroqi. |