Vllaznia kėrkon me forcė pikėt maksimale nga ballafaqimi me Shkumbinin nė transfertėn e Peqinit, por kujtimet e hidhura tė asaj humbje poker me rezultatin 4-0, ende rėndojnė psikologjikisht nė shtėpinė kuqeblu.
Nė kampin e Gugash Maganit ndodhet njė lojtar qė e njeh mirė Vllazninė. Ky ėshtė ish-sulmuesi i kuqebluve, gjirokastriti Arlind Nora, i cili pėr fat tė mirė apo tė keq, shėnoi edhe golin e parė tė Vllaznisė nė fitoren 3-1 tė fazės sė parė.
Por, nėse ish-sulmuesi i Elbasanit synon tė kontribuojė pėr bardhekaltėrit peqinas pas humbjes 3-0 me Besėn e Kavajės, Shkumbinit i mungon Gentian Stojku, i cili ka realizuar nė portėn e Grimės tre nga pesė golat qė ka shėnuar formacioni i presidentit Xhavit Ismaili.
Vllaznia (gjysmėfinaliste nė Kupė) ndjen presionin e Besės (me pikė tė barabarta), pėr mė tepėr qė i mungojnė dy lojtarė me peshė: Albert Kaēi (i pezulluar) dhe Gilman Lika (i dėmtuar).
Sulmuesi i Vllaznisė, Vioresin Sinani, njėherėsh edhe golashėnuesi mė i mirė i kampionatit (17 gola) synon nga ana e tij tė shėnojė tė paktėn njė gol kundėr peqinasve, kur nė 180 minutat e para nuk ėshtė autori i asnjė prej 4 golave tė realizuar nga skuadra e tij kundėr Shkumbinit.
Shkumbini, qė nė shtėpi ka pėsuar vetėm njė humbje nga 12 takimet e luajtura, kėrkon tė bėjė kthesėn pas humbjes shokuese nė Kavajė.
Ky do tė jetė takimi i 36-tė midis dy skuadrave: 12 fitore Shkumbini, 5 barazime dhe 17 fitore Vllaznia.
|