Tashmė ėshtė konfirmuar edhe dueli i radhės pėr Elvir Kosova Kid Muriqin. Shqiptari i ringut profesionist do tė luftojė pėrballė amerikanit Omar Sheika mė 9 maj tė kėtij viti nė Atlantic City tė Shteteve tė Bashkuara. Dueli me Sheika pėr Muriqin ka ardhur pasi mė parė kanė dėshtuar pėrpjekjet pėr tė zhvilluar njė duel me legjendėn e boksit profesionist Roy Jones Junior apo me kampionin aktual nė versionin WBO, Zsolt Erdei.
31-vjeēari Omar Sheika ka njė bilanc prej 27 fitoreve (18 me KO) dhe 8 humbjeve nė ringun profesionist. Gjatė karrierės sė tij 11-vjeēare nė ringun profesionist ka luftuar X herė pėr tituj tė ndryshėm botėror duke u pėrballur me emra tė mėdhenj tė kėtij sporti si Joe Calzaghe (kampion aktual nė WBC, WBO, WBA), ish-kampionėt Jeff Lacy e Markus Beyer, ndaj tė cilėve ka pėsuar vetėm humbje. Ndėrkohė qė kulmi I karrierės sė tij ka qenė fitorja nė vitin 2000 ndaj kampionit tė shumėfishtė Glen Johnson.
Nė anėn tjetėr Elvir Muriqi ka njė bilanc prej 35 fitoreve (20 me KO) dhe 4 humbjeve. Aktualisht renditet nė mesin e 10 boksierėve mė tė mirė tė kategorisė gjysmė tė rėndė, dhe njė fitore eventuale ndaj Sheika do ta ngriste akoma mė shumė nė ranglistat e federative mė tė rėndėsishme botėrore tė boksit profesionist. |