Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Starova: “Statuti ynė legjitimon diktaturėn”

Starova, njė ekspert i marrėdhėnieve nė nivel zyrtar me dy organizmat mė tė lartė tė futbollit, FIFA dhe UEFA, ka opsionin e tij pėr situatėn nė tė cilėn ndodhet FSHF dhe efektet qė prodhon statuti i saj. * * * Sa realisht interesohet FIFA dhe UEFA pėr Shqipėrinė? Dy organizatat mė tė mėdha tė futbollit, njėra botėrore dhe europiane janė tė interesuara qė nė Shqipėri futbolli tė njohė pėrparime, por edhe qė shteti tė mos ndėrhyjė, nė njė kohė qė pohojnė se shteti duhet ta ndihmojė futbollin. Nė rastin konkret janė tė interesuar shumė tė vota, qoftė pėr zgjedhjet nė FIFA, qoftė edhe ato nė UEFA. Raportet janė tė mira, politika e tyre financuese ėshtė efikase me fondet qė japin nė vazhdimėsi, tė mbėshtesin. Nuk u intereson shumė individi, por institucioni. Konflikti mė i madh MTKRS-FSHF ka tė bėjė me njė togfjalėsh tė shtuar nė statutin e FSHF-sė, dhe qė ka tė bėjė mė shtesėn “ ...nė pėrputhje legjislacionin shqiptar”. Sa ndikon kjo nė kėtė grindje institucionale? Unė mendoj se kjo nuk ka asnjė rol. Statutin mund ta formulosh nė pėrputhje me interesat e zhvillimit tė sportit nė vendin pėrkatės. Me sa di unė janė tė paktat statutet e anėtarėve tė FIFA-s qė janė tė njėjtė. FIFA-s nuk i intereson kjo gjė, pasi thotė hapur: janė punėt tuaja tė brendshme dhe bėheni si tė thonė anėtarėt. Unė, si njė njohės i mirė i futbollit shqiptar dhe problematikės sė tij, kam vėrejtjet e mia pėr tė. Statuti ynė legjitimon diktaturėn, dhe jo demokracinė. Kur them diktaturė, nuk them si ajo e Pinoēetit apo Enverit, por thjesht mungon demokracia. Nė FSHF nuk ka njeri tjetėr vendimarrės. Ēdo gjė e bėn ai. Ju keni qenė edhe zyrtari qė keni pasur kontaktet me FIFA-n dhe UEFA-n, si kanė funksionuar nė atė kohė kėto marrėdhėnie? Niveli i marrėdhėnieve nuk ka ndryshuar, ato vazhdojnė tė jenė po njėsoj edhe tani. FIFA-s dhe UEFA-s nuk i interesojnė aspak individėt, i intereson qė shteti tė mos ndėrhyjė. Duka kamuflohet mė kėtė ndėrhyrje. Nė kohėn tonė, kur ne kishim brenda nesh edhe persona ambiciozė, kur dikush dėshironte tė zinte postin e dikujt, thoshte se brenda nesh kishte korrupsion. I dėrgonte letėr pėr kontroll ministrisė sė sporteve, financave. Dhe ne ishim tė hapur pėr tė bėrė transparencėn. Ndėrsa sot, kėta dėshirojnė ta ndalojnė kontrollin.