Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Si erdhi Armand Duka nė krye tė futbollit

Armand Duka ishte njė njeri i panjohur mė parė nė botėn e futbollit, por me kandidimin e tij tė parė ai arriti t’i imponohej Asamblesė Zgjedhore (2003) duke marrė shumicėm e votave nė raport me kandidatin tjetėr, Mehdi Bushatin. Por si erdhi Duka nė majėn e futbollit shqiptar. Starova tregon: “Njė nga pėrkrahėsit qė i kanė dhėnė suport Dukės isha dhe unė, pavarėsisht se Duka nuk kishte lidhje me futbollin. Pėrse? Nisur edhe nga fakti se ne kishim president Miēo Papadhopullin (sot president nderi i FSHF-sė), atėherė nė pension, por me kontribute si sportist e teknik. Ne kėrkuam qė tė kishim pėrkrahjen edhe tė njė njeriu qė tė bėnte me biznesin”. Por nė ngjitjen me “ashensor” tė biznesmenit qė kontrollon disa nga kompanitė mė tė nėdha nė vend ndikoi edhe njė faktor shumė domethėnės. “Koincedencė ishte edhe fakti qė vėllai i tij ishte ministėr i Bujqėsisė (Agron Duka) dhe prej tij ne pėrfituam tokėn nė Kamėz ku ėshtė ngritur Kompleksi Sportiv i FSHF-sė. Nė atė kohė erdhi nė Shqipėri edhe Blater (president i FIFA-s) dhe Platini (zėvendėspresident i FIFA-s) dhe vendosėm qė projekti “Goal” tė zbatohej nė qytetin “Studenti”, por njė rektor nuk pyeti as pėr kryeministrin e asaj kohe, (Ilir) Meta, dhe as pėr kryetarin e Bashkisė, Edi Rama. E kishte shteti pėr detyrim ta gjente tokėn, ndėrkohė qė FIFA jepte vetėm paratė”. Starova ruan bindjen e tij tė plotė pėr “llojin” e atij qė duhet tė drejtojė shoqatėn mė tė madhe sportive nė Shqipėri, qė numėron plot 52 klube tė tre kategorive tė futbollit. “Nė pėrgjithėsi, tė gjithė presidentėt e klubeve janė biznesmenė, pasi dhe klubet mbahen duke paguar. Unė mbetem gjithmonė i idesė qė presidentėt e federatave tė jenė biznesmenė, pėr tė dhėnė edhe kontribut nga bizneset e veta. Nuk mė rezulton, qė Duka tė ketė dhėnė nga financat e veta, pėrkundrazi. Tė jesh numri “1”, kur nuk ke ardhur nga bota e futbollit, dhe nuk i jep gjė futbollit nuk mė duket e drejtė”. Kur Armand Duka mposhti Mehdi Bushatin, njė emėr i madh i futbollit shqiptar, por dhe njė drejtues i dikurshėm i FSHF, tashmė nė anėtar i Komiteti Ekzekutiv, tė gjithė prisnin “revolucionin Duka”, pėr tė ngritur edhe “klanin” e tij nė federatė. Emra tė rinj u punėsuan nė selinė e futbollit shqiptar, por tė tjerė kishin filluar tė ndjenin “ftohtė” nga prania e bosit tė ri dhe impulsiv tė FSHF-sė. “Si u ftohėn marrėdhėniet e tua me Dukėn? Qėndrimi i tij u duk qė nė ditėt e para. Unė duhet tė isha krahu i djathtė i presidentit. Ai mė eliminoi menjėherė, duke mė ēuar nė njė kategori tjetėr, e duke vėnė nė krahun e tij du zėvendėspresidentė, njė majtas dhe njė djathtas. Natyrshėm erdhi edhe ftohja jonė, pasi mė zhveshi nga detyrat, duke mos pasur mė asnėj pėrgjegjėsi. S’mund tė kėnaqesha me kėtė gjendje”, - thotė Starova. Por, si arriti Duka tė dominojė tė gjithė strukturėn e federatės dhe nė mėnyrė kaq tė shpejtė? Starova ėshtė i sinqertė: “Shumė thjesht. Ngarkoi pesė veta pėr tė rregulluar statutin, duke i hequr tė drejtat sekretarit, pėr t’ia dhėnė Komitetit Ekzekutiv, e mė pas pėr t’i transferuar vetes sė vet, duke i lėnė anėtarėt tė ngrejnė vetėm dorėn”. Nė fakt, presidenti i FSHF-sė ėshtė pozicion honorifik nė federatė, dhe veprimtarinė e pėrditshme gjithėvjetor e drejton aparati administrativ. Por Duka (nuk merr as rrogė) arrin tė kontrollojė me dorė tė hekurt (“sht!, po vjen ai”, dėgjohet nė koridoret e selisė nė rrugėn “Labinoti”. “Tė gjitha detyrat i ka marrė ai dhe, pėr mė tepėr ėshtė i mbrojtur nga statuti, duke ia atribuar vetes dhe Komitetit Ekzekutiv. Duke qenė ekzekutesė ata nuk ka kush t’i kontrollojė”, - pėrfundon Starova. Fituesi i madh Armand Duka ia ka dalė dy herė tė fitojė direkt nė Asamblenė Zgjedhore tė Federatės Shqiptare. Nė vitin 2002, ai mposhti kandidaturėn e Mehdi Bushatit, ndėrsa nė vitin 2006 ai rivalizoi me dy kandidatė: menaxherin Edmond Haxhiaj dhe ish-anėtarin e Komitetit Ekzekutiv, Salvador Kaēaj. Gjatė punimeve tė Asamblesė nė hotel “Tirana International” u fol edhe pėr njė vendosjen e njė bombe, por alarmi rezultoi fals. Fitorja e dytė e Dukės rriti dukshėm influencėn e tij, duke i dhėnė edhe njė pėrmasė tjetėr, atė tė pathyeshmit.